Ed Sheeran: Ceremonitë për ndarjen e çmimeve janë të mbushura plot me fyerje dhe urrejtje

Pasi mori pjesë në ‘MTV Video Music Awards’ në Nju Jork, këngëtari Ed Sheeran i përshkruan këto ngjarje si ngjarje të mbushura plot me njerëz që duan që njerëzit e tjerë të dështojnë, transmeton KultPlus.

Ai i ka përshkruar ato si “të tmerrshme” dhe pranoi se ai shpesh i lë këto ngjarje duke u ndjerë i trishtuar.

Pas paraqitjes së tij në ‘MTV VMA’ në Nju Jork më 12 shtator, ai tha për Audacy’s The Julia Show: “Këto ngjarje janë të mbushura me pakënaqësi dhe urrejtje ndaj të tjerëve dhe është një atmosferë mjaft e pakëndshme. Thjesht shumë njerëz duan që njerëzit e tjerë të dështojnë dhe kjo nuk më pëlqen. “

Ai e largoi fajin nga kolegët e tij muzikantë duke thënë se “të gjithë artistët janë njerëz të ëmbël, por ata janë të rrethuar nga entuziastë që duan që edhe ata të fitojnë.”

Sheeran tha se ceremonitë amerikane ishin më të këqija se ato në Mbretërinë e Bashkuar, ku “të gjithë dehen dhe askush nuk kujdeset vërtet se kush fiton ose humbet”.

Ai tha se ndjenjat e tij ishin të zakonshme në mesin e bashkëmoshatarëve të tij. “Njerëzit kanë të njëjtën ndjenjë si unë në ato shfaqje çmimesh. Unë kam folur me njerëzit dhe ata thonë: ‘Unë thjesht u ndjeva në depresion më vonë… Është një atmosferë vërtet, vërtet e tmerrshme të jesh atje. Unë gjithmonë largohem duke u trishtuar dhe nuk më pëlqen. “./KultPlus.com

Ed Sheeran mban koncert falas

Ed Sheeran ka mbajtur një koncert në falas për të githë fansat e tij për arsye se festoi 10 vjetorin e albumit të tij debutues.

Artisti dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn u panë teksa po dilnin nga ‘O2 Shepherd’s Bush Empire” në Londër, shkruan daily mail.

Muajin e kaluar, Ed ka njoftuar albumin e tij të ardhshëm, i cili shqiptohet (=) i barabartë dhe do të publikohet më 29 tetor.

Kantautori gjithashtu ka bërë të ditur se albumi i ti do të përmbaj 14 këngë, ku përfshihet edhe kënga, Visiting Hours.

Krijuesi i hitit ”Thinking Out Loud” theksoi se albumi është “vërtet personal” dhe konfirmoi se ai e sheh pjesën si “rekordi i tij në moshë madhore”, pasi u bë baba dhe u martua që kur lëshoi ​​albumin e tij të fundit.

Ed ka treguar se jeta e tij ka ndryshuar aq shumë vitet e fundit pas martesës e sidomos pas lindjes së vajzës së tij,  Lyra Antarktida.

”Unë e shoh atë si rekordin tim të ardhjes në moshë dhe mezi pres të ndaj këtë kapitull tjetër me ju”, ka thënë Ed./KultPlus.com

Albumi i ri i Ed Sheeran, vizioni i tij për jetën

Ed Sheeran ka njoftuar hollësitë e albumit të tij të ri “=” (Equals), që do të publikohet më 29 tetor nga Asylum Records.

Së bashku me njoftimin, Ed Sheeran publikoi gjithashtu një këngë të re, “Visiting Hours”, e përfshirë në album së bashku me një performancë video.

“=”, albumi i katërt në serinë e titulluar me simbole matematikore, është vepra më e plotë e Edit, një artist në evolucion të vazhdueshëm, i cili nuk pushon së kërkuari mënyra të reja.

Është një koleksion këngësh që janë kompozuar në harkun kohor të katër viteve, pas publikimit të albumit fitues i shumë çmimeve “ö” (Divide), ku Sheeran thekson përvojat e fituara dhe njerëzit që takoi gjatë eksplorimit të dritëhijeve të ndryshme të dashurisë (“The Joker And The Queen”, “First Times”, ‘”2step”), të humbjes (“Visiting Hours”), të elasticitetit (“Can’t Stop The Rain”) dhe të atësisë (“Sandman”,”Leave Your Life”), ndërsa analizon karrierën dhe realitetin e tij (“Tides”).

Nga pikëpamja muzikore “=” përfshin të gjithë botën e tij: nga këngët klasike me kitarë me balada të përjetshme, deri në momentet më euforike dhe me një prodhim më të ndërlikuar, siç është kënga e parë që lëshoi ​​këtë verë, “Bad Habits”.

Vizioni personal i Sheeran për jetën shprehet i gjithi në “=”.

“=” (Equals) është një album shumë personal dhe do të thotë shumë për mua. Jeta ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit, u martova, u bëra baba, humba miq dhe në album unë reflektoj për të gjitha këto. Unë e shoh atë si një album pjekurie dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju”, komentoi Sheeran.

I shkruar dhe regjistruar në Suffolk, Londër, Suedi dhe Los Angeles, albumi u prodhua nga FRED (No. 6 Collaborations Project), Johnny McDaid (Divide) dhe vetë Sheeran, me kontribute shtesë nga Steve Mac, Joe Rubel, Amy Wadge , Foy Vance, Elvira Anderfjard, David Hodges, Andrew Watt, Lou Bell, Natalie Hemby dhe Ben Kweller.

Kopertina e albumit është një ansambël i gjallë fluturash që simbolizojnë një “jetë të re”, lajtmotivi i albumit, i pikturuar në një vizatim abstrakt i bërë nga Ed Sheeran. / KultPlus.com

Ed Sheeran paralajmëron albumin e ri

Kantautori i njohur britanik, Ed Sheeran, ka paralajmëruar se albumi i tij i pestë “=” do të publikohet më 29 tetor. Ai ka postuar pamjet e albumit të ri, në të cilin shfaqen përplot flutura.

Duke folur në rrjetin social Instagram gjatë pushimeve me familjen e tij, ai ka thënë se fotografitë përfaqësojnë një jetë të re.

“Unë kam përjetuar, gjatë katër vjetëve të fundit, gjëra të ndryshme në jetë, përfshirë martesën, lindjen e një fëmije, humbjen e një shoku”, ka thënë Sheeran.

Ai ka performuar këngën e re “Visiting Hours” gjatë paraqitjes së drejtpërdrejtë në Instagram, e cila është publikuar së bashku me njoftimin.

Albumi përmban 14 këngë, të cilat Sheeran ka thënë se i ndau nga një listë shumë më e gjatë e këngëve në atë që e quajti si proces të mundimshëm.

“Të gjitha e kanë vendin e vet – i dua, mendoj se është puna më e mirë që kam bërë, është kohezive dhe më bën të ndihem mire”, ka thënë ai.

Në korrik, kënga kryesore “Bad Habits” u bë hiti i 10-të në Mbretërinë e Bashkuar dhe i ka kaluar shtatë javët e fundit në pozitën numrin 1 të toplistave.

Kënga tjetër nga albumi “=” do të publikohet më 10 shtator. Në një deklaratë të shkruar së bashku me albumin, Sheeran tha se “=” është hit i ardhshëm.

Pas publikimit të albumit të tij të tretë më 2017, “÷”, Sheeran nisi një turne botëror që zgjati dy vjet e gjysmë dhe u bë turneu me fitimin më të madh dhe më të ndjekur të të gjitha kohërave, duke gjeneruar 567 milion funte nga 260 koncerte dhe 8.5 milionë nga biletat e shitura.

Gjatë turneut ai përfundoi një album bashkëpunues me yje, duke përfshirë Justin Bieber, Eminem dhe Stormzy, “No 6 Collaborations Project”, i publikuar në vitin 2019.

Ashtu si të gjitha albumet e tij ai zuri vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu krijoi pesë single në Mbretërinë e Bashkuar, tri prej të cilave arritën vendin e parë në lista muzikore. / KultPlus.com

Ed Sheeran do të performojë në eventin e UEFA Euro 2020

Ed Sheeran ka njoftuar se do të mbajë një koncert virtual nga Ipswich Town si pjesë e UEFA Euro 2020 Show.

Koncerti, nëpërmjet të cilit do të prezantojë dhe këngën e re, do të transmetohet live nga llogaria e artistit në TikTok dhe adhuruesit e muzikës së tij do të mund ta shohin falas.

Koncerti do të zhvillohet më 25 qershor, por për ata që nuk arrijnë ta shikojnë atëherë, transmetimi do të përsëritet më 26 qershor dhe 9 korrik.

Kjo do të jetë shfaqja e parë e madhe që Sheeran ka mbajtur që nga koncerti i fundit në Chantry Park në Ipswich në Gusht 2019.

“Mezi po pres të përformoj në TikTok në UEFA EURO 2020 Show drejtpërdrejt nga Portman Road. Është një vend që e dua dhe po pres me padurim të interpretoj disa adhurime të fansave, si dhe këngën time të re për herë të parë! Shihemi më 25 qershor.“, është shprehur artisti britanik./ KultPlus.com

Ed Sheeran nga tash do të jetë fytyra e re e Tik Tokut (VIDEO)

Këngëtari i poput po rikthehet me muzikë të re, e njëkohësishtë do të jetë edhe fytyra e re e aplikacionit Tik Tok.

Ai ka nënshkruar kontratë me shumë të majme, shkruan The Sun.

Sheeran dhe Courtnet Cox rikrijuan vallëzimin e karakterit të saj në serialin Friends, i cili u bë virale pasi e bëri me vëllaun e saj në ekran Ross që u luajt nga David Schëimmer.

“Kishim një ribashkim tonën këtë fundjavë.” ka shkruar ditë pasi kasti u rikthye.

Ed Sheeran pauzoi në dhjetor të vitit 2019 dhe u bë baba në vitin e kaluar./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=olEHxIlI_w0&feature=emb_logo

Ed Sheeran së shpejti me bend muzikor

Ylli i njohur i muzikës, Ed Sheeran, ia ka shtuar një bend muzikor performancave të tij live.

Kantautori 30-vjeçar, për të bërë muzikë në skenë gjithmonë e ka shfrytëzuar pajisjen e njohur me emrin ‘loop’, por tani thotë se mendon që ka nevojë për një bend të plotë për të sjell performanca sa më të mira.

“Për herë të parë do ta shfrytëzojë një bend për të më shoqëruar në skenë, dhe më duket sikur një fazë e re në karrierën time. Më herët kam interpretuar i shoqëruar nga një bend, vetëm kur më është kërkuar nga emisionet televizive. Unë kam 15 vjet që performojë me pajisjen ‘loop’ dhe tani doja të provoja diçka më ndryshe. Ajo që më dukej si pjesa më e dobët e turneut tim, ishte se disa nga këngët e mia kishin vërtetë nevojë për një bend, që të tingëllonin më mirë”, ka deklaruar këngëtari.

Ed Sheeran ka një vit e gjysmë që është shkëputur nga muzika për t’u fokusuar në familjen e tij, Gruan Cherry Seaborn dhe vajzën e tyre të vogël, Lyra Antarctica.

Gjatë kësaj pauze ai po ashtu ka punuar rreth albumit të katërt muzikor, dhe sipas parashikimeve të tij kënga me të cilën në njëfarë forme rikthehet në skenë, do të jetë shumë më ndryshe.

Ylli i hitit “Castle on the Hill” i cili shquhet si një prej muzikantëve më të mëdhenj në botë, albumin e fundit e lansoi në vitin 2019. Me titull, “No.6 Collaborations Project”, ky album ishte i mbushur me yje të njohur të skenës, si Stormzy, Justin Bieber, Camila Cabello, Cardi B dhe të tjerë.

Kurse në dhjetor të vitit 2020, Sheeran i trajtoi fansat me një videoprojekt të ri me titull “Afterglow”. Kënga i numëron më shumë se 87 milionë klikime në platformën muzikore. /koha/ KultPlus.com

Ed Sheeran planifikon rikthimin në muzikë

Ed Sheran i cili për më shumë se një vit e gjysëm është shkëputur nga skena muzikore, është spikatur duke xhiruar një videoklip të ri në Londër, përcjell KultPlus.

“Ishte e qartë se diçka e madhe po ndodhte. Të pranishme kishte shumë kamera dhe njerëz që punonin përreth, si dhe vendi ishte rrethuar nga sigurimi. Nuk është zakonshme që ta shohësh një superyll të muzikë, më kulmin e një qendre tregtare. Ngase Sheeran është shumë i famshëm ishte fare e lehtë të identifikohej, dhe ai dukej i thjeshtë me kitarën e tij në dorë. Menjëherë u spekulua se këngëtari ishte duke xhiruar videoklip, por ai dukej shomë cool duke qeshur dhe duke i përshëndetur disa të rinj që ishin mbledhur përreth për ta takuar atë. Ishte një eksperiencë e pabesueshme”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën “The Sun”. / KultPlus.com

Piktura e këngëtarit Ed Sheeran mbledh më shumë se 51 mijë dollarë

Një pikturë e Ed Sheeran ka mbledhur më shumë se 51 mijë dollarë për një organizatë bamirësie të kancerit.

Kampanja e Kancerit në Suffolk, kishte organizur një lotari, ku persona të ndryshëm mund të ishin fitues të pikturës, vetëm me blerjen e një bilete 20 dollarëshe.

Vepra artistike abstrakte shumëngjyrëshe e 30-vjeçarit,e titulluar Splash Planet, u fitua nga Claire Faynor nga Vermonti.

CCis- Fushata e Kancerit në Suffolk ka mbledhur rreth 51 mijë dollarë përmes shitjes së biletave dhe donacioneve të ndryshme.

Karen Hire, shefja ekzekutive e CCiS tha se ishte tejet e kënaqur nga përkrahja.

Këngëtari, Sheeran më parë dhuroi një pikturë tjetër, të quajtur Dab 2, në një ankand bamirësie, ku u shit për 40 mijë dollarë.

Sheeran tha se piktura ishte “një nga ato më të shkëlqyerat” e parë në kopertinën e këngës së tij, Afterglow.

Sheeran pikturoi Splash Planet dhe Dab 2 pas turneut të tij botëror Divide, i cili përfundoi me një seri koncertesh të kthimit në Ipswich në 2019./ KultPlus.com

Ed Sheeran paralajmëron publikimin e albumit të ri

Ed Sheeran shfrytëzoi 30 vjetorin e tij, për të paralajmëruar ardhjen e albumit të katërt, përcjell KultPlus.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Sheeran teksa theksoi se ishte i veshur njësoj siç kishte qenë si 3 vjeçar, ai shtoi se albumi i ri do të vie këtë vit.

Ky album pritet të ketë titullin me simbolika matematikore, si ato të mëparshmet “Plus”, “Multiply”, dhe “Divide”.

Krahas një fotoje të tortës së tij të ditëlindjes dhe një fotoje të tij si fëmijë, i veshur si një pirat, ai shkroi: “30 sot. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të mrekullueshme, ndihem shumë i dashur”. / KultPlus.com

Artisti Ed Sheeran publikon këngën më të re

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ed Sheeran ka sjellur një këngë të re, shkruan KultPlus.

“Afterglow” mban emrin vepra më e re e kantautorit, me të cilën gëzoj artdashësit e tij. Në videoklipi i këngës shihet Sheeran duke performuar me kitarën e tij në një ambient të hapur.

Sheeran kur e paralajmëronte publikimin e këngës së tij, ka theksuar  se “Afterglow” e kishte shkruar vitin e kaluar.

“Përshëndetje të gjithëve. ‘Afterglow’ është një këngë të cilën e kam shkruar vitin e kaluar, dhe të cilat doja ta lansoja për ju. Nuk është kënga e parë e albumit të ardhshëm, por është thjeshtë një këngë dashurie, andaj shpresoj se edhe ju do ta pëlqeni atë. Shijojeni projektin tim të ri! Gjithashtu ju uroj festa të sigurta dhe të lumtura. Tani është koha t’i kthehem në rolin e babait”, kishte shkruar Ed Sheeran.

Ed Sheeran mbetet një ndër këngëtarët më të famshëm botëror. / KultPlus.com

Ed Sheeran i dhuron 10,000 funte spitalit ku ishte trajtuar gjyshja e tij

Ed Sheeran i ka dhuruar 10,000 funte spitalit në të cilin ishte trajtuar gjyshja e tij në javët e fundit të jetës.

Paratë do të shpenzohen për krijimin e një kopshti në spital, instrumente muzikore që do të përdoren nga pacientët me probleme mendore dhe ata me nevoja të veçanta.

Sipas The Sun, kopshti veçse ka filluar të punohet, përcjell FemaleFirst.

Këngëtari kishte thënë në fillim të vitit se kishte vizituar çdo ditë gjyshen e tij në spital, derisa ajo ishte buzë vdekjes.

“Kujdesi që mori ajo ishte i mrekullueshëm; njerëzit që punonin atje ishin të dashur, të përkushtuar, të buzëqeshur dhe të kujdesshëm”, kishte thënë ai./ KultPlus.com

Ed Sheeran shkëputet nga muzika, në pritje të bëhet baba

Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtari, 29 vjeç dhe Cherry, 27 vjeç, të cilët u takuan për herë të parë në shkollë, thuhet se i ndajnë vetëm pak javë nga të qenët prindër, pasi e mbajtën shtatzëninë sekret gjatë izolimit të COVID-19, shkruan IconStyle të mërkurën.

“Izolimi ishte një justifikim i përsosur për të mos u dukur, por gjërat po afrohen dhe nga emocioni i madh ata kanë filluar t’ia tregojnë lajmin miqve dhe familjes. Ata po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të lumtur për ta dhe mezi po presim”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Lajmi vjen pasi këngëtari Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën e tij personale.

Çifti ka bashkë pesë vjet. / KultPlus.com

Ed Sheeran ia ka dhuruar 170 mijë funte shkollës së tij të vjetër

Pop ylli 29-vjeçar, Ed Sheeran, ia ka dhuruar një shumë të majme të hollash shkollës “Thomas Mills School” në Suffolk, përgjatë një periudhe mbi dy vjeçare. Qëllimi i këngëtarit është që t’i ndihmojë studentët të dallohen në sferat e artit dhe departamentin e IT-s.

Gjatë kësaj kohe, fondacioni “Ed Sheeran Suffolk Music Foundation” ka ndihmuar në blerjen e laptopëve, kamerave dhe krijimin e një dhome të fotografisë për këtë shkollë, që është vendi ku Sheeran e kishte takuar bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn, transmeton Koha.

Richard Hanley, drejtori i departamentit të muzikës në këtë shkollë, citohet të ketë thënë: “Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë fatlum që e kanë një person bamirës i cili i njeh dhe i çmon vlerat e artit në fushën e edukimit. Ai e kupton sa i rëndësishëm është arti për të rinjtë dhe se si mund t’i ndryshojë jetët e tyre.”

Përveç këtij donacioni, ylli i hitit “Shape of You” i ka dhuruar edhe 10 mijë funte për një shkollë fillore lokale, si dhe 10 mijë funte të tera për spitalin “Aldeburgh Hospital League of Friends”.

Ndërkohë, kantautori Sheeran së fundmi e kryesoi listën e të përditshmes “The Sunday Times” të muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe. Sheeran, falë 40 milionë funteve të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë funtesh, duke e siguruar kështu edhe vendin e parë në listën e muzikantëve më të pasur të rinj. / KultPlus.com

Këngëtari Ed Sheeran shpallet ‘Artisti i Dekadës’ në Britani

Ed Sheeran sapo ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij.

Këngëtari është shpallur këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”.

Këngët e tij kanë qëndruar për javë të tëra në krye të klasifikimeve dhe mbajnë rekorde klikimesh.

Tre prej projekteve të tij muzikore janë shpallur këngët e dekadës duke përfshirë “Shape Of You”, “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”.

Ed Sheeran është artisti që ka numrin më të madh të këngëve single dhe albumeve që kanë zënë vendin e parë në tabelat britanike, 12 në total.

Këngët e tij dëgjohen masivisht në të gjithë botën dhe kjo e ka bërë që ai të jetë pjesë e listës së këngëtarëve më të paguar për vitin 2019.

Drake dhe Ed Sheeran shpallen artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify

Drake dhe Ed Sheeran janë shpallur artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify, janë këto shifra të konsoliduara nga 10 vitet e fundit.

Bazuar në shprehitë e dëgjimit të më shumë se 248 milionë përdoruesve në të gjithë botën, krijuesi i hitit “Hotline Bling”, Drake u shpall zyrtarisht artisti më i streamuar i dekadës, duke arritur 28 miliardë streame totale.

Ai u pasua në listë nga Ed Sheeran, Post Malone, Ariana Grande dhe Eminem, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, superylli britanik Ed e kryesoi renditjen e këngëve më të streamuara në vitet 2010 me “Shape of You”, e cila i arriti mbi 2.3 miliardë streame totale që nga fillimi i dekadës.

Once Dance i Drake me Kyla dhe WizKid, Rockstar i Post Malone me 21 Savage, Closers i The Chainsmokers me Halsey dhe Thinking Out Loud i Sheeran e përmbyllën top pesëshen.

Për vitin 2019, ishte reperi Post Malone ai që e zuri vendin e parë me më shumë se 6.5 miliardë streame, i pasuar nga Billie Eilish, e cila gjithashtu i siguroi më shumë se 6 miliardë. Ariana Grande, Ed Sheeran dhe Bad Bunny e kompletuan top pesëshen.

Në top listën e albumeve më të streamuara, Billie u bë artistja e parë femër që e siguroi pozitën numër një me When We All Fall Asleep, Where Do We Go?, ndërsa ishte Shawn Mendes dhe hiti veror i duetit me Camila Cabello, Senorita, ai që zuri vendin e parë për singlet me më shumë se një miliardë streame.

Ed Sheeran paralajmëron pauzën dhe ende shpreson për kolonën zanore të Bondit

Ed Sheeran nuk i ka humbur shpresat për ta regjistruar kolonën më të fundit zanore të Bondit për filmin “No Time To Die”.

Këngëtari i hitit “Perfect” e ka paralajmëruar një pushim 18-mujor pasi që i ka përfunduar koncertet në turneun e tij rekord-thyes Divide World Tour, por menaxheri i tij, Stuart Camp, insiston që kantautori do të kthehet përsëri në studio nëse drejtuesit e filmit për Bondin dëshirojnë që ai ta regjistrojë kolonën zanore për filmin e tyre të radhës.

Camp tha për “Music Week” se është takuar me producenten e 007, Barbara Broccoli në Dublin në vitin 2017 dhe se ajo ishte “e interesuar” që t’i kërkojë Edit ta regjistronte kolonën zanore për filmin, i cili atëherë titullohej Bond 25, shkruan KOHA Ditore.

“Regjisori Danny Boyle u ndërlidh me filmin pas kësaj, regjisor ky që e bëri regjinë e filmit Yesterday, kështu që u krijua një lidhje e ngushtë,” tha Camp, duke iu referuar rolit të Sheeran në në filmin me tematikë të Beatlesave. “Ata i ndërruan regjisorët, por akoma jemi të hapur për këtë. Por ata nuk po i bëjnë më ato biseda”.

Sheeran dëshiron ta bëjë atë dhe po e pyet menaxherin e tij çdo ditë për ndonjë lajm të ri.

“Unë i them që gjëja e fundit që e bëjnë është muzika…”, shtoi Camp. “Kjo është sigurisht diçka që ai do të dëshironte të bënte. Është në listën e tij të dëshirave që dëshiron t’i realizojë”. / Koha.net/ KultPlus.com

Ed Sheeran dhe Justin Bieber të premten publikojnë këngën e re

Thashethemet janë të vërteta – Ed Sheeran dhe Justin Bieber po bashkohen përsëri për një këngë të re.

Kanë kaluar pothuajse katër vite që nga bashkëpunimi i tyre në projektin “Love Yourself”, ndërsa tani të premten lansojnë këngën e re.

“Kënga ime me Justin Bieber do të dalë të premten”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij në Instagram.

Fansat kanë spekuluar për një projekt mes 28 vjeçarit dhe 25 vjeçarit që nga muaji i kaluar dhe që kjo doli të jetë e vërtetë.

Bashkëshortja e Bieber, Hailey ka postuar një fotografi të bashkëshortit të saj me përshkrimin: “Ju më keni bërë njeri më të mirë dhe më ke bërë më të lumtur siç kam qenë, të dua më shumë se gjithçka”.

Kujtojmë që Justin Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë setit të Ariana Grandes në Coachella të dielën. /Telegrafi.com/

  • E
  • Ed Sheeran flet për bulizmin: E urreja shkollën me gjithë shpirt

    Sot, Ed Sheeran është fitues i katër çmimeve Grammy, mirëpo dikur këngëtari përballej me bulizëm për shkak të pamjes së tij. Gjatë një interviste me DJ Nihail dhe reperin Dave në lidhje me fushatën kundër racizmit, Love Music Hate Racism (Duaje Muzikën, Urre Racizmin), u shpreh se muzika ka ndikuar që ai të fitojë vetëbesimin.

    Sheeran theksoi se vite më parë “kthehej duke qarë nga shkolla, sepse shokët talleshin për flokët e tij në ngjyrë të kuqe, syzet dhe faktin se i merrej goja”.

    “E urreja shkollën fillore me gjithë shpirt. Qaja çdo ditë. Isha kokëkuq, kisha syze të mëdha, më merrej goja, isha pak i çuditshëm. Por më vonë nisa t’i pëlqeja këto gjëra te vetja. Nuk kam pasur kurrë fat me vajzat pasi siç e thashë isha i çuditshëm. Mirëpo kur nisa të luaja muzikë, teksa më shihnin, iu dukesha interesant.”

    Më tej shton:

    “Papritmas fillon dhe pamja jote tërheq vëmendjen. Sot, gjithmonë u them fëmijëve të tjerë se është fantastike të jesh ndryshe.”

    Nuk është hera e parë që këngëtari përpiqet të motivojë të tjerët përmes historisë së tij. Në tetor të  2017-s, ai emocionoi sallën në fushatën “Vlerëso veten”, teksa fliste për fëmijërinë.

    “Isha një fëmijë shumë, shumë i çuditshëm. Kisha një njollë nga lindja dhe u desh ta hiqja me lazer. Një ditë, doktorët harruan të më vendosnin anestezinë dhe mua nisi të më merrej goja. Nuk kishte gjë më të vështirë se të doje të shpreheshe dhe të mos mundje dot. Një ditë, im atë më bleu një album të Marshall Mathers [Eminem]. E dëgjova dhe i mësova të gjitha fjalët mbrapsht. Kjo gjë më ndihmoi me të folurën. Vlerësoje veten, të jesh ndryshe është fat.” / KultPlus.com

    Ed Sheeran kap rekord fitimesh për vitin 2018

    Këngëtari i famshëm botëror, Ed Sheeran, vazhdon të jetë një prej emrave më të pëlqyer në gjithë botën.

    Edhe këtë vit, ai renditet si një prej artistëve me më së shumti fitime gjatë vitit 2018.

    Falë turneut të tij muzikor, ai ka marrëmbi 432 milionë dollarë brenda vitit, ndonëse nuk publikoi asnjë këngë të re.

    Megjithatë, suksesi pasohej nga albumi “Divide” të cilin artisti e solli për fansat në vitin 2017, me plot këngë të reja të cilat u shndërruan në hite.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Pollstar, Ed Sheeran ka shitur 4.860.482 bileta në 53 qytete dhe bëri 94 shfaqje në 12 muajt e fundit.

    Gjithashtu, ai ka mbajtur katër megakoncerte në stadiumin “Wembley” të Londrës, me një audiencë prej 90 mijëpersonash në secilën prej tyre.

    Me turneun e tij muzikor i cili mban të njëjtin tiull me albumin, pra “Divide”, ai ka arritur të thyejë rekord si një prej artistëve me më së shumti fitime brenda 30 vjetëve.

    Ndërkohë, e dyta pas Ed renditet mikja e tij e mirë, Taylor Swift, e cla me turneun e saj ‘Reputation’ fitoi 345.1 milionë fitime.

    Kurse, turneu i Beyonce dhe Jay Z, tënjohur tashmë si The Cartes, grumbulloi mbi 243.1 milionë dollarë fitime brendavitit 2018. /KultPlus.com

    Ed Sheeran dhe Dua Lipa ndikojnë në rritjen e fitimeve në industrinë e muzikës britanike

    Ed Sheeran, Harry Styles dhe Dua Lipa janë ndër artistët që ndihmuan në rritjen e fitimeve në industrinë e muzikës britanike për vitin 2017, thuhet sipas një raporti të ri.

    Të ardhurat nga eksporti u rritën me 7 për qind në një nivel të ri prej 2.6 miliardë dollarësh, tha raporti i matjes muzikore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

    Albumi më i shitur i vitit ishte ai i artistit Ed Sheerans, “Divide”, me këngët hite të përfshira si “Shape of You” dhe “Perfect”.

    Shitjet rekorde në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu panë një rritje, duke u ngritur 700 milionë funte gjatë vitit – 9 për qind më shumë se në vitin 2016.

    Për dy vite radhazi, numri i regjistrimeve të suksesshme nga artistët britanikë bëri bujë për rënien vjetore të shitjeve të muzikës, e cila kishte rënë në 610 milion funte në vitin 2015.

    Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, gjithashtu rriti suksesin e saj, pasi u bë artistja më e kërkuar e Spotify-it në vitin 2017, duke mposhtur emrat e njohur si Beyonce dhe Taylor Swift.

    Albumet më të shitura të vitit 2017:
    1) Ed Sheeran, “÷ (Divide)”
    2) Taylor Swift, “Reputation”
    3) Pink, “Beautiful Trauma”
    4) Rag ‘n’ Bone, “Man Human”
    5) Sam Smith, “The Thrill of It All”
    6) U2, “Songs Of Experience”
    7) Kendrick Lamar, “Damn”
    8) Eminem, “Revival”
    9) Harry Styles, “Harry Styles”
    10) Bruno Mars, “24k Magic”

    Festat dhe ngjarjet e drejtpërdrejta, duke përfshirë turnetë botërore nga Coldplay, Rolling Stones dhe Sir Paul McCartney gjithashtu përbëjnë një miliard të ardhura – me raportin që konfirmon se Londra është arena më e popullarizuar e muzikës në botë.

    Në përgjithësi, industria e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar kontribuoi me një rekord prej 4.5 miliardë eurosh në ekonominë e Britanisë së Madhe vitin e kaluar – deri në 100 milionë funte në vitin 2016.

    Raporti tha se më shumë njerëz ishin të punësuar në industrinë e muzikës se kurrë më parë, me pothuajse 146,000 vende pune.

    Por shefi ekzekutiv i Britanisë së Madhe, Michael Dugher, lëshoi një paralajmërim për nevojën për të ushqyer tubacionin e talenteve të industrisë muzikore dhe për t’u dhënë njerëzve nga një mori sfondesh qasje në një karrierë në industrinë e muzikës.

    “Këto shifra tregojnë se çfarë mund të arrihet kur zgjedhim të mbështesim industrinë britanike të muzikës”, tha Dugher.

    “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbështetje të mëtejshme nga qeveria për të na ndihmuar të sigurojmë që ne të prodhojmë brezin e ardhshëm të talenteve botërore duke mbështetur muzikën në arsim, duke mbrojtur mjediset muzikore në bazë dhe duke u siguruar që krijuesit të shpërblehen siç duhet për punën e tyre.

    “Nëse e bëjmë këtë, ne mund të jemi edhe më të suksesshëm në të ardhmen”, përfundoi ai. /KultPlus.com

    Ed Sheeran, me më së shumti çmime në Billboard

    Këtë vit në Billboard Awards, që u mbajt në Las Vegas, këngëtari i njohur Ed Sheeran mori më së shumti çmime.

    Sheeran, shkoi në shtëpi me plotë 4 çmime. Artisti më i mirë, artisti më i mirë për këngët në radio, artisti me më së shumti albume të shitura, dhe me Top Hot 100.

    Gjatë performancës, Sheeran i atribuoi disa fjali të ndjeshme tashmë të ndjerit Avicii, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 28 vjeçare./ KultPlus.com

    “Perfect Symphony” nga Ed Sheeran ka tashmë edhe një zë magjik, atë të Andrea Bocelli (VIDEO)

    Të realizosh bashkëpunim me Andrea Bocelli do të thotë të arrish kulmin në fushën e muzikës, shkruan KultPlus.

    E një bashkëpunim të tillë e ka pasë Ed Sheeran, ku këngën “Perfect Symphony” e ka realizuar me Andrea Bocelli.

    Realizimi i kësaj kënge është bërë në shtëpinë e Bocellit, dhe në videon më poshtë mund të shihen edhe emocionet e realizimit të kësaj kënge./KultPlus.com

    Ed Sheeran dhe Beyonce në vendin e parë të Billboard Hot 100 me “Perfect Duet” (FOTO/VIDEO)

    Ed Sheeran dhe Beyonce lansuan “Perfect Duet” për të rrëzuar nga froni hitin “Rockstar” nga Post Malone dhe 21 Savage.

    Bashkëpunimi i tyre gjendet në krye të top listave në javën e parë të lansimit.

    Edhe versioni paraprak i “Perfect” edhe remiksi me Beyoncen llogariten “një” në renditje duke arritur 63 për qind të shitjeve totale. Ky është vendi i parë për herë të dytë për Ed Sheeran këtë vit pas këngës “Shape of You”.

    Vetëm Justin Bieber ka dy këngë në krye të Billboard Hot 100 brenda një viti. Ndërkohë për Beyoncen është hera e gjashtë që është në vendin e parë të Billboard Hot 100 dhe hera e 10-të me një artist tjetër.


    Formula e bashkimit të një emri të madh në një këngë tashmë të suksesshme për të krijuar një këngë që kryeson top listën e kemi parë me “Despaciton” ku versioni fillëstar ishte në vendin e 44, por pas inkuadrimit të Bieber arriti vendin e parë për 16 javë.

    Malone dhe Savage me “Rockstar” qëndruan për tetë javë në vendin e parë.

    BILLBOARD HOT 100 TOP 10

    1. Ed Sheeran feat. Beyoncé – “Perfect Duet”
    2. Post Malone feat. 21 Savage – “rockstar”
    3. Camila Cabello feat. Young Thug – “Havana”
    4. Lil Pump – “Gucci Gang”
    5. Imagine Dragons – “Thunder”
    6. Sam Smith – “Too Good at Goodbyes”
    7. G-Eazy feat. Cardi B & A$AP Rocky – “No Limit”
    8. Halsey – “Bad at Love”
    9. Cardi B – “Bodak Yellow (Money Moves)”
    10. Marroon 5 feat. SZA – “What Lovers Do”