Flamuri shqiptar valëvitet në qytetin e Waterbury, Connecticut

Në një ceremoni madhështore e cila organizohet prej dekadash, shqiptarë nga shtete të ndryshme u mblodhën në Waterbury, Connecticut për të festuar ditën e pavarësisë ku pas himneve të Amerikës dhe Shqipërisë, u ngrit flamuri shqiptar.

Kryetar nderi i bashkësisë së Waterbury u zgjodh Sali Barolli, një nga figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Connecticut, SHBA.

Ceremonia u moderua nga Lauresha Xhihani. Imam Gazmend Aga bëri lutjen e hapjes duke përmendur vlerat e kombit tonë. Ai u lut për komunitetin shqiptar, Shqipërinë dhe Amerikën.

Albana Lame, presidente e AAMC, përshëndeti të pranishmit duke vlerësuar kryetarin e nderit Sali Barolli dhe falenderuar të gjithë anëtarët për kontributin e tyre.

Më pas, në emër të bashkisë së Waterbury, Paul Pernerewski,  President i Board of Alderman vlerësoi komunitetin shqiptar për shembullin e shkëlqyer në arsim, biznes, kulturë dhe vlera. Ai i dorëzoi Z. Sali Barolli citimin special për të në emër të kryetarit të bashkisë së Waterbury.

Përfaqësues të shtetit të Connecticut Joan Heartley Ron Napoli përshëndetën të pranishmit duke vlerësuar maksimalisht komunitetin e shkëlqyer shqiptar.

Z. Sali Barolli, kryetari i nderit i Bashkisë së Waterbury, njëkohësisht anëtar bordi i AAMC pasi dha një retrospektivë të historisë së Shqipërisë dhe ditës së pavarësise, falenderoi komunitetin dhe anëtarët e saj, themeluesit e AAMC, familjen, miqtë dhe të pranishmit.

Në fund, grupi i valleve të AAMC mahnitën të pranishmit me performancën e tyre plot emocion dhe vlera të kulturës shqiptare.

Një ditë e bukur siç i ka hije shqiptarisë dhe komunitetit shqiptar.

Foto kortezi e Ramazan Nela / KultPlus.com

Vdes Jane Powell, mbretëresha e muzikaleve hollivudiane

Jane Powell, ylli i njohur i muzikaleve të shumta të Hollivudit, vdiq dje në moshën 92-vjeçare, në shtëpinë e saj në Wilton, Connecticut.

Powell njihet për rolin e saj në “Shtatë nuse për shtatë vëllezër”, “Kështu janë gratë” dhe “Lartësia e tij martohet” përkrah Fred Astaire.

“Aktorja vdiq për shkaqe natyrore”, tha për “Hollywood Reporter” kritikja e filmave dhe mikesha e saj prej vitesh, Susan Granger.

Me zërin e saj prej sopranoje, ajo gjithashtu ka luajtur në teatër, në prodhime të famshme, si “South Pacific”, “The Sound of Music”, “Oklahoma!”, “My Fair Lady”, “Carousel”, “I Do! I Do!”.

Gjithashtu, në vitet ‘70 dhe ’80, Powell u shfaq edhe në seri televizive, si “Love Boat” dhe “Fantasilandia”. / KultPlus.com