Në Netflix nesër publikohet sezoni i tretë dhe i fundit i serialit të famshëm “Dark”

Nesër do të publikohet sezoni i tretë i serialit gjerman “Dark” në Netflix. Ky sezon është i treti dhe i fundit i këtij seriali psikologjik që është bërë i njohur ndërkombëtarisht, shkruan KultPlus.

Nesër më 27 qershor publikohet sezoni më i ri i këtij seriali që u bë popullor në mbarë botën seria e parë e së cilit u transmetua në vitin 2017. Në sagën e këtij seriali qëndron misteri në një qytet të vogël në të cilin udhëtohet nëpër kohë ku dhe ndodhin disa kthesa të çuditshme. Sezoni i ri pritet të jetë më i miri i serialit.

Nëpër disa uebfaqe amerikane “Dark” është zgjedhur si seria më e mirë e Netflix Original. /KultPlus.com