Talenti i fshehtë i Keira Knightley, aktorja luan këngën “Despacito” me goditje në dhëmbë

Aktorja e famshme, Keira Knightley, duket se është një femër me talente të shumta.

Britanikja e popullarizuar e ka befasuar nikoqirin Jimmy Fallon duke demonstruar se si mund te luajë hitin “Despacito” në dhëmbët e saj.

Gjatë një interviste në emisionin The Tonight Show, 33-vjeçarja është pyetur nëse ka talente të fshehura, ndërsa një prej atyre që e ka treguar është se mund të luajë me dhëmbë.

Kjo formë e artit ka të bëjë me nxjerrjen e tingujve përmes goditjes me gishta në dhëmbë, ndërsa Keira ka treguar se si e ka mësuar këtë truk.T

“Ishte një djalë në shkollë kur isha rreth shtatë ose tete vjeçe dhe shkoi në një talent shou në televizion dhe luante me dhëmbët e tij.

“Kështu, të gjithë në shkollën tonë e pëlqenin atë që bënte ai dhe filluan të luanin me dhëmbë”, ka treguar Knightley për këtë talent të sajin. / Telegrafi / KultPlus.com

“Despacito” thyen rekordin e ri (VIDEO)

Në fillim të gushtit, kënga latine “Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee u kurorëzua si videoja më e shikuar në historinë e YouTube me 3 miliardë shikime.

Shumë njerëz parashikuan se popullariteti i saj do të zbehet pas pranverës dhe suksesit të paparë të saj, shkruan Forbes.

Të mërkurën, ajo vazhdoi në një tjetër rekord duke u bërë videoja e parë në YouTube e cila arrin ndonjëherë katër miliardë shikime. Dhe e ka bërë këtë me një ritëm të mahnitshëm, pa shenja të
ngadalësimit.

“Despacito” është një këngë ‘reggaeton’ romantike me një apel global, sepse ky zhanër është një përzierje e hip-hop dhe ritmeve të Karaibeve. / KultPlus.com