Laureati rus i Nobelit nxjerr medaljen e artë në ankand, e dhuron për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Gazetari Dmitry Muratov, ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand çmimin “Nobel për paqen”, fituar marsin e këtij viti dhe paratë do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët refugjatë ukrainas, që janë larguar nga pushtimi rus.

Ofertat do të pranohen deri më 20 qershor, sipas shtëpisë së ankandeve “Heritage Auctions”, me qendër në Dallas, Teksas.

Të ardhurat do t’i jepen UNICEF-it, për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve ukrainas. Kjo ditë, përkon dhe me ditën ndërkombëtare të refugjatëve.

Në një intervistë muajin e kaluar, Muratov tha se dëshiron ta bëjë ankandin për të ndihmuar në mbështetjen e ukrahinasve që u larguan nga vendi i tyre, për shkak të pushtimit, duke e quajtur situatën e krijuar, një tragjedi të vërtetë.

“Ne kemi kuptuar se, për të ndihmuar fëmijët e Ukrahinës, mund dhe duhet të dhuroni gjënë më të çmuar dhe më të rëndësishme që keni. Dhe ne kemi vendosur të nxjerrim në ankand, medaljen e artë NOBEL”, – shkran gazetari i njohur, në “Twitter”. /KultPlus.com

Fituesi rus i çmimit Nobel për Paqe thotë se ndihet i turpëruar për situatën në Ukrainë

Gazetari rus dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, ka thënë se ai dhe kolegët e tij janë “të pikëlluar” për pushtimin.

Dmitry Muratov, i cili redakton gazetën “Novaya Gazeta”, një nga pak botimet e pavarura të mbetura të Rusisë, thotë “Ashtu si pikëllimin, ne po përjetojmë edhe turpin”.

Ai akuzon Putinin se po luan me një buton bërthamor sikur të ishte një çelës kyçi i një makine të shtrenjtë dhe pyet “Çfarë më pas – një goditje bërthamore?”.

“Unë nuk shoh ndonjë interpretim tjetër të fjalëve të Vladimir Putin për “një armë ndëshkimi””, tha ai.

Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 si mirënjohje për luftën e tij për lirinë e shprehjes në Rusi .