Arkivat, 135 mijë fotografi origjinale

Si sot, më 19 gusht 2010, u shpall Dita Botërore e Fotografisë.

Në këtë ditë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) përcolli revolucionarizimin e kryer në Fototekën që ka nën zotërim, përmes dixhitalizimit të shërbimeve të ofruara.

Fototeka e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) është një njësi e krijuar me fotografi të mbledhura gjatë viteve që nga themelimi i AQSH-së, si edhe prej dhurimeve të ndryshme. Sot, kjo Fototekë numëron rreth 135.000 fotografi origjinale. Prej tyre, rreth 41.000 fotografi i përkasin veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve dhe Shqipërisë deri në vitet 1944; rreth 43.000 fotografi i përkasin fondit të Insitutit Luce gjatë periudhës së pushtimit Italian, prej tyre 17.000 fotografi janë ekzemplarë tepër të rallë, ndërsa rreth 13.000 fotografi në negative(xham ose film).

Mbi 90 % e kategorive të lartpërmendura të fotografive janë dixhitalizuar dhe mund të aksesohen përmes platformës “Fototeka Online”. Fototeka, që deri pak vjetësh mund të aksesohej vetëm në Sallën e Studimit të DPA-së, është e dyta më e madhe në Shqipëri për fotografitë e periudhës përpara vitit 1944, pas fototekës Marubi.

Fototeka tashmë është online për të gjithë dhe është tepër e thjeshtë për t’u përdorur nga publiku përmes faqes fototeka.arkiva.gov.al/. Në këtë platformë, të gjithë të interesuarit jo vetëm që mund të shohin në format të dallueshëm fotografitë FALAS, por mund t’i blejnë ato automatikisht online, në rezolucion të lartë, duke kryer një pagesë minimale (100 lekë për fotografi). Po ashtu, platforma është interaktive, ku çdokush mund të sugjerojë elementet përshkruese të fotografisë që mund të mos njihen nga specialistët e fushës (si emrat e personave që shfaqen në të, vendet, relievin, përshkrimin, kohën e kryerjes), duke mundësuar një bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucionit dhe të gjithë të apasionuarëve pas historisë dhe fotografisë./ atsh/ KultPlus.com

Sot, Dita Botërore e Fotografisë

Fotografia i ka fillet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si ”dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë do të njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ”ngrijnë” momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka ”Marubi” përfshinë fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër.

Sot Dita Botërore e Fotografisë

Fotografia i ka fillet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si ”dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë do të njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ”ngrijnë” momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka ”Marubi” përfshinë fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër.

Sot, Dita Botërore e Fotografisë

Fografia i ka fillimet te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”, e cila përfshinë fotografi të vjetra 150 vjet, e të cilat ruhen në Shkodër.

Arti i fotografisë është padyshim i veçantë. Në hisotrinë e popullit shqiptar, ka hyrë fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë dhe u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999. Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre,   ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën. /KultPlus.com