Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Karma” (VIDEO)

Dafina Zeqiri ka publikuar me videoklip këngën e saj më të re të titulluar “Karma”.

Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit “Dafinë moj”, i cili përmban gjithsej 14 këngë, e që disa prej tyre tashmë janë publikuar me videoklipe.

“Llafe llafe” në bashkëpunim me reperin Lyrical Son është kënga më e pëlqyer deri më tani nga ky album, duke marrë mbi 13 milionë klikime vetëm në You Tube deri më tani.

Ndërkohë, në videoklipin e këngës së publikuar të dielën, Dafina nuk paraqitet fare.

Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri nominohet për çmimin e rëndësishëm nga Qeveria Suedeze

Dafina Zeqiri e cila tash e disa kohë ëshë tejet aktive në skenën e muzikës sonë, ka bërë bujë edhe në Suedi, në vendin ku këngëtarja është rritur.

Ajo së fundmi është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg, përcjell KultPlus.

Dafina është nominuar për Çmimin e Eksportit të Muzikës, që do t’i jepet artistit më të mirë që është shtetas suedez, por që karrierën dhe sukseset i ka arritur jashtë kufijve.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruhej në postimin e ministres suedeze.

“E nominuar së bashku me artistë të mahnitshëm, frymëzues si: Ludëig Goransson, Garmarna, Nea dhe Oscar Holter është një bekim i tillë! Dhe do të doja të falënderoja Musicexport suedez 2020 për njohjen e punës sime, pa ÇMIM”, ka shkruar Dafina Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë. / KultPlus.com