Sot, Dita Botërore e Biçikletës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka shpallur 3 qershorin, Ditën Botërore të Biçikletës.

Ky vendim u mor duke pranuar veçantinë, jetëgjatësinë dhe shkathtësinë e biçikletës, e cila ka qenë në përdorim për 2 shekuj. Biçikleta është një mjet transporti i thjeshtë, i përballueshëm, i besueshëm, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin, duke nxitur kujdesin ndaj mjedisit dhe shëndetit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infrastruktura e sigurt për ecje dhe çiklizëm është gjithashtu një rrugë për arritjen e barazisë më të madhe shëndetësore.

Për pjesën më të varfër të shoqërisë, ecja dhe çiklizmi mund të ofrojnë një formë transporti duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, tumoreve të caktuara, diabetit dhe madje edhe vdekjes. Prandaj, përmirësimi i transportit aktiv nuk është vetëm i shëndetshëm; është gjithashtu e barabartë dhe me kosto efektive.

Biçikleta është edhe traditë. Të gjithë kemi kujtime të bukura të kalimit nëpër lagjen tonë si fëmijë me biçikletat tona të preferuara me aksesoret e tyre si zile dhe shporta. Shumë prej nesh, sot udhëtojnë për në punë me biçikletë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë blerjen e një biçiklete si një mënyrë të përditshme transporti dhe investim në shëndetin fizik./atsh/KultPlus.com