Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” përfaqësojnë Kosovën në Ekuador

Pesë nxënës të talentuar të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë përzgjedhur që ta përfaqësojnë Kosovën në një ekspozitë që do të mbahet në Sanata Elema – Ekuador, më datën 21-26 qershor, dedikuar paqes për balena, përcjell KultPlus.

Sensi dhe talenti i tyre artistik, kreativ dhe piktoresk, i zhvilluar dhe motivuar nga mësimdhënësja e tyre e artit, Luljeta Muçaj, garanton një sukses që duhet vlerësuar.

Nxënësit pjesëmarrës janë; Ema Muçaj, Greta Qeska, Leandra Krasniqi, Riga Rama dhe Eris Sopi.

Ky është një nga shembujt inspirues të nxënësve të talentuar kosovarë./ KultPlus.com