Përfundon edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, publikohet lista e fituesëve

Me mbrëmjen tradicionale Gala, të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, të premten mbrëma u mbyll me sukses edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air 2019.

Mbrëmja Gala u zhvillua në praninë e Jurisë dhe stafit të DEA OPEN AIR, por pa publik, të cilit ndjekja e ceremonies së ndarjes së çmimeve iu ofrua virtualisht në live stream nëpëpërmjet faqes zyrtare të festivalit dhe adresës në Facebook.

Zhvillimi i këtij edicioni i konfirmoi pritshmëritë tona – u shpreh Edmond Topi, drejtor i DEA OPEN AIR International Film Festival. Programi, – sipas tij,- u mirëprit nga kineastët dhe specialistët e kinemasë, ndërkohë që oferta grarantoi edhe këtë herë një shumëllojshmëri kulturash, stilesh dhe individualitetesh, që imponohen, pavarësisht kushteve të pandemisë.

Për Drejtoren artistike të DEA OPEN AIR International Film Festival, Mirela Oktrova “Mbrëmja e ndarjes së çmimeve – sikurse i gjithë festivali – është një dëshmi rezistence kulturore. Se në kushtet, kur format e tjera të distribuimit të filmit përballen me pamundësinë, festivalet e filmit mbeten alternativa e vetme e konsumit të organizuar të filmit dhe mendimit të specializuar, duke u shndërruar në një modus mbijetese për kinemanë në periudhën kalimtare midis së djeshmes dhe të nesërmes.,- tha Oktrova.

Kupa e parë DEA i takoi Filmit Dokumentar. Në këtë seksion, që programit iu shtua për herë parë këtë vit, 17 filma nga 11 vende të botës. Ofertën filmike në Konkurimin e Filmit Dokumentar e ndoqi Juria e filmit dokumentar, e përbërë nga: Florin Kelmendi, Gazetar, drejtor i programeve kulturore-artistike – Kosovë, Ben Andoni, studjues, përkthyes – Shqipëri, Luljeta Progni, gazetare – Shqipëri.

Në konkurimin e Filmit dokumentar u nominuan:

1. 17 sekonda – Alon Marom – Izrael 2018

2. Kur dimri bëhet verë – Ronald Urbancik – Gjermani 2019

3. Edhe peshqit qajnë – Francesko Kabras&Alberto Molinari – Itali 2019

Çmimi DEA për Filmin më të mirë Dokumentar shkoi për:

17 sekonda – Alon Marom – Izrael 2018

Prania e Filmit të Shkurtër në DEA është pjesë e një traditë të konsoliduar ndër vite – me afro 200 filma të shkurtër, të ofruar në edicionet paraardhëse. Këtë vit në kuadrin e programit të Filmit të Shkurtër u ofruan 22 filma të Shkurtër nga 13 vende evropiane, prodhime të dy viteve të fundit, në fokus të të cilëve u vu një game e gjerë problematikash shoqërore, të trajtuara me angazhim social dhe nivel të admirueshëm artistik Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit të Shkurtër, Eksperimental dhe Studentor e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Francesca Olivieri, regjisore dhe skenariste – Itali; Suela Bako, aktore dhe producente – Shqipëri; Lorena Sopi, regjisore dhe producente regjisore – Kosovë.

Në konkurimin e Filmit të Shkurtër u nominuan:

1. Pika hëne – Yoram Ever-Hadani Serbi 2018

2. Merre dhe përfundoje – Kirineos Papadimatos – Greqi 2020

3. Lule blu – Saadi Constantine – Zvicër – 2020

Çmimi DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për:

Pika hëne – Yoram Ever-Hadani Serbi 2018

Në Seksionin e Filmit studentor – pjesë e traditës së edicioneve të DEA OPEN AIR, kë vit u ofruan 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët u fokusuan tek miqësia dhe të papriturat e jetës, qëndrimi social dhe individual ndaj punës dhe jetës, raporti i talentit me ecmocionin, raporti me vdekjen, komunitetin në lëvizje dhe lufta për ekzistencë.

Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, nominoi në këtë kategori këta filma:

1. Mërzi – Alica Bednáriková – Sllovaki 2020

2. Dritarja blu e Gurit – Mauro Zaçe – Shqipëri 2020

3. Alisa – Monika Mahútová – Sllovaki 2019

Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Studentor shkoi për filmin:

Mërzi – Alica Bednáriková – Sllovaki 2020

Çmimi Special i Medias DEA i vlerëson filmat nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik në formën e sensibilizimit të opinionit publik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e Medias ndan ndan tradicionalisht dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë. Filmat konkurues u vlerësuan nga ky këndvështrim nga Juria e medias, e përbërë nga tre gazetarë dhe moderatorë të njohur: Rezear Xhaxhiu, Monika Shoshori Stafa, Jonida Shehu.

Fitues i Çmimit Special të Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër u shpall:

Roboti do t’ju mbrojë – Nikola Piovesan – Estoni 2018

Fitues i Çmimit Special të Medias në Konkurimin e Filmit të Gjatë u shpall:

Cirku fluturues – Fatos Berisha – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

Programi i filmit me metrazh të gjatë përfshiu filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Konkurimi u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Hazir Haziri aktor, Dekan i Fakultetit të Dekan i Fakulteti të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Kosovë; Sehad Çekiç, drejtor menaxhues i Qendrës Kinematografike të Filmit të Malit të Zi; Luis Diogo, skenarist dhe regjisor – Portugali (anëtar); Steffen Hacker, regjisor – Gjermani; Alert Çeloaliaj, Drejtues i Departamentit të Regjisë, Regjisë së Filmit & TV në Universitetin e Arteve – Tiranë.

Për çmimin DEA për Aktoren/Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj – Cirku

fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

2. Riccardo Scamarcio – Nuk jam vrasës – Itali 2019

3. Emma Drogunova – Boni&Boni – Gjermani 2019

Fitues u shpallën :

Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

Për çmimin DEA për Kamerën më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Rodja Kükenthal – Boni&Boni – Gjermani 2019

2. Ivan Markoviç – Ti ke natën – Mali i Zi 2018

3. Andrey Katorzhenko – Guri, letra gërshëra – Federata ruse 2020

Fitues u shpall: Rodja Kükenthal – Boni&Boni – Gjermani 2019

Për çmimin DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Francesco Caringella, Paolo Rossi, Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

2. Fatos Berisha – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

3. Tatiana Lyutaeva, Galina Kopeliovich – Guri, letra gërshëra – Federata Ruse 2020

Fitues u shpallën:

Francesco Caringella, Paolo Rossi, Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

Për çmimin DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan :

1. Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

2. Fatos Berisha – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

3. Vladimir Zinkevich – Jerm – Bjellorusi 2020

Fituese u shpall:

Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

Për çmimin DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë, u nominuan :

1. Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

2. Nuk jam vrasës – Itali 2019

3. Guri, letra gërshëra – Federata Ruse 2020

Kupa DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin:

Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

Çmimi Leonard Qëndro për një Karrierë premtuese në Kinematografi shkoi për:

Thaer Ibrahim – Mzzaja – Siri 2020

DEA e MIRËNJOHJES për kontribut të spikatur në fushën e kinemasë, iu akordua regjisorit të shquar shqiptar, Ibrahim Muçaj.

Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival 2018 aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës. Edicionin e Shtatë të DEA International Film Festival e mbështeti Bashkia e Tiranës, Universiteti i Arteve, dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, të cilat krijuan atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i dhanë aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që aktivitetet e këtij lloji ofrojnë. / KultPlus.com

“DEA OPEN AIR”, 62 filma në konkurrim në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të shtatë në datat 11- 16 Tetor 2020, në Tiranë.

Ky është edicioni i dytë i DEA OPEN AIR, që zhvillohet në Tiranë, pas pesë edicionesh të suksesshme në Sarandë dhe Gjirokastër, pas të cilave organizatorët vendosën në favor të zgjerimit gjeografik të pranisë së festivalit, për shkak të prurjeve të tij.

Në gjashtë edicionet e tij të fundit Festivali ndërkombëtar i filmit DEA OPEN AIR e ka konsoliduar vendin e vet në botën e kinemasë. Në ekranin e tij kanë zënë vend jo vetëm filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë së viteve të fundit, por gjithnjë e më shumë syresh. Prirja reflektohet edhe në prurjet e këtij viti, megjithë kushtet e pandemisë, të cilat reflektohen në numrin e reduktuar të kineastëve fizikisht të pranishëm nga Evropa dhe bota, por kurrsesi jo në numrin e veprave pjesëmarrëse.

Festivali  do t’i qëndrojë konceptit OPEN AIR. Po programet për shkak të kushteve të pandemisë dhe pasigurisë së motit do të ofrohen edhe online në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Programi kryesor i festivalit, Filmi me Metrazh të Gjatë dhe Programi i Filmit të Shkurtër, do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 1 – Amfiteatri i Universitetit të Arteve.

Po në Kinema DEA DEA OPEN AIR 1– Amfiteatri i Universitetit të Arteve organizohet dhe Ceremonia zyrtare e Hapjes së Edicionit VII të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR Tirana 2020.  Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit VII të DEA OPEN Air International Filmfestival Tirana 2020 do të zhvillohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Universiteti i Arteve.

Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Ky program do të ofrohet çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në orën 19.00.

Këtë vit pjesë e festivalit janë edhe: Seksioni i filmit të Shkurtër – me 22 filma nga 13 vende të botës, të cilët do të ofrohen çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve dhe on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al), në orën 21.00 dhe Seksioni i Filmit Studentor – me 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 në mjediset e Universitetit të Arteve si edhe Seksioni i Filmit Dokumentar – me 16 filma nga 11 vende të botës, i cili do të ofrohet on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat  Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Janar 2020.

Edicionin i shtatë i DEA OPEN AIR mbështetet nga bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Arteve, duke ndihmuar kështu organizatorët në krijimin e atmosferës së nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon, do të jenë këtë vit pandemie pjesërisht të pranishëm realisht por shumë intensivisht virtualisht, duke aksesuar filmat si edhe duke komunikuar me njëri-tjetrin ON LINE./ atsh/ KultPlus.com

Donat Qosja fiton çmimin “Aktori më i mirë”

Regjisorja, Burbuqe Berisha dhe producenti, Agron Vula kanë fituar çmimin e mediave në festivalin ndërkombëtar të filmit, “Dea Open Air” me filmin, “Një tregim Prishtine” në Tiranë. Ndërsa, aktori që luan në film, Donat Qosja rrëmbeu çmimin e “Aktorit më të mirë”.

Filmi “Një tregim Prishtine” me regji nga Burbuqe Berisha, skenar nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe producent, Agron Vula është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës.

Krejt ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë asaj kohe. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë drama familjare dhe drama korruptive. Në këtë film luajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Lis Tafa, Luran Ahmeti dhe Edi Kastrati. Ndërsa, sonte ishte edhe nata e fundit e edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar të filmit, “Dea” që këtë herë u mbajt në qytetin e Tiranës./KultPlus.com