Filmi i ri dhe dokumentari i “Paranormal Activity” publikohen në tetor

Një pjesë e re e “Paranormal Activity” do të lansohet në tetor, bashkë me një dokumentar.

Filmi i shtatë me radhë i zhanrit horror do të lansohet në shërbimin e transmetimit “Paramount+” në SHBA.

Dokumentari po ashtu do të lëshohet bashkë me të dhe tregon mbi krijimin e filmit dhe xhirimet e tij, shkruan NME.

“Paranormal Activity” u lansua më 2007, dhe i dha fund me pjesën “Paranormal Activity: The Ghost Dimension” më 2015. U promovua si filmi i fundit para se të zbulohej edhe filmi i shtatë. / KultPlus.com