DokuFest hap thirrjen për aplikime të filmave për edicionin e 22-të

DokuFest hapë thirrjen për aplikime të filmave për edicionin e 22-të i cili do të mbahet prej datës 6-14 gusht, 2023, përcjell KultPlus.

Paraqitja në Festival është e hapur për dokumentarë të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë, si dhe për filma të shkurtër artistikë, animacione dhe eksperimentale. Edicioni i radhës i festivalit do të mbahet nga data 06-14 gusht 2023 në Prizren të Kosovës.

Filmat mund të dorëzohen ekskluzivisht përmes platformës online të paraqitjes FilmFreeway.

Për të dorëzuar dhe për të hyrë në rregullat dhe rregulloret e plota të festivalit, vizitoni faqen e paraqitjeve të Filmit Freeway.

“Ne kërkojmë vepra të reja të pavarura që eksplorojnë kufijtë, sfidojnë audiencën, eksperimentojnë me stilin dhe teknikën ose frymëzojnë me kreativitet”.

DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si Top 25 Festivalet më të bukura të Filmit nga Filmmakers Magazine, ai mbush kinematë dhe vendet e improvizuara të shfaqjes rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash të zgjedhur.

I themeluar në vitin 2002, me synimin për të rigjallëruar kinemanë dhe jetën kulturore në Prizren, DokuFest u bë ngjarja më e madhe kulturore në vend dhe një nga festivalet më të mira të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë. Në vitin 2022 DokuFest u ftua nga Akademia Evropiane e Filmit për t’iu bashkuar 28 festivaleve të tjera të filmit në nominimin e një filmi të shkurtër për Çmimet prestigjioze të Filmit Evropian.

Afati i rregullt i dorëzimit është 28 shkurt 2023. / KultPlus.com