Çelet në galerinë e arteve në Berat, ekspozita In Memoriam ‘Nexhi Musaj dhe miqtë’

Ekspozita In Memoriam “Nexhi Musaj dhe miqtë” çeli dyert në galerinë e arteve “Eduart Lear” ne Berat, në përkujtim të veprës së piktorit beratas dhe themeluesit të Galerisë së Arteve të qytetit, i ndarë nga jeta para pak kohësh.

Piktori Musaj do te kujtohet përherë si artisti me vlera të mëdha për qytetin duke lënë gjurmë të mëdha në themelimin e galerisë.

Me pikturat e tij artisti Musaj la shpirtin e tij për Beratin, pasi pjesa më e madhe tyre i janë kushtuar atij.
Në ekspozitë u shfaqën punimet më të mira ndër vite të piktorit Nexhi Musaj.

Ekspozita In Memoriam “Nexhi Musaj dhe miqtë” do të qëndrojë e hapur për një javë për të gjithë artëdashësit./BalkanWeb/ KultPlus.com