500 elefantë mund të vriten sepse pandemia shkatërroi turizmin

Zimbabwe “së shpejto” do të fillojë shitjen e të drejtave për të gjuajtur deri në 500 elefantë këtë vit, ka deklaruar vendi këtë javë.

Tinashe Farawo, zëdhënës për Parqet Zimbabwe dhe Autoritetit të Menaxhimit të Kafshëve të Egra, i tha CNN-it se ulja e të ardhurave nga turizmi për shkak të pandemisë me COVID-19 është ndër arsyet kryesore për këtë veprim.

“Në hamë çfarë vrasim”, Farawo tha, duke shtuar se turizmi ka vdekur për shkak të koronavirusit.

Njoftimi erdhi pas disa javësh pasi elefanti afrikan i pyllit u deklarua i rrezikuar ashtu si edhe ai i savanës.

Zimbabwe nuk është e vetmja në rajon që lejoi gjuetinë e elefantëve për para. Në dhjetor, Namibia vuri 170 elefantë të egër për shitje për shkak të thatësirës dhe rritjes së numrit të elefantëve./koha/ KultPlus.com

Rrezikojnë zhdukjen, elefantët në listën e kuqe

Elefantët afrikanë duket se rrezikojnë zhdukjen. Të dy speciet që ndodhen në kontinent janë futur në Listën e Kuqe të specieve në rrezik të Kombeve të Bashkuara.

Sot statistikat flasin për 415 mijë elefantë, nga të cilët vetëm 30 mijë janë të variantit të pyjeve.

Popullsia e species “Pyjore” në 30 vitet e fundit kanë pësuar një reduktim prej 86%, ndërsa specia tjetër, ajo e Savanës, ka humbur 60%. Shkaqet kryesore janë vrasja e tyre për tregtinë e fildishit dhe fragmentimi dhe shkatërrimi i habitatit.

Në rezultatet e gjithë studimit të publikuara në revistën shkencore Current Biology, thuhet se rreth 60% e kontinentit afrikan është potencialisht i banueshëm nga elefantët.

Por dy pikërisht i duhet krijuar mundësia të shfrytëzojnë hapësirat e pafundme, që të mund të kthehen të kenë një të ardhme dhe të ripopullohen. / KultPlus.com