‘Edhe këtë mëngjes u zgjova, m’u përplas mungesa jote në shtrat dhe ndarja jonë’

Poezia “Edhe këtë mëngjes u zgjova” nga Nazim Hikmet

Edhe këtë mëngjes u zgjova
dhe muri, perdja, xhamat, plastika, druri
ranë mbi mua në masë
dhe drita e argjendtë e nxirë e llambës

më ra sipër edhe një biletë tramvaji
dhe e verdha e murit dhe tre rreshta shkrimi
dhe dhoma e hotelit dhe ky vend armik
dhe gjysma e ëndrrës së rënë u shua
nga kjo anë
m’u përplas sipër balli i bardhë i kohës
kujtimet më të hershme dhe mungesa jote  në shtrat
dhe ndarja jonë dhe ajo që jemi
U zgjova edhe këtë mëngjes dhe të dashuroj.

Përktheu: Faslli HalitiKultPlus.com