‘Crown’ dhe ‘The Mandalorian’ kryesojnë në listën e nominimeve të ‘Emmy Awards’

Seriali “Crown” në Netflix, që rrëfen sagën e familjes mbretërore britanike në një mënyrë romantike dhe “The Mandalorian” në Disney +, një vazhdim nga universi “Star Wars”, kryesojnë garën për çmimet prestigjioze të televizionit amerikan, Emmy Awards, me 24 kandidime.

Kategoria e serive më të mira të kufizuara, prodhimet që kanë vetëm një sezon, do të jetë padyshim më e diskutuara: në menu, një luftë midis sagës së superheronjve të Marvel “Wandavision”, një sitcom bardhezi me referenca të grumbulluara për vitet 1950, “Loja e damës” dhe seriali mjaft i njohur “Unë mund t’ju shkatërroj”.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni private të planifikuar për në 19 shtator në Los Anxhelos, me një publik të kufizuar.

Edicioni i këtij viti është si një lloj kthimi në normalitet, pasi edicioni i vitit të kaluar u transmetua nga një teatër i zbrazët, me fituesit që i pranuan çmimet nga shtëpitë e tyre. / KultPlus.com