Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare: Shqiptarët nga të fundit në Evropë që flasin mbi një gjuhë

21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke shënuar diversitetin kulturor dhe shumëgjuhësinë.

Evropianët janë shumë të mirë me gjuhët: rreth 65 përqind e popullatës së këtij kontinenti mund të flasë së paku një gjuhë, përveç gjuhës amtare.

Shqiptarët qëndrojnë larg në këtë aspekt. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e 31-ta në Evropë me 40 përqind, transmeton KlanKosova.tv.

Pas saj janë vetëm Britania e Madhe, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga vendet tjera të rajonit, në listë nuk ndodhet vetëm Kosova.

Më poshtë gjeni përqindjen nga më e vogla deri tek më e madhja sa i përket përqindjes së të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë. / KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

24 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ndërsa Asambleja e Kombeve të Bashkuara e adoptoi këtë rezolutë më 2002.

Që prej asaj date, çdo vit vihet theksi tek vlera universale që mbart shumëllojshmëria gjuhësore e kombeve. Gjuha, si njësi e pandashme kulturore e vendeve, shërben jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si simbol përbashkësie.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, shqipja jonë “sa e bukur, sa e vlerë” ka qenë një rojtare e përhershme e identitetit tonë kombëtar, duke kristalizuar përpjekjet për shtetformim.

DPA sjell dokumentin, me anë të të cilit, atdhetari Jani Vreto I kërkonte Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Dituria” në Bukuresht, marrjen e librave në shqip, të nevojshëm sipas tij për ruajtjen e gjuhës.

Ndërkohë këtë vit, UNESCO e vë theksin tek shumëgjuhësia dhe domosdoshmëria për ta tranformuar arsimin në këtë drejtim.

Gjithashtu UNESCO kujton se 40% e popullatës në rang global nuk kanë akses as tek mësimi i të paktën një gjuhe, asaj që flasin apo kuptojnë.

Sipas të dhënave të OKB, cdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë pas një kulturë të tërë dhe një pasuri intelektuale. Nga 6000 gjuhët që fliten sot në botë, 43% e tyre janë në kërcënimin e zhdukjes. / KultPlus.com