Përfundon Dea Open Air, Kupa DEA shkoi për Goran Paskaljeviç – post mortum

Kupa Dea 2022, për Filmin më të Mirë me Metrazh të gjatë, shkoi për filmin “Pavarësisht mjegullës » me regji të Goran Paskaljeviç, Itali 2019. Kështu, pas një gare pesëditore, 23-28 qershor, ku morën pjesë 25 fima nga 39 vende të botës, u mbyll të mërkurën në mbrëmje edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air.

Në një atmosferë festive dhe në praninë e artistëve, kineastëve dhe publikut, që e ndoqi, Dea Open Air e përfundoi edhe këtë edicion, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore, që këto vite ka prekur pothuaj të gjitha vendet e botës, nga Europa në SHBA, nga Kanadaja në Azi apo Amerikën Latine.

Sipas traditës, ndarja e çmimeve nisi me Seksionin e Filmit Dokumentar, në të cilin sivjet u ofruan 11 filma nga 8 vende të botës: nga Shqipëria e Kosova, Gjermania, Franca, Spanja, Norvegjia deri te SHBA. Për çmimin DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar, Juria e Filmit Dokumentar, e përbërë nga: Ilir Kabashi (kryetar – regjisor/Kosovë), Vasjan Lami (aktor, regjisor, dokumentarist – Shqipëri), Erion Kristo (gazetar – Shqipëri) nominoi:

  1. Venecja diku gjetkë (Venice elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022
  2. Përqafimi i fatit: hebrenj dhe shqiptarë (Hug of Destiny: Jews and Albanians– Jakov Sedlar, Kroaci 2019
  3. Horizontet tona (Our Horizons) – Charlotte Cayeux, Francë 2022

DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar shkoi për:  Venecja diku gjetkë (Venice elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022.

Juria këtë edicion e pa të pamjaftueshme dhënien e vetëm një çmimi, ndaj vendosi të akordonte edhe një çmim të dytë, Çmimin Special të Jurisë së Filmit Dokumentar, i ciloi shkoi për “Përqafimi i fatit: hebrenj dhe shqiptarë” (Hug of Destiny: Jews and Albanians– Jakov Sedlar, Kroaci 2019.

Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Esther Maaß (kryetare – aktore/Gjermani), Adele Budina (anëtare – producente/Itali), Redi Mazi (anëtar – regjisor/Shqipëri), nga oferta prej 14 filmash nga 11 vende të botës, nominoi për  çmimin DEA për Filmin më të Mirë Studentor, këto kontribute:

  1. Pazar i rrezikshëm (Lethal Shopping) – Mahay Alayon – Spanjë 2022
  2. Bolzmann – Janis Westphal, Gjermani 2022
  3. Batim – Mauro Zaçe, Shqipëri 2022

DEA për filmin Studentor më të Mirë shkoi për: Pazar i rrezikshëm (Lethal Shopping) – Mahay Alayon – Spanjë 2022

Në Seksionin e Filmit të Shkurtër, ku konkuruan 16 filma nga 14 vende të botës, Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, nominoi:

  1. Si uji (Just like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021
  2. Një botë pa kriza (A world free of crisis) – Ted Hardy Carnac, Francë 2021
  3. Marko – Marko Santic, Kroaci 2021

DEA për Filmin e Shkurtër më të mirë shkoi për “Si uji (Just like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021.

I pranishëm në shfaqjen e filmit, por edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, regjisori Manos Triantafillakis u shpreh se dokumentari është një dedikim për babain e tij, dhe se filmi flet për kohën që ikën…”Nuk e besoja se do të merrja çmim. Filmi bën fjalë për rrethin e jetës, dhe shpresoj që prindërit e mi po më shohin nga lart, dhe gëzohen për mua”, tha Triantafillakis.

Çmimi i Medias i DEA OPEN AIR International Film Festival është vendosur për të vlerësuar produktin – nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e medias, këtë vit, e përbërë nga: Elsa Demo dhe Leontina Nika (gazetare – Shqipëri dhe Kamuran Goranci ( Kosovë) ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.

Për Çmimin special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër, u nominuan: 

  1. Tramvaj (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021
  2. Ylberi (Rainbow) – Alexander Vujoviç, Mali i Zi 2021
  3. Kujtime të përsëritura (Repeated Memories) – Soo-Min Park, Uzbekistan 2021

Çmimi special i Medias për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për: Tramvaj (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021.

Për Çmimin special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë, u nominuan: 

  1. Pavarësisht mjegullës (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019
  2. Kufijtë, pika shiu (Borders, Raindrops) – Nikola Miloviv & Vlastimir Sudar, Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbia 2019
  3. Blic i fuqishëm (Mighty flash) – Ainhoa Rodriguez, Spanjë 2021

Çmimi special i Medias për Filmin me Metrazh të Gjatë shkoi për “Kufijtë, pika shiu” (Borders, Raindrops) – Nikola Miloviv & Vlastimir Sudar, Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbia 2019.

Programi i filmit me metrazh të gjatë mbetet programi qendror dhe konkurimi kryesor i DEA OPEN AIR. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi,  Italia, Spanja, Gjermania dhe Shqipëria. Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Steffen Hacker (regjisor/producent – Gjermani), Afrim Spahiu (drejtor fotografie – Kosovë), Andrea Stucovitz (producent – Itali), Altin Basha (regjisor – Shqipëri), Sasho Pavlovski (pedagog filmi – Maqedoni).

Për çmimin DEA për Aktoren më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Donatella Finoçhiaro (Pavarësisht mjegullës – Itali 2019)
2. Susanne Wolf (Bardhësi e huazuar – Gjermani 2021)
3. Kristina Stevovic (Kufijtë, Pika shiu – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019)

Kupa DEA në kategorinë Aktorja më e MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për

Donatella Finoçhiaro (Pavarësisht mjegullës (Nonostante la nebbbia / Despite the Fog) – Itali 2019)

Për çmimin DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Florist Bajgora (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021)
2. Vasjan Lami (Dy luanë drejt Venecias – Shqipëri 2021)
3. Kastriot Çaushi (Dy luanë drejt Venecias – Shqipëri 2021)

Kupa DEA në kategorinë Aktori më i MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për Florist Bajgora (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021).

I pranishëm në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve, aktori shqiptar nga Kosova, Florist Bajgora, pas marrjes së kupës, u shpreh se « jam shumë i nderuar që marr kupën DDEA në këtë festival si dhe shumë i emocionuar për fjalët e mira. Për këtë rol kam pasur shumë përgjegjësi, pasi nuk dija asnjë fjalë gjermanisht dhe kam pasur në dispozicion vetëm 24 ditë për t’u përgatitur për të»

Për çmimin DEA për Kamerën më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan: 

1. Andreas Köhler (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021)
2. Milan Spasic (Pavarësisht mjegullës /Desprite the Fog – Itali 2019)
3. Milos Hacimovic (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019)

Kupa DEA për Kamerën më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë shkoi për Andreas Köhler (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021). Trofeun e tërhoqi përfaqësuesi i produksionit, njëkohësëisht drejtor i audicionit të zhvilluar në Shqipëri, nga i cili u përzgjodh Florist Bajgora, Clemens Ehrbach. « Jam shumë i lumtur, që ndodhem këtu për të përfaqësuar produksionin, për një produkt, që duket se u prit shumë mirë nga publiku dhe profesionistët, aq më tepër, që rrugëtimi tij ka nisur këtej, me audicionin e zhvilluar për rolin kryesor »,- tha Ehrbach.

Për çmimin DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan: 

Goran Paskaljevic/ Marco Alessi /Filip David (Pavarësisht mjegullës/Despite the Fog – Itali 2019)
Ainhoa Rodriguez (Blic i fuqishëm/Mighty Flash –  Spanjë 2021)
Nikola Mijovic/Vlastimir Sudar (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops  – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi 2019)

Kupa DEA për Skenarin më të Mirë  – Filmi me Metrazh të Gjatë shkoi për

Goran Paskaljevic/ Marco Alessi / Filip David (Pavarësisht mjegullës//Despite the Fog – Itali 2019)

Për çmimin DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan: 

1. Sebastian KO (Bardhësi e huazuar/Borrowed White – Gjermani 2021)
2. Goran Paskaljevic (Pavarësisht mjegullës/Despite the Fog – Itali 2019)
3. Nikola Mijovic, Vlastimir Sudar (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi 2019)

Kupa DEA për Regjinë më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për Sebastian KO (Bardhësi e huazuar/Borrowed White – Gjermani 2021)

Trofeun e tërhoqi Clemens Ehrbach, përfaqësues i produksionit dhe atasheu kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri, Martin Zickendracht.

Për çmimin DEA për Filminh më të Mirë me Metrazh të Gjatë, u nominuan: 

Pavarësisht mjegullës (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019
Bardhësi e huazuar (Borrowed White) – Sebastian Ko. Gjermani 2021
Kufijtë, Pika shiu (Borders, Raindrops) – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019

Kupa DEA për Filmin më të Mirë  – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për « Pavarësisht mjegullës » (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019.

Ashtu si në edicionet e tjera, edhe këtë vit, organizatorët në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celularë ONE, organizuan shorteun, e zhvilluar nën moton: SHIKO NJE FILM – FITO NJE DHURATË, fituesit e të cilit u shpallën para publikut tw Natës gala të ndarjes së  çmimeve – DEA OPEN AIR 2022.

Duke qenë se biletat e llotarisë përmbanin edhe detyrimin për vlerësimin e filmave, bazuar nën këto të dhëna, DEA OPEN AIR ndau edhe dy  çmime speciale të publikut të Tiranës. Vlerësimet u bënë konkretisht në kategoritë: Filmi më i Mirë dhe Aktori më i Mirë.

Çmimi Special i Publikut në kategorinë Filmi më i Mirë shkoi për “Dy luanë drejt Venecias” – Jonid Jorgji, Shqipëri 2021, ndërsa

Çmimi Special i Publikut në kategorinë Aktori më i Mirë, për duon: Vasjan Lami & Kastriot  Çaushi për rolet e Vanit dhe Kaçit në «Dy luanë drejt Venecias».

DEA e karrierës ose siç e kanë pagëzuar organizatorët, DEA e MIRËNJOHJES shkoi sivjet në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, Muharrem Fejzon, ndërsa DEA HOMAZH iu dedikua njërit prej aktorëve më prezentë në trashëgiminë tonë kinematografike, aktorit Rikard Ljarja.

Duke shpallur mbylljen e Edicionit të Nëntë të Festivalit Ndërkombëtar tv Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022, organizatorët Edmond Topi (drejtor) dhe Mirela Oktrova (drejtore artistike) njoftuan, se Edicioni i Dhjetë do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm (2023). / KultPlus.com

Festivali ndërkombëtar “Dea open air” në Tiranë, 39 filma në program

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air”, me 39 filma të huaj dhe shqiptarë, do të zhvillohet në datat 23-28 qershor në Tiranë në edicionin e nëntë të tij, me një program të ndarë në pesë seksione.

Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë përfshirë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në katër konkurrime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga pesë juri profesioniste.

Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, “Dea” vjen këtë vit për herë të katërt edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesioniste evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars 2022.

Numri i aplikantëve të “Dea open air” ka ardhur në rritje nga viti në vit. Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit, si në edicionet paraardhëse, gjeografi ndërkontinentale.

Edicioni i nëntë i “Dea open air international film festival” zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, të cilët krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota./atsh/ KultPlus.com

‘Brighton nr 4’ i regjisorit nga Gjeorgjia, filmi më i mirë në ‘Dea Open Air’

“Brighton Nr.4” i regjisorit Levan Koguashvili, nga Gjeorgjia u shpall filmi më i mirë me metrazh të gjatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air, që u zhvillua nga 15-19 tetor në Tiranë.

Edicioni i tetë i festivali ofroi gjithsej 57 filma nga rreth 30 shtete, të cilët konkurruan në 4 seksione. Një gjeografi e gjerë produksionesh dhe regjisorësh krijuan kontaktet me publikun, pas një periudhe të vështirë pandemie.

“Të privohesh nga kinemaja, do të thotë të privohesh nga mundësia për të jetuar në histori. Ndaj jemi këtu sot – të këmbëngulim të promovojmë kinema dhe të imponojmë kinema pavarësisht nga pandemia, që ende nuk ia ka lëshuar fytin botës. Një sfidë, që vazhdon, për një kohë që ende nuk e parashikojmë dot”, tha në mbyllje të këtij edicioni, drejtorja artistike e festivalit Dea Open Air, Mirela Oktrova.

Pas konkurrimit të filmit me metrazh të gjatë, producenti dhe gazetari, Edi Mazi e ka konsideruar si një moment të rëndësishëm paraqitjen e dokumentarit në këtë festival, duke dhënë edhe vlerësimin për këtë ngjarje të kinemasë.

Në rastin e ndarjes së kupës Dea, si kryetar i jurisë për filmin dokumentar, Mazi theksoi se “dyshimi se, dokumentari mund të mos jetë në nivelin e duhur, kësaj radhe e kapërceu këtë opinion. I kam ndjekur disa kohë festivalet këtu, dhe mendoj se, ky ishte një festival shembull, me prezencë dhe prezantim dhe me organizimin e gjithë aktivitetit deri në përmbylljen e tij, ndarjen e çmimeve Dea, që ishte shumë mirë’.

“Dea HOMAZH” sivjet iu dedikua shkrimtarit dhe kineastit, Petrit Ruka, me një prezencë shumë të pasur titujsh në trashëgiminë tonë letrare dhe kinematografike.

Të gjithë artistët fitues si nga Meksika, Rusia, Italia, Gjergjia ishin prezent përmes videove, dhe pse nuk ishin fizikisht në festival, ne Tirane.

Po ashtu është hedhur edhe shorteu, nga telefonia celulare One, ku për tre fitues, të pranishëm në sallë, u dha si shpërblim të vlerësimit nga një aparat telefonik.

Fituesit

Programi i filmit me metrazh të gjatë mbetet programi qendror dhe konkurrimi kryesor i festivalit. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Kosova (ndonëse jashtë konkurrimit), Gjeorgjia, Irani, Italia, Rusia dhe Shqipëria. Konkurrimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Peter Dirmeier – aktor/regjisor – Gjermani; More Raça – regjisore – Kosovë, Refet Abazi – aktor dhe pedagog – Maqedoni e Veriut, Ivan D’Ambrozio, regjisor/producent – Itali; Abaz Hado – piktor dhe kritik – Shqipëri.

Kupa DEA, aktori/aktorja më i/e mirë – Filmi Gjatë:

Anila Bisha (Sana) & Neritan Liçaj (Gori) – Inane, Shqipëri

Kupa DEA – Kamera më e mirë – Filmi me metrazh të gjatë

Phedon Papamichael – Brighton Nr. 4, Gjeorgji

Kupa DEA – Skenari më i mirë – Filmi me metrazh të gjatë :

Irina Mariychuk-Lukinova – Putra e lepurit (Rabbit’s Paw ), Federata Ruse

Kupa DEA – Regjia më e mirë – Filmi me metrazh të gjatë:

Paolo Zucca – Njeriu që bleu hënën (The man who bougt the moon), Itali

Kupa DEA – Fimi më i mirë – Filmi me metrazh të gjatë

Brighton Nr. 4 /Brigton 4th – Levan Koguashvili, Gjeorgjia

Kupa DEA – Dokumentari më i mirë –

Kur dashuria bëhet tabu – Demian Saldana, Meksikë 2021

Kryetari i jurisë së Filmit Dokumentar, Eduard Mazi dorëzoi kupën Dea. Juria e filmit dokumentar, e përbërë nga: Eduard Mazi, Gazetar dhe producent (kryetar), Rezarta Delisula, gazetare (anëtare); Ferdinand Dervishi, gazetar (anëtar).

Kupa DEA – Filmi studentor më i mirë-

Kllouni – Vladimir Feklenko, Federata Ruse 2020

Këtë vit në kuadrin e programit të Filmit të Shkurtër u ofruan 16 filma të Shkurtër nga 13 vende evropiane, me prodhime të dy viteve të fundit, në fokus të të cilëve u vu një gamë e gjerë problematikash shoqërore, të trajtuara me angazhim social dhe nivel të admirueshëm artistik.

Kupa DEA – Filmi i shkurtër më i mirë

Klod – Giuseppe Marco Albano, Itali 2020

Juria e Medias ndau dy çmime – një për kategorinë e filmit të shkurtër dhe një për kategorinë e filmit me metrazh të gjatë.

Çmimi i medias i medias – Filmi i shkurtër

Lufta ime e fshehtë – Kevin R. Phipps, SHBA 2019

Çmimi i medias – Filmi me metrazh të gjatë

Putra e lepurit – Nana Djordjadze, Federata Ruse 2020

Juria e medias, e përbërë nga gazetarët: Fatmira Nikolli (kryetare), Bieta Sulo (anëtare), Abaz Krasniqi (anëtar).

Këtë vit çmimi i pulbikut u dha në dy kategori:

-Në kategorinë e Filmit dokumentar

Mbijetesa dhe Shkolla – Ilir Kabashi, Kosovë 2021

-Në kategorinë e filmit me metrazh të gjatë

Inane – Besnik Bisha, 2020

Është ndarë cmimi special i Festivalit, që mban emrin e drejtorit të Fotografisë Leonard  Qendro, ndarë nga jeta, një vit më parë, shkon pikërisht në këtë program/konkurrim:

– Pipo and blind love – Hugo Le Gourrierec, France 2020./atsh/KultPlus.com

Dea Open Air me regjisorë nga e gjithë bota

Ndjeshmëri dhe humanizëm, ku historia bëhet rrëfyesja e duhur për kineastët. Qoftë kjo dhe për skena sureale e përrallore, siç na sugjeroi shfaqje filmit italian. Në këtë fundjavë, program i edicionit të tetë të Festivalit ndërkombëtar Dea Open Air, ka lëvizur nga Tiranë në Prishtinë, nga Italia në Gjermani, nga Irani drejt Amerikës e deri te një histori gjeorgjiane n emigracion…një gjeografi ku shihet qartë se si bota e regjisorëve priret të zbulojë se si kinemaja tingëllon në gjuhë e kultura t ndryshme. Ka tërhequr vëmendjen në këto ditë të festivalit pjesëmarrja e publikut, i cili po ndjek me interesim pothuaj të gjitha programet e Dea Open Air. Vëmendja vjen para së gjithash nga të rinjtë, studentë.

Programi i Filmit Dokumentar“Shkolla plastike”, në fakt, kështu quhej shkolla që u hap në kohën e luftës në Kosovë, së cilës regjisori Ilir Kabashi i referohet në dokumentarin e tij “Mbijetesa dhe shkolla”, të shfaqur të shtunën, në sallën Black Box, në Universitetin e Arteve. Stafi i këtij produksioni ishte i pranishëm në Tiranë, duke sjellë historinë e këtij dokumentari të prekshëm, duke rrëfyer po ashtunxitjen dhe reflektimin e ngjarjes në mediat botërore. “Mbijetesa dhe shkolla” është një histori e bukur për kohët e vështira dhe të liga: në malet e Berishës, në kohën e luftës, u ndërtua një shkollë plastmasi, e cila mblodhi rreth saj 200 nxënës, të fshatrave përreth. Regjisori kishte ndërthurur pamjet e xhiruara gjatë luftës, me kujtimet e nxënësve dhe mësuesve të saj sot, çfarë ka qenë kjo histori për jetët e tyre dhe mësuesve. Historia është prekëse dhe na meson se si dija i largoi ata fëmijë nga trauma e luftës, në disa orë të ditës. Nuhi Bytyçi skenaristi dhe producenti i dokumentarit, ka treguar se në shtator të ’98, gjatë luftës,kanë parë në malet e Berishës disa shtëpi, që bënin gati nxënësit për në shkollë. “Jemi befasuar, kur pamë këtë skenë. Fëmijët prisnin në lëndinë për të hyrë në shkollë. Krahas luftës për liri, po bëhej edhe lufta për civilizim, për dije”, është shprehur në Tiranë, Bytyçi. Ndër kujtimet e hidhura, veçohen rrëfimet interesante të atyre që e përjetuan atë kohë. Regjisori tha se, “ishte një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një film bardhë e zi, ashtu siç ka qenë edhe koha”. Një mbresë e fuqishme ishte edhe për drejtorin e fotografisë Bekim Qyqalla, “më e vështira ishte gërshetimi i dy kohërave, sepse fëmijët e rritur, sot ishin të pranishëm me emocione dhe kujtime,që ishte më e veçanta. Ka pasur çaste që kishin fort zbrasje emocionesh për një kohë së cilës ata ikanë mbijetuar”. Për regjisorin Kabashi një moment mjaft emocionues ka qenë kur nxënësve u janë shpërndarë fletoret dhe lapsat, të vetmet mjete mësimi për kohën”Një tjetër dokumentar, është paraqitur në fundjavë në “Dea Open Air”: Sekular. Lindja e Mesme e padukshme, me regji të Hashim Almadani, produksion spanjoll. Në lindjen e Mesme, ekziston një pakicë, e cila nuk praktikon asnjë fe si dhe besimtarë, të cilët nuk i japin përparësi identitetit fetar. Ata jetojnë duke respektuar ligjet me një stil jetese të lirë, nga normat dhe standardet fetare, quhen Sekularë. Sekular, është dokumentari i një regjisori irakian, i cili përpiqet të çmitizojë imazhin që shumica ka për këtë areal. Ai udhëton nga Barcelona në Berlin dhe Stokohlm ku takon emigrantë laikë nga Lindja e Mesme, për të përçuar në Perëndim vizionin e tyre për emigracionin, integrimin dhe identitetin fetar.

Të dielën program i filmit dokumentar u hap me premierën e dokumentarit “Shtegtimi i dhenve”,me skenar dhe regji të Vasjan Lamit. Ky produksion i kushtohet një prej riteve më të veçantë dhemistikë të barinjve në mbarë botën, të cilët shtegtojnë për pesë muaj për të veruar ndër vise të tjera me tufën e tyre. Në qendër të këtij dokumentari, regjisori, ka vendosur Gazin, një bari 45 vjeçar, që e përjeton shtegtimin e bagëtisë së tij si shtegtëtimin e vet. Ai e udhëheq rrugëtimin disaditor dhe të vështirë të kopesë si një Noe modern, drejt “tokës së premtuar”.Lumi shqiptar, Vjosa ka tërhequr vëmendjen e dy regjisorëve gjermanë Mathias Leupold dhe Eric Berg, të cilët ia kanë dedikuar dokumentarin e tyre shqetësimit shoqëror për dëmet natyrore të një fenomeni ekonomik, siç janë projektet për hidrocentrale mbi bukuri natyrore, çka prek edhe Vjosën. Me këtë ndjeshmëri, dy gjermanët, kanë sjellë në “Dea Open Air”, dokumentarin “Në emër të Vjosës”. Vjosa është një nga lumenjtë më të vjetër në Evropë dhe ka ende një rrjedhë natyrore shumë të gjatë (270 km) Ajo gjarpëron përmes një luginë të gjerë që siguron terren për pjelljen e peshkut, si dhe habitate për zogjtë shtegtarë dhe shumë specie të tjera. Për njerëzit që jetojnë në brigjet e saj. Vjosa luan një rol qëndror në jetën e tyre të përditshme. Turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, veçanërisht vitet e fundit, kur sporte të tilla si rafting, vozitje dhe not janë bërë më të njohura. Për më tepër lumi i kristaltë ka një vlerë emocionale për shqiptarët. Vjosa perceptohet si një trashëgimi kulturore, por prodhimi i hidrocentraleve është aktualisht kërcënim më i madh për lumenjtë, vërejnë autorët, – pasi përgjatë seksionit shqiptar të Vjosës, Ministra e Energjitikës, dëshiron të ndërtojë tetë diga…Dokumentari tjetër, “Rojtarët e lumit”, të regjisores Zoritsa Marinkovich, nga Serbia, rrëfen një histori sukesi në të njëjtën temë. Në focus është një fshat i vogël malor në zonat rurale të Serbisë,ku njerëzit u ngritën kundër ndërtimit të një hidrocentrali, i cili kërcënonte të linte pa ujë një komunitet të tërë prej 25 të moshuarish dhe në fund, do të shuante, të gjitha format e jetës në një nga rajonet më të famshme në Serbi. Mbarështueit e bagëtive, fermëret etj,, jeta e të cilëve varet nga uji u ngritën për 120 ditë rresht në barrikada. Ditë e natë, ata me radhë e mbajtën zjarrin ndezur. Në ditën e mbërritjes së papritur të investitorit kur ra këmabana e kishës, ata qëndruan të vendosur për të parandaluar fillimin e projektit. Frika, të ftohtit, dhe mosha nuk e penguan unitetin e tyre dhe vendosmërinë për të ruajtur lumin e tyre të dashur. Aleksandra Gilbert sjell nga Mbretëria e Bashkuar dokumentarin “Mirësevini në Çernobil”: Një ndërhyrje e shkurtër në jetën dhe karrierën e Tanjës, një cicerone ukrainase e zonës famëkeqe të Çernobilit. Një tablo unike  asaj që do të thotë të punosh në rajonin famëkeq, pavarësisht nga rreziqet ekstreme të shëndetit. Heroina nuk trembet, po ngjarjet rreth saj flasin gjuhë tjetër… Gjithnjë kanë qenë të ndërlikuara lidhjet e njeriut me kafshët. Mbi këtë raport, Josefien van Kooten, nga Hollanda sjell në Tiranë dokumentarin “Qentë”: Dokumentar vëzhgues tragjikomik që tregon marrëdhënien komplekse midis njerëzve dhe qenve. Gjatë trajnimit, kufiri midis dashurisë, kontrollit dhe pafuqisë bëhet i dukshëm në marrëdhënien midis njeriut dhe qenit. Njerëzit që kanë problem me qenin e tyre vijnë tek pëshpëritësi i qenve, Ron, për ndihmë. Qentë e tyre shpesh kanë problem, ata refuzojnë të dëgjojnë, tregojnë sjellje shqetësuese, ose janë agresivë dhe kafshojnë. Po duket se jo qentë, por pronarët janë ata, që kanë nevojë për terapi është mesazhi, që jep autori.Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë

Një tërmet i madh në Japoninë Lindore, ndodhur më 11 mars 2011 ka lënë pasoja të mëdha. Mbi këtë ngjarje është ndërtuar filmi i regjisorit japonez Yurugu Matsumoto, “Bisedë me qiellin yjor”. Në fokus është katastrofa, e cila bëri që më shumë se 18 mijë vetë, të shpalleshin të vdekurose të zhdukur, ndërsa ende nuk dihet që vdekshmëria e personave me aftësi të kufizuara ishte dyherë më e lartë se te pjesa tjetër e popullsisë. Filmi përshkruan këtë fakt pak të njohur përmes njërrëfimi imagjinar të bazuar në historitë e vërteta të dëshmitarëve, të mbledhura në zonat e goditura. Ky produksion me një narrativë dëshmuese, u shfaq të shtunën, në sallën Black Box. Ngjarjet e Filmit “Brighton Nr.4” me regji të Levan Kogouashvili, Gjeorgji zhvillohen në Amerikë, në një komunitet emigrantësh, për të rrëfyer se  si ata janë integruar në shoqërinë amerikane. Heroi, një ish-kampion i mundjes, Kakhi, i cili është shumë i përkushtuar n daj familjes, ndërmerr për këtë shkak një udhëtim ndërkontinental. Pasi merr masa për të shlyer borxhet e vëllait në lojërat e fatit, Kakhi lë shtëpinë e tij modeste në Gjeorgji, për t’i bërë një vizitë djalit të tij Soso, në pjesën e jashtme të Bruklinit. Sapo vendoset në Brighton ai mëson se i biri i ka një borxh prej 14 mijë dollarësh shefit të mafias lokale, çka bëhet pengesë për të ardhmen e tij në mjekësi. Ashpërsia e jetës sociale në një vend ku norma dhe tradita e izolojnë njeriun, por dhe paragjykimet e zhysin drejt errësirave psikologjike, jepen në një minutazh prej dy orësh në filmin“Metamorfozë thertore”, të regjisorit iranian Javad Daraei. Shadi është një vajzë e vogël, prindërit e së cilës janë akuzuar për vrasjen e një vajze në fshat. Pasi fshatarët i vrasin prindërit për hakmarrje dhe ajo birësohet nga xhaxhai, Shadit i duhet të përballet me problemet që iu shkaktuan bashkëfshatarve. Me jaft interes u prit nga shikuesit aventura filmike e regjisorit Italian Paolo Zucca, “Njeriu që bleu hënën”, një histori sureale, pothuaj një përrallë magjepsëse. Në fakt filmi është një komedi evendosur në Sardenjë bukolike me peizazhet e saj bukolike dhe traditat stërgjyshore. Aty dikush ia ka dalë të marrë lejen për të blerë Hënën, por askush nuk e di pse e bëri atë. Kur lajmi i blerjesshkon në të gjithë vendin, duke arritur në veshët e një agjencie të sigurisë Atlantike, agjenti sekret Kevin (Jacopo Cullin) kujdeset për rastin. Ajo që e pret, megjithatë, është një udhëtim në traditat sardeniane, të cilat janë injoruar gjithmonë nga ai, ndonëse është i asaj toke. Kevinit i duhet të zhytet plotësisht në atë kulturë të mohuar, të cilën, megjithatë, ai e mbart në mënyrë të pashmangshme brenda vetes. Për ta ndihmuar atë në këtë zhytje në “sarditude” do të jetë mizantropi Badore (Benito Urgu). Në këtë itinerar që lëviz midis groteskut, komikes dhe surrealizmit, Kevin rizbulon origjinën e tij dhe sardenjasit, si një popull që mban gjithmonë premtimet. Në Tiranë, për të prezantuar filmin, ka qenë i pranishëm regjisori Paolo Zucca, i cili ka treguar historinë e realizimit të filmit nga zanafilla. Ai tha se nisi të mendojë për këtë film pasi ka lexuar në një gazetë që fliste për një djalë i cili shkruante se ishte pronar i hënës, dhe kishte nxjerrë në shitje një pjesë të saj. “Unë jetoj afër vendit ku janë bërë xhirimet. Për mua ai vend është vetë hëna, ndaj po mendoja se ky djalë po shiste diçka që më përket mua. Ndaj mendova se kjo mund të ishte një metaforë e fuqishme, për forcën e kulturave lokale. Pse regjisori zgjodhi Sardenjën? Zucca përgjigjet se kishte llogaritur që njerëzit të reagonin edhe çuditshëm, por është befasuar pozitivisht, pasi njerëzit e kanë pare edhe disa here, çka thotë se “ e ka bërë të lumur”. “Kjo është komedia e parë në botë, me këtë qasje. Historia e Saradenjës shihet nga këndvështrimi i temave të rënda, si vrasjet, gjakmarrja…ndërsa kjo është një komedi ndriçuese, e lehtë dhe argëtuese për këtë ishull”, tha regjisori.

Programi i filmit te shkurter ne fundjave

Në programin e mbrëmjes, të ditës së hënë, të filmit me metrazh të gjatë do të shfaqen:

Inane – regjisor Besnik Bisha, Shqipëri 2021 – ora 17.00

Putra e lepurit – Nana Djordjadze, Federata Ruse, 20.20./ KultPlus.com

Hapet edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” startoi mbrëmjen e së premtes edicionin e tij të tetë me një ceremoni pritëse në Tiranë.

Drejtori i Festivalit, Edmond Topi, duke uruar mirëseardhjen në fjalën e tij tha se, “kinemaja po përpiqet të kapërcejë një krizë të rëndë, e cila ndryshe nga krizat paraardhëse, ende po kërcënon motivin e ekzistencës së kinemasë në kohët moderne…, dëshirën për të konsumuar filmin së bashku…”

Më tej ai vazhdoi se: “Në kushtet, kur festivalet e filmit vijojnë të mbeten alternativë e sigurtë e konsumit të organizuar të filmit pavarësisht pasigurisë së vazhdimësisë, që kinemaja përjeton prej pandemisë, edhe misioni ynë si festival nuk është thjesht dhe vetëm të ndërmjetësojë kulturë, por dhe të garantojë vazhdimësinë e mundësisë për ta bërë këtë.

Në këtë synim të përbashkët me festivalet e tjerë – jashtë dhe brenda kufijve –ne ndihemi krenarë, që për të tetën herë hapim sërish dyert; për produktet filmike prestigjoze nga vendi, rajoni, Europa dhe bota; për katër juri profesionistësh nga vendi dhe nga bota; për studentët, pedagogët dhe produktet e katër akademive të filmit; për kineastët, mediat dhe publikun filmdashës. Mundësia për ta bërë këtë na bën falënderues: – Ndaj institucioneve dhe mbështetësve tanë konsekuentë nga Kosova, mbështetja e pandryshuar e të cilëve na emocionon. Ndaj miqve dhe mbështetësve të festivalit, të cilët me ose pa promocion, e identifikojnë veten me kulturën dhe janë të gatshëm tëinkurajojnë hapat drejt saj. Ndaj bashkëpunëtorëve, që prej vitesh e ndjejnë këtë nismë si të tyren pavarësëisht interesit financiar. Ndaj pjesëmarrësve, që pavarësisht sfidës ekzistenciale, ku na vuri pandemia, s’u bënë as më të paktë dhe as më pak të interesuar…E gjithë kjo mbështetje është garanci suksesi për ne dhe garanci qëndrese dhe vazhdimësie për vetë kinemanë, në emër të së cilës jemi mbledhur sot dhe ditët në vijim…, me synimin dhe dëshirën për t’i dhënë asaj hapësirë maksimale në jetët e pjesëmarrësve dhe publikut të tyre këto ditë…”.

Nisjen e edicionit të tetë të Dea Open Air e ka përshëndetur edhe Bashkia Tiranë, e cila është një nga mbështetëset kryesore të këtij festivalit. “Ndihemi shumë krenarë që Bashkia e Tiranës e ka kthyer në një traditë të bukur bashkëpunimin me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit DEA Open Air, duke lidhur kështu një aleancë të mirëfilltë për zhvillimin e qytetit përmes artit dhe kulturës.

Dy vitet që lamë pas ishin jo pak të vështira. Tërmeti dhe pandemia shënjuan çastet kur u rrëzuam, por edhe u ringritëm të gjithë së bashku. E megjithatë, kemi kuptuar  se kemi një forcë të madhe brenda vetes, dashurinë për njëri-tjetrin – kjo është edhe arsyeja pse Tirana është qyteti i zemrave të bashkuara. E teksa po bëhemi gati  të përqafojmë vitin 2022, mbushemi plot optimizëm sa herë kujtojmë se Tirana do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme për qytetin tonë, që do të zgjasë 365 ditët e vitit të ardhshëm, dhe do ta kthejë metropolin shqiptar në epiqendrën e të rinjve të Evropës”, ishin fjalët përshëndetëse të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

”DEA na rimbledh sot sërish – miq besnikë dhe miq të rinj, artistë vendas dhe të ardhur nga jashtë, krijues dhe vlerësues, artbërës dhe artdashës, breza vetëranësh dhe debutantësh të ekranit – të gjithë me një pasion dhe përkushtim të përbashkët, që prej dy vjetësh e kapërcen synimin për kinemanë cilësore – sepse prej dy vjetësh ne mblidhemi për të dëshmuar rezistencë kulturore, për të kontribuar që kinemaja ta mbijetojë pandeminë duke mos e lejuuar pandeminë të sfidojë ekzistencialisht kinemanë… Pas kemi lënë shtashtë edicione të suksesshme me afro 60 filma evropianë me metrazh të gjatë dhe 250 filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë, të ofruar në afro 50 mbrëmje interesante me art, mendim, biseda tërheqëse dhe personalitete mbresëlënëse si edhe rreth mbi 500 miq të festivalit, që në këto ditë ofruan dhe shijuan kulturë.

Takohemi për të tetën herë së bashku, po dhe për herë të tretë në Tiranë, ku përputhur me pritshmëritë, ia dolëm të startojmë, duke prodhuar mbresa dhe emocione, që shpresojmë se do të mbeten në kujtesë. Madje në kohë pandemie, ndonëse prania e saj u vuri kufi pritshmërive tona dhe i diktoi formën e vet komunikimit tonë me filmin dhe njëri-tjetrin”, tha në fjalën e saj përshëndetëse, Mirela Oktrova, drejtorja artistike e festivalit “Dea Open Air”.

Pritja e mirëseardhjes për miqtë e edicionit të tetë të Festivalit “Dea Open Air”, u bë simbolikisht nga të ftuar të posaçëm, disa autorë në ekspozitën fotografike Etno 2021, të kuruar nga fotografi Ardian Fezollari.

Organizatorët thanë për mediat se numri i aplikantëve të DEA OPEN AIR ka ardhur në rritje nga viti në vit. Edhe edicioni i sivjetëm konfirmon të njëjtën tendencë megjithë kushtet e pandemisë.  Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat  Film Freeëay dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Pas seleksionimit paraprak, të mbyllur në fund të muajit Maj 2021, në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake përfshinë në programin e sivjetëm gjithsej 57 filma nga rreth 30 shtete, të cilët do të konkurojnë në 4 seksione. Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Japonia, Rusia, Italia, Irani dhe Shqipëria. Ky program fillimisht i planifikuar të ofrohet në Kinema DEA 1, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në orën 19.00 dhe për shkak të motit dhe temperaturave të ftohta do të ofrohet në Kinema DEA 2, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve në orën 17.00.

Si çdo vit pjesë e festivalit janë edhe: Seksioni i filmit të Shkurtër – me 16 filma nga 14 vende të botës, të cilët do të ofrohen çdo pasdite në Sallën Black Box, në orën 15.00, Seksioni i Filmit Dokumentar – me 16 filma nga 13 vende të botës, i cili do të ofrohet çdo paradite në orën 11.00 në Kinema DEA 3 ose Sallën Black Box 2 si edhe Seksioni i Filmit Studentor, i cili do të ofrohet në mjediset e Galerisë FAB, në orën 13.30.

Kontributet filmike në seksionet e përkatëse do të vlerësohen nga ana profesionale dhe artistike nga tri juri profesionale ndërkombëtare. Sipas traditës, për nga rëndësia shoqërore e mesazhit për komunitetin, filmat do të vlerësohen dhe nga Juria e Medias.

Pas ndërprerjes së vjetshme, të diktuar prej kushteve të pandemisë, në kuadrin e Edicionit VIII të DEA OPEN AIR International Film Festival rifillon aktivitetin e vet Akademia DEA, në kuadrin e së cilës në datat 16-19 Tetor 2021 organizohet Takimi Rajonal i Shkollave të Filmit.

Këtë vit pjesëmarrësit vijnë nga Prishtina (Departamenti i Regjisë së Fimit dhe Televizionit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës), Shkupi (Akademia Europiane e Filmit në Shkup), Bratislava (Fakulteti i Filmit dhe Televizionit i Akademisë së Arteve Performuese në Bratislavë) dhe Tiranë (Departamenti i Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Arteve në Tiranë). Rendi i ditës parashikon ofrimin e një programi të posaçëm të studentëve të shkollave pjesëmarrëse të filmit (3 orë program të përditshëm), shoqëruar me prezantimin e ofertës akademike e kulturore përkatëse si edhe tryeza të rrumbullakëta për problemet rajonale të kinemasë dhe formimit të kineastëve të rinj. Takimi do të zhvillohet në mjediset e Akademisë DEA – Galeria FAB e Universitetit të Arteve./KultPlus.com

Nesër nis Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air”

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air” me 56 filma të huaj dhe shqiptarë do të zhvillohet në datat 15-19 tetor në Tiranë në edicionin e tetë të tij.

Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes kanë menduar të përfshijnë në programin e këtij viti gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 3 në programin Cine Ko, 15 në seksionin e filmit të shkurtër, 15 në seksionin e filmit studentor dhe 16 në seksionin e filmit dokumentar. Kategorizimi reflekton si natyrën e krijimtarisë ashtu edhe profilin e autorëve të tyre.

Drejtori i festivalit është Edmond Topi,  drejtoreshë artistike Mirela Oktrova dhe drejtori i programit të filmit me metrazh të gjatë Genc Përmeti.

Filmat do të shfaqen në kinema Dea 2 – salla “Black Box” e Univeristetit të Arteve. Programi i filmit studentor do të ofrohet në mjediset e akademisë “Dea”- galeria FAB e UA.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e festivalit.

Organizuesit e festivalit shprehen se edicioni i tetë i festivalit zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars. / atsh /KultPlus.com

Përfundon edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, publikohet lista e fituesëve

Me mbrëmjen tradicionale Gala, të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, të premten mbrëma u mbyll me sukses edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air 2019.

Mbrëmja Gala u zhvillua në praninë e Jurisë dhe stafit të DEA OPEN AIR, por pa publik, të cilit ndjekja e ceremonies së ndarjes së çmimeve iu ofrua virtualisht në live stream nëpëpërmjet faqes zyrtare të festivalit dhe adresës në Facebook.

Zhvillimi i këtij edicioni i konfirmoi pritshmëritë tona – u shpreh Edmond Topi, drejtor i DEA OPEN AIR International Film Festival. Programi, – sipas tij,- u mirëprit nga kineastët dhe specialistët e kinemasë, ndërkohë që oferta grarantoi edhe këtë herë një shumëllojshmëri kulturash, stilesh dhe individualitetesh, që imponohen, pavarësisht kushteve të pandemisë.

Për Drejtoren artistike të DEA OPEN AIR International Film Festival, Mirela Oktrova “Mbrëmja e ndarjes së çmimeve – sikurse i gjithë festivali – është një dëshmi rezistence kulturore. Se në kushtet, kur format e tjera të distribuimit të filmit përballen me pamundësinë, festivalet e filmit mbeten alternativa e vetme e konsumit të organizuar të filmit dhe mendimit të specializuar, duke u shndërruar në një modus mbijetese për kinemanë në periudhën kalimtare midis së djeshmes dhe të nesërmes.,- tha Oktrova.

Kupa e parë DEA i takoi Filmit Dokumentar. Në këtë seksion, që programit iu shtua për herë parë këtë vit, 17 filma nga 11 vende të botës. Ofertën filmike në Konkurimin e Filmit Dokumentar e ndoqi Juria e filmit dokumentar, e përbërë nga: Florin Kelmendi, Gazetar, drejtor i programeve kulturore-artistike – Kosovë, Ben Andoni, studjues, përkthyes – Shqipëri, Luljeta Progni, gazetare – Shqipëri.

Në konkurimin e Filmit dokumentar u nominuan:

1. 17 sekonda – Alon Marom – Izrael 2018

2. Kur dimri bëhet verë – Ronald Urbancik – Gjermani 2019

3. Edhe peshqit qajnë – Francesko Kabras&Alberto Molinari – Itali 2019

Çmimi DEA për Filmin më të mirë Dokumentar shkoi për:

17 sekonda – Alon Marom – Izrael 2018

Prania e Filmit të Shkurtër në DEA është pjesë e një traditë të konsoliduar ndër vite – me afro 200 filma të shkurtër, të ofruar në edicionet paraardhëse. Këtë vit në kuadrin e programit të Filmit të Shkurtër u ofruan 22 filma të Shkurtër nga 13 vende evropiane, prodhime të dy viteve të fundit, në fokus të të cilëve u vu një game e gjerë problematikash shoqërore, të trajtuara me angazhim social dhe nivel të admirueshëm artistik Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit të Shkurtër, Eksperimental dhe Studentor e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Francesca Olivieri, regjisore dhe skenariste – Itali; Suela Bako, aktore dhe producente – Shqipëri; Lorena Sopi, regjisore dhe producente regjisore – Kosovë.

Në konkurimin e Filmit të Shkurtër u nominuan:

1. Pika hëne – Yoram Ever-Hadani Serbi 2018

2. Merre dhe përfundoje – Kirineos Papadimatos – Greqi 2020

3. Lule blu – Saadi Constantine – Zvicër – 2020

Çmimi DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për:

Pika hëne – Yoram Ever-Hadani Serbi 2018

Në Seksionin e Filmit studentor – pjesë e traditës së edicioneve të DEA OPEN AIR, kë vit u ofruan 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët u fokusuan tek miqësia dhe të papriturat e jetës, qëndrimi social dhe individual ndaj punës dhe jetës, raporti i talentit me ecmocionin, raporti me vdekjen, komunitetin në lëvizje dhe lufta për ekzistencë.

Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, nominoi në këtë kategori këta filma:

1. Mërzi – Alica Bednáriková – Sllovaki 2020

2. Dritarja blu e Gurit – Mauro Zaçe – Shqipëri 2020

3. Alisa – Monika Mahútová – Sllovaki 2019

Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Studentor shkoi për filmin:

Mërzi – Alica Bednáriková – Sllovaki 2020

Çmimi Special i Medias DEA i vlerëson filmat nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik në formën e sensibilizimit të opinionit publik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e Medias ndan ndan tradicionalisht dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë. Filmat konkurues u vlerësuan nga ky këndvështrim nga Juria e medias, e përbërë nga tre gazetarë dhe moderatorë të njohur: Rezear Xhaxhiu, Monika Shoshori Stafa, Jonida Shehu.

Fitues i Çmimit Special të Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër u shpall:

Roboti do t’ju mbrojë – Nikola Piovesan – Estoni 2018

Fitues i Çmimit Special të Medias në Konkurimin e Filmit të Gjatë u shpall:

Cirku fluturues – Fatos Berisha – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

Programi i filmit me metrazh të gjatë përfshiu filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Konkurimi u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Hazir Haziri aktor, Dekan i Fakultetit të Dekan i Fakulteti të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Kosovë; Sehad Çekiç, drejtor menaxhues i Qendrës Kinematografike të Filmit të Malit të Zi; Luis Diogo, skenarist dhe regjisor – Portugali (anëtar); Steffen Hacker, regjisor – Gjermani; Alert Çeloaliaj, Drejtues i Departamentit të Regjisë, Regjisë së Filmit & TV në Universitetin e Arteve – Tiranë.

Për çmimin DEA për Aktoren/Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj – Cirku

fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

2. Riccardo Scamarcio – Nuk jam vrasës – Itali 2019

3. Emma Drogunova – Boni&Boni – Gjermani 2019

Fitues u shpallën :

Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

Për çmimin DEA për Kamerën më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Rodja Kükenthal – Boni&Boni – Gjermani 2019

2. Ivan Markoviç – Ti ke natën – Mali i Zi 2018

3. Andrey Katorzhenko – Guri, letra gërshëra – Federata ruse 2020

Fitues u shpall: Rodja Kükenthal – Boni&Boni – Gjermani 2019

Për çmimin DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

1. Francesco Caringella, Paolo Rossi, Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

2. Fatos Berisha – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

3. Tatiana Lyutaeva, Galina Kopeliovich – Guri, letra gërshëra – Federata Ruse 2020

Fitues u shpallën:

Francesco Caringella, Paolo Rossi, Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

Për çmimin DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan :

1. Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

2. Fatos Berisha – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

3. Vladimir Zinkevich – Jerm – Bjellorusi 2020

Fituese u shpall:

Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

Për çmimin DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë, u nominuan :

1. Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

2. Nuk jam vrasës – Itali 2019

3. Guri, letra gërshëra – Federata Ruse 2020

Kupa DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin:

Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

Çmimi Leonard Qëndro për një Karrierë premtuese në Kinematografi shkoi për:

Thaer Ibrahim – Mzzaja – Siri 2020

DEA e MIRËNJOHJES për kontribut të spikatur në fushën e kinemasë, iu akordua regjisorit të shquar shqiptar, Ibrahim Muçaj.

Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival 2018 aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës. Edicionin e Shtatë të DEA International Film Festival e mbështeti Bashkia e Tiranës, Universiteti i Arteve, dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, të cilat krijuan atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i dhanë aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që aktivitetet e këtij lloji ofrojnë. / KultPlus.com

‘Cirku Fluturues’, fitues i tre çmimeve në Dea International Film Festival

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji të Fatos Berishës është fitues i 3 çmimeve në edicionin e 7 të festivalit Dea Open Air International Film Festival që sapo përfundoi në Tiranë.

Filmi është fitues i çmimit kryesor ‘Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë’, si dhe çmimin për aktorin/aktoren më të mirë që shkon për grupin e aktorëve: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Mucaj dhe Shpëtim Selmani.

Poashtu, filmi mori edhe çmimin e Jurisë së Medias.‘Cirku Fluturues’ është bashkë prodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veirut, me producente Vjosa Berisha dhe premirën botërore e kishte në Tallinn Film Festival në Estoni, në nëntor 2019.

Këto çmime në Shqipëri vijnë menjëherë pas çmimit ‘Best International Film Grand Prix du Jury’ që filmi mori në War on Screen International Film Festival në Francë. / KultPlus.com

Festivali ‘Dea open air’, mbrëmja gala e çmimeve pa publik

Ditët e festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air” kanë vijuar me sukses në projektimin e filmave të huaj, sipas programit.

Nga moti i paqëndrueshëm projektimi i filmave është zhvendosur nga mjediset e Amfiteatrit të Universitetit të Arteve në sallën e UA.

Këtë mbrëmje sipas programit do të organizohet nata gala e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “Dea open air”, transmeton KultPlus.

Zyra e shtypit e festivalit njofton se për arsye të intensifikimit të masave mbrojtëse të ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadrin e pandemisë, mbrëmja gala e planifikuar të organizohej në natyrë të hapur, në kushtet e motit të paqëndrueshëm do të zhvillohet brenda në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, pa publik.

“Nga autorët, kineastët, të pasionuarit e kinemasë dhe miqtë e Dea-s, ajo do të ofrohet life stream në website-n e festivalit (deafilmfest.al) dhe në adresën e festivalit në Facebook (Dea Film Festival)”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e “Dea open air”, ka vijuar konkurrimi në kategoritë filmi me metrazh të gjatë ku morën pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Italia, Bjellorusia, Rusia dhe Mal i Zi; filmi i shkurtër me 22 filma nga 13 vende të botës dhe filmi studentor ku kanë marrë pjesë 24 filma nga 10 vende të botës.

“Filmat më të ndjekur kanë qenë ata të konkurrimit kryesor, programi i filmit me metrazh të gjatë, ku deri tani janë shfaqur këto filma: Cirku fluturues- me regji të Fatos Berishës, Kosovë; Boneie & Bonnie- me regji të Ali Hakim, Gjermani; Jerm- me regji të Vladimir Zinkevich, Bjellorusi; Nuk jam vrasës- me regji të Andrea Zaçariello, Itali”, thuhet në njoftimin që vjen nga zyra e shtypit e “Dea open air”. Sonte është mbrëmja e fundit e festivalit që mbyllet në konkurrimin kryesor me filmat me metrazh të gjatë: Guri, gërshëra dhe letra- me regji të Tatiana Lyutaeva, Rusi; Ti e ke natën-me regji të Ivan Slatic, Mal i Zi.

Në programin e filmit studentor: Djali i gështenjtë- Agata Bolansova, Sllovaki; Trashëgimi- Daniel Kazankov, Sllovaki; Në kërkim të gjurmës së elefantit- Katarina Jonisova- Sllovaki 2019; Mëngjesi im është darka juaj- Petra Pantyi, Hungari; Mund të zbrisni që atje- Katerina Hronikova- Sllovaki. Në programin e filmit të shkurtër janë: Rivirgjërim- Elena Beatrice dhe Daniele Lince, Shqipëri e Itali; Candela- Gabriel Carrasco, Spanjë; Roboti do të të mbrojë-Nicola Piovesan, Estoni; Ndal autobusin- David Trujillo, Francë; Haëaii- Jordi Capdevila, Spanjë; Toka thërret Anën- Fernando Bonelli, Spanjë.

Juritë kanë vazhduar punën e tyre online, ku vendimet e tyre do bëhen publike këtë mbrëmje me ndarjen e çmimeve. /sot/ KultPlus.com

Fillon Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘Dea Open Air’

Në Tiranë zhvillohet nesër (dt. 11.10.2020) ceremonia zyrtare e hapjes së Edicionit të Shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Tiranë 2020.

Festivali vion të organizohet sipas traditës Open Air, në Kinema DEA OPEN AIR 1 – Amfiteatri i Universitetit të Arteve, DEA OPEN AIR 2 – po në mjediset e Universitetit të Arteve dhe në taracën e Pallatit të Kulturës në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

Festivali ka në qendër konkurimin në Seksionin e filmit artistik me metrazh të gjatë, i cili plotësohen natyrshëm në gjini, tematikë dhe shtrirje me Seksionin e e Filmit të Shkurtër, Filmit Studentor dhe Filmit Dokumentar.

Filmat e paraqitur dhe të përzgjedhur për konkurim janë seleksionuar nga afro 500 filma dhe aplikantë nga e gjithë bota prej komisioneve ndërkombëtare përkatëse.

Përzgjedhja e filmave i ka ndenjur parimit të përfaqësimit të gjerë të gjinive dhe problematikave të trajtuar, ndërkohë që oferta ditore tenton shtrirje të gjerë gjeografike.

Shfaqja e filmave do të jetë e hapur (FALAS) për publikun kryeqytetit dhe të ftuarit e Festivalit. Konkurimi do të ndiqet nga disa juri:

Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë nga: Hazir Haziri aktor, Dekan i Fakultetit të Dekan i Fakulteti të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Kosovë (kryetar); Sehad Çekiç, drejtor menaxhues i Qendrës Kinematografike të Filmit të Malit të Zi (anëtar); Luis Diogo, skenarist dhe regjisor – Portugali (anëtar); Steffen Hacker, regjisor – Gjermani (anëtar); Alert Çeloaliaj, Drejtues i Departamentit të Regjisë, Regjisë së Filmit & TV në Universitetin e Arteve – Tiranë(anëtar).

Juria e Filmit të Shkurtër, përbërë nga: Francesca Olivieri, regjisore dhe skenariste – Itali (kryetare); Suela Bako, aktore dhe producente – Shqipëri (anëtare); Lorena Sopi, regjisore dhe producente regjisore – Kosovë(anëtare)

Juria e Filmit Dokumentar, përbërë nga: Florin Kelmendi, Gazetar, drejtor i programeve kulturore-artistike – Kosovë (kryetar), Ben Andoni, studjues, përkthyes – Shqipëri (anëtar); Luljeta Progni, gazetare – Shqipëri (anëtare).

Juria e medias, e përbërë nga gazetarët: Rezear Xhaxhiu(kryetar), Monika Shoshori Stafa (anëtare)), Jonida Shehu (anëtare).

Juritë e mësipërme do të akordojnë disa çmime DEA, sipas emërtimit të festivalit.

Çmimi DEA për Filmin me metrazh të gjatë, do të ndahet në kategoritë:

DEA për Filmin më të mire; DEA për Regjinë më të mire; DEA për Skenarin më të mire; DEA për Kameran më të mire; DEA për aktorin/aktoren më të mire.

Në konkurimet e Filmit të Shkurtër, Filmit Studentor dhe Filmit Dokumentar, do të ndahen respektivisht çmimet: DEA për Filmin e Shkurtër më të mirë; DEA për Filmin më të mire Studentor dhe DEA për Filmin më të mire Dokumentar.

Çmimi i Medias, i cili ndahet nga Juria e medias, ndahet si në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë ashtu edhe në kategorinë e Filmit të Shkurtër

Organizatorët e festivalit do të ndajnë edhe këtë vit Çmimin e Mirënjohjes, për karriera dhe personalitete të spikatura të kinemasë shqiptare dhe më gjerë.

Edicionin e tretë të DEA International Film Festival e mbështet sivjet Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe Programi CIRCE. / KultPlus.com

Në “Dea Open Air 6”, publiku vlerësoi filmin arbresh “Arbëria”

Në “Dea Open Air 6” çmimi i publikut shkoi për një film ndryshe, të parin në gjuhën arbëreshe dhe që quhet “Arbëria”.

Regjisorja e re kalabreze Francesca Olivieri, deshi t’i sjellë publikut një film që heton lidhjet e forta të trashëgimisë kulturore të komuniteteve arbëreshe që ende mbijetojnë në disa fshatra të Kalabrisë.

Filmi trajton, nëpërmjet protagonistes Aidës, një kulturë që rrezikon të zhduket në peshën e një kulture globale homologe.

“Është i pari film fiction në gjuhën arbëreshe. U  ndjemë të mirëpritur. Fituam çmimin e publikut dhe jemi shumë të lumtur të kthehemi në Itali me të. Për ne ishte një etapë thelbësore për shpërndarjen e filmit , që shpresojmë që së shpejti të shihet në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit”, tha regjisorja Francesca Olivieri.

Konflikti i vjetër sa jeta mes traditës dhe modernitetit bëhet e dukshme në një zonë gjeografike dhe sentimentale, në atë të Arbërisë, e cila në fakt nuk ekziston. Dhe për prodhuesit ky film nuk ka qenë një ndërmarrje e lehtë.

“Vështirësia më e madhe ishte të rikuperonim historinë, sepse arbëreshët e Italisë kanë qenë për shumë kohë të harruar. Filmi kërkoi të rikuperojë identitetin e tyre. Të ngjallë pasionin e për origjinën e tyre shqiptare”, u shpreh producenti Francesco Mollo.

Filmi do të ketë rrugëtimin në festival të tjera, duke e njohur publikun, jo vetëm me Kalabrinë, por edhe me realitetin e kinemasë kalabreze./KultPlus.com

“Dea Open Air” hapë dyert në shtator

Edicioni i pestë i festivalit do të fillojë nga 2 shtatori do të zgjatë deri më 8 shtator, edhe këtë vit “Dea Open Air” për publikun ka përgatitur një program me filma të ndryshëm të kinemasë shqiptare dhe të huaj.

Numri i aplikantëve të festivalit sipas organizatorëve ka ardhur në rritje nga viti në vit. Edhe edicioni i sivjetëm konfirmon të njëjtën tendencë rritëse. Ata vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, çka i jep pjesëmarrjes një gjeografi ndërkontinentale. Filmat e paraqitur dhe autorët pjesëmarrës në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars.

Këtë fazë e kaluan 258 filma, 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 224 të shkurtër.

Sipas traditës edhe në këtë edicion konkurimi do të ndiqet nga disa juri, të përbëra me personalitete të njohura të kulturës, kinemasë dhe medias në rajon dhe më gjerë. Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga Clemens Erbach regjisor nga Gjermania, Isabelle Welter producente nga Austria, Rusomir Bogdanovski skenarist dhe pedagog i skenarit nga Maqedonia, Genc Përmeti skenarist dhe producent nga Shqipëria, Luan Kryeziu regjisor dhe skenarist nga Kosova, shkruan rtv21.tv.

Juria e filmit të shkurtër, e përbërë nga: Dominik Streib pedagog nga Gjermania, Kimete Berisha zyrtare e larte e kinematografisë nga Kosova, dhe Eliodor Markja regjisor montazhi.

Juria e medias, e përbërë nga: Ylli Sula drejtor i Çelësi Media Grup nga Shqipëria, Kamuran Goranci drejtues i Divizionit të Arteve në MKRS nga Kosova dhe Eda Merepeza – gazetare dhe përkthyese.

Edicionin e pestë të “Dea International Film Festival” e mbështet Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, si dhe Bashkia e Sarandës./ KultPlus.com

Dea Open Air, Kinemaja dhe imazhi i Europës në brigjet e Jonit

Prej datës 27 gusht deri në 2 shtator në Sarandë shtrohet tapeti i kuq i kinemasë; prej katër vitesh në qiell të hapur mbahen ditët e festivalit ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”, një kalendar i pasur për nga tematika dhe vendet pjesëmarrëse që do të ballafaqojë kinemanë bashkëkohore dhe individualitetin në filma autor

Në datat 27 Gusht deri më 2 Shtator 2017, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air do të zhvillojë edicionin e tij të katërt. Festivali vijon traditën e të qenit vizitor në stolinë e rivierës shqiptare, Sarandë. Shfaqjet Open Air do të organizohen në Kinema Limani dhe Kinema Bougainville. Në Kinema Limani është planifikuar të organizohet Ceremonia zyrtare e Hapjes së Edicionit IV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air Sarandë – 2017, si edhe do të ofrohen dy programet kryesore të festivalit: programi i Filmit me Metrazh të Gjatë dhe programi i Filmit të Shkurtër. Në Kinema Bougainville është menduar të organizohet për herë të parë programi “Miqtë e Kinemasë”, me shfaqje speciale filmash jashtë konkurrimit si edhe Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit IV të Dea Open Air Festival Sarandë – 2017.

Numri i aplikantëve të DEA OPEN AIR ka ardhur në rritje nga viti në vit. Edhe edicioni i sivjetmë konfirmon të njëjtën tendencë rritëse. Të gjithë aplikuesit dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit. Ata vijnë jo vetëm nga vendet europiane, por edhe më gjerë, çka i jep pjesëmarrjes një gjeografi ndërkontinentale. Filmat e paraqitur dhe autorët pjesëmarrës në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë menduar të përfshijnë sivjet 6 filma të gjatë për Seksionin e filmit me metrazh të plotë ose konkurrimin kryesor, si dhe 35 filma në Seksionin e filmit të shkurtër. Vetë filmi i shkurtër ofrohet këtë vit në dy nënkategori: konkurrim ndërkombëtar dhe konkurrim studentor. Kategorizimi reflekton natyrën e krijimtarisë dhe profilin e autorëve të tyre. Programi special “Miqtë e Kinemasë” do të ofrojë edhe 6 filma të tjerë me metrazh të plotë, ku përfshihen tituj të përzgjedhur filmash, të prodhuar nga autorë të huaj dhe vendës. Për drejtorin e DEA OPEN AIR, Edmond Topi, “Kinemaja, që prezantohet këtë vit në programin kryesor të festivalit paraqet imazhin e Europës, ku dëshirojmë të shkojmë dhe të cilës duam t’i përkasim – një imazh, për këtë arsye tepër të vlefshëm për t’u njohur dhe promovuar. Kësaj prezence europiane i rri me dinjitet në krah edhe një buqetë e vërtetë gjetjesh, trajtimesh dhe individualitetesh nga e gjithë bota, që festivali planifikon t’u ofrojë të ftuarve të vet profesionistë dhe publikut të interesuar në programin e filmit të shkurtër”.

Sipas traditës edhe në këtë edicion konkurrimi do të ndiqet nga disa juri, të përbëra me personalitete të njohura të kulturës, kinemasë dhe medias në rajon dhe më gjerë.

Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga: Veton Surroi (shkrimtar dhe publicist – Kosovë), dr. Cathy de Haan ( studiuese e filmit dhe komunikimit – Gjermani), Mevlan Shanaj (regjisor – Shqipëri), Zhaklina Oshtir (aktore, Mal i Zi), Agron Vula (regjisor dhe producent – Kosovë) do të ndjekë programin e filmit me metrazh të gjatë, si edhe do të akordojë çmimet DEA për Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor; Fotografinë/Kameran më të mirë; Skenarin më të mirë, Regjinë më të mirë dhe Filmin më të mirë në konkurrimin e filmit të gjatë. Kjo juri ndan çdo vit edhe Çmimin Special të destinuar për kontribute të spikatura të artistësh të rinj me karrierë premtuese në kinematografi.

Juria e filmit të shkurtër, e përbërë nga: Natasha Lako (poete dhe skenariste); Ema Andrea (aktore) dhe Sokol Krasniqi (grafist) do të ndjekë programin e filmit me metrazh të shkurtër, si edhe do të akordojë çmimet DEA për Montazhin më të mirë dhe Regjinë më të mirë në konkurrimin e filmit të shkurtër, Filmin e shkurtër më të mirë si edhe dy çmime, që ndahen nga partnerët mediatikë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. DEA për Angazhim qytetar (Çmimi i TV Klan) dhe DEA për Idenë më të spikatur (Çmimi i RTV 21 – Kosovë)

Juria e medias, e përbërë nga: Astrit Idrizi (regjisor dhe producent), Violeta Murati dhe Shpresa Dine – gazetare. Sfidë e Edicionit të Katërt të DEA OPEN AIR mbetet afrimi i audiencave me filmin. Për këtë qëllim krahas promovimit të aktivitetit dhe produktit filmik në qytet dhe në media, DEA në bashkëpunim me Neptun Saranda do të organizojë dhe një llotari, në fund të të cilit do ndahet sivjet Çmimi i publikut. Pjesëtarët e publikut do të pajisen në hyrje të kinemasë me një formular vlerësimi për filmin, të cilin do ta dorëzojnë kur të largohen. Formularët e mbledhur do të shërbejnë si bileta për llotarinë dhe si bazë vlerësimi për Çmimin e publikut.

Sivjet për herë të parë do të ndahen dy çmime publiku – meqë në gjininë e filmit të shkurtër konkurrojnë edhe 20 studentë, një juri e përbërë nga studentë të Universitetit Mesdhetar do të ndajnë çmimin DEA për Filmin më të mirë studentor. Edicionin e Katërt të DEA International Film Festival e mbështet Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, të cilat së bashku me Bashkinë e Sarandës krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota. Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera europiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon./Mapo.al/