Dafina Kastrati sjell këngën “Running”, thirrje për fuqi e shpresë (VIDEO)

Këngëtarja e hiteve “Shot Calling” dhe  “Don’t let me go”, e cila debutoi fuqishëm dhe hyri në rang listat e ndryshme në mbarë Evropën, por gjithashtu arriti edhe që kënga e saj me javë të tëra të sillej në ekranet televizive të MTV, VIVA si dhe në TV Programet afariste të McDonalds, pas një viti pauzë Dafina Kastrati e cila karrierën po e zhvillon në Gjermani, është rikthyer me këngën “Running”, shkruan KultPlus.

Në tregun e muzikës gjermane, Dafina po vlerësohet si një zë i veçantë dhe frymë e re.

“Running” e risjell Dafinën krejt papritur. Kënga erdhi si rezultat i kohën nëpër të cilën po përballet e gjitha bota dhe shqetësimit që është krijuar nga Covid-19.

Përmes kësaj kënge, Dafina bën thirrje që secili të gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situate, të kenë shpresë dhe vullnet në këto ditë të vështira.

Kjo këngë motivuese, përmes secilës Dafina dëshiron të ju jap njerëzve fuqi e shpresë, vjen edhe me videoklip i cili është realizuar në kushte më të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.

Këngëtarja shqiptare është duke punuar shumë për tregun ndërkombëtarë, ku shumë shpejt ajo mendon të sjell albumin e saj të parë në bashkëpunim me vëllain e saj Rinor Kastratin i cili njëherit është edhe DJ dhe producenti i saj.

Dafina në muajin qershor do të sjell edhe këngën e re. / KultPlus.com

“Një përgjigje gjermane për Dua Lipën dhe Rita Orën” vjen kënga e re e Dafinës (VIDEO)

Këngëtarja Dafina Kastrati e cila debutoi fuqishëm me këngën “Shot Calling”, tashmë vjen me një këngë të re e cila pritet të ketë sukses të madh ndërkombëtar.

“Don’t let me go”, është kënga që e sjellë Dafinën me X Rinor, shkruan KultPlus. Kënga është shkruar nga Yll Limani ndërsa miximi nga Floren Boshnjaku.

Në një njoftim dërguar nga produksioni gjerman Record17, thuhet se kjo vjen si një përgjigje gjermane ndaj Dua Lipës dhe Rita Orës.

“Kjo është një përgjigje gjermane ndaj Dua Lipës dhe Rita Orës. Me debutimin e saj të fuqishëm të singlit “Shot Calling” Dafina jo vetëm që kishte katapultuar në rang listat e ndryshme në mbarë Evropën, por gjithashtu arriti edhe që kënga e saj me javë të tëra të sillej në ekranet televizive të MTV, VIVA si dhe në TV Programet afariste të McDonalds. Dafina ka ndërmarr shumëçka për vitin 2018. Kështu që ajo në ndërkohë punon në një numër të madh të singleve”, thuhet në njoftim.

Kënga që nga nesër do të lansohet në të gjitha televizionet si në MTV, VIVA e kështu me radhë./ KultPlus.com