Dhjetë filma të animuar shqiptarë shfaqen në një program të veçantë në Francë

Dhjetë filma të animuar shqiptarë nga fondi i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit do të shfaqen në një program origjinal të kuruar nga Louise Burkart, kuratore dhe restauratore e Arkivit Gjerman të Filmit.

Kjo dhjetëshe është një përzgjedhje e prodhimit të viteve ’80 dhe ’90 nga autorë si Stefan Taçi, Artur Dauti dhe Boris Ikonomi, Artan Maku, Shaqir Veseli, Gëzim Qendro, Albert Malltezi, Rikarda Nova dhe Ergys Faja.

Disa prej titujve shfaqen për herë të parë jashtë vendit në realizimin e kësaj  shfaqje për publikun parizien.

Filmat e animuar do të shfaqen në kinemanë Forum “des images” në qendër të qytetit në Châtelet – Les Halles, në dt 22 Tetor, ora 18:30.

Gjëra që nuk ndryshojnë – Stefan Taçi

Kënga e Fundit – Artan Maku

Fetish – Albert Malltezi

Guernica – Shaqir Veseli

Loja e Djallit –  Rikarda Hova dhe Ergys Faja

Ëndrrat nuk vdesin – Robert Qafzezi

Sizifi – Stefan Taçi

Parrulla – Gezim Qendro

Zëri i Tokës, Zëri i Gjakut – Artur Dauti dhe Boris Ikonomi. / KultPlus.com