Ja çfarë thoshte Garibaldi për Arbërorët

Nga Gjon Keka

Për Garibaldin është shkruar pakë tek ne, por fakti se ai i vlerësonte shumë arbërorët dhe njihte historinë tonë, këtë ai e dëshmon përmes këtyre rreshtave që po ndaj me ju si më poshtë.

Madje ai, jo vetëm se njihte historinë dhe paraardhësit tanë të lavdishëm si Gjergj Kastriotin dhe të tjerët, por edhe i ftonte arbërorët që të zgjohen,që të ngrihen dhe t’i ngjajnë paraardhësve të tyre, apo më mirë të nxjerrin edhe nga një Gjergj Kastriot të ri si ata të mëdhenjtë tanë që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e njerëzimit.

Dhe ja se si nënvizon ai në një letër që e gjeta në një dokument të vitit 1857:

Pra,zgjohuni e ngrihuni, o bij heronjësh të Arbërisë!

Ju të gjithë keni një histori të shkëlqyer: Leonidasi, Akili, Aleksandri, Skënderbeu dhe Spartaku kanë lindur mes jush.

Madje akoma edhe sot ju duhet t’i nxirrni nga mesi i popullit tuaj të fuqishëm Spartakun, Leonidasin, Aleksandrin dhe Skënderbeun e ri.

Mos u mbështetni në diplomaci,kjo shtrig pa zemër sigurisht që do t’iu mashtrojë!”  / KultPlus.com

Piktori amerikan befason me shpejtësinë e tij në pikturim

David Michael Garibaldi është një piktor amerikan i cili është bërë mjaft i njohur me anë të punimeve të tij artistike.

Garibaldi njihet për shpejtësinë befasuese të përfundimit të pikturave.

Po ashtu, është një nga artistët më të ndjekur në “Tik Tok”, aty ku edhe i publikon disa momente të pikturimeve të tij.

Artisti ka krijuar portrete të shumta të muzikatëve të shquar dhe të personaliteteve tjera të njohura./paper/KultPlus.com