Lirohet nga burgu Elsa Lila, avokati Visha: E gjitha një keqkuptim

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar nga burgu.

Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha Visha

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. / KultPlus.com

“Diferenca je ti” nga Elsa Lila e Pirro Cako (VIDEO)

Pirro Cako dhe Elsa Lila kohë më parë kishin publikuar këngën “Diferenca je ti”, e cila shpejt u shëndrrua në një hit të kohës, shkruan KultPlus.

KultPlus këtu ju sjell tekstin si dhe videon e kësaj kënge e cila vazhdon të dëgjohet edhe sot nga adhurues të baladave:

Ajri ka filluar prape te mungoje ne dhomen time
Nje ndjesi e re shtrengon ne kraharor
Por une s´kam ndermend te vuaj
Te premtoj e shtrenjta ime
Dhe pse e pranoj cdo dite per ty mendoj

Si guxove pa me njojtur
Te me puthje ate nate
Une kam patur frike gjithmone dhe nga shakate
Ky veprim aq diabolik
Si sheqer u fut ne gjak
dhe qelizat mi helmoj pak nga pak

Dashurite e medha duke qeshur fillojne si dhe vete komedite
Pastaj qajne papushim
derisa vdesin ne fund
si te gjithe tragjedite

A do mundem te dal te shpetoj
une i gjalle nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire ti je vjeshta e arte
Kur e di fare mire ti je dimri me shi

Kur e di diferenca per mua je ti

Une per ty jam thjesht momenti
Nuk jam Zoti jam njeri
Perjetsine, nuk e pranoj dot pa kufi
Por nuk vuaj nga manite,
Me mjafton nje buzeqeshje
Dhe pse te pergjoj cdo dite,
cdo nate ne heshtje.

Nuk me vjen asnje mesazh
Kam filluar te verbohem
Qe kur s´ta degjoj me zerin po trishtohem
Nuk te lut askush te rrish
Nuk te ngut njeri te shkosh
Vec jepi vetes me shume kohe te me kuptosh

Dashurite e medha duke qeshur fillojne si dhe vete komedite
Pastaj qajne papushim
dersa vdesin ne fund
si te gjithe tragjedite

A do mundem te dal te shpetoj
une i gjalle nga kjo dreq histori
Kur e di fare mire ti je vjeshta e arte
Kur e di fare mire ti je dimri me shi

Kur e di diferenca per mua je ti

Dashurite pak a shume jane te gjitha njesoj
diferenca je ti
Parandjenja me thote mos te pres sa te vdes
ta provoj kete ndjesi
Vetem se kam shume frike te shpetoj une i gjalle
nga kjo dreq histori
Kur e di ti je gjaku qe rrjedh brenda ne trupin tim

Dashurite e medha duke qeshur fillojne si dhe vete komedite
Pastaj qajne papushim
dersa vdesin ne fund
si te gjithe tragjedite

A do mundem te dal te shpetoj une i gjalle nga kjo dreq histori?

Kur e di fare mire ti je vjeshta e arte
Kur e di fare mire ti je dimri me shi

Kur e di diferenca per mua je ti!
Kur e di fare mire diferenca je ti!
Je vetem ti!/ KultPlus.com

Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilas nga policia italiane (VIDEO)

Mëngjesin e ditës së sotme, policia italiane ka arrestuar 13 persona që dyshohen për trafikim droge, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.

Gazeta italiane “Corriere della Città” ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimeve.

Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se 41-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Emri i këtij të fundit dali edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.

Zbardhet rasti se si ra policia italiane në gjurmët e grupit të trafikantëve ku ishte pjesë edhe këngëtarja shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është vënë në pranga nga policia italiane, në kuadër të një aksioni anti-droge, ku janë lëshuar 13 urdhër-arreste.

Mësohet se ky grup vepronte midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës dhe ka dyshime të forta se ata janë pjesë e një grupi kriminal që trafikon drogë në sasi të mëdha.

Grupi kriminal, për të cilën u arrestuan sot 9 persona, të gjithë me kombësi italiane dhe shqiptare, vepronte kryesisht në zonën e Acilisë dhe merrej me trafikim droge, si kokainë, hashash dhe marihuanë. Grupi blinte sasi të ndryshme droge, i transportonte me makina dhe më pas i fshehte nëpër shtëpi dhe garazhe deri sa t’u dorëzoheshin më pas blerësve.

Sipas një shkrimi të publikuar mëngjesin e sotëm nga gazeta La Repubblica , mes personave nën hetim që u arrestua është edhe Elsa Lila, 40 vjeçe, një këngëtare e njohur në Shqipëri.

Përveç saj, është përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si Titty. Ky boksier i arrestuar njihej për policinë për shkak të së shkuarës së tij mes viteve 2015 dhe 2016. Ai u arrestua në këtë kohë për një operacion të koduar Lojërat Kriminale.

Hetimet nisën nga sheshet e trafikut të drogës në zonat Torpignattara dhe Marranella ku dolën lidhje me disa organizata kriminale shqiptare të Romës, aktive mbi të gjitha në zonën e Acilias. Nga këta elementë doli roli drejtues i një shtetasi shqiptar, të padisponueshëm në Itali, i cili kërkohet jashtë vendit. Shpesh ky shqiptar përdorte bashkëpunimin e bashkatdhetarëve të tij për paketimin, ruajtjen dhe shitjen e drogës, por edhe të italianëve të tjerë, qytetarë që kishin rolin e furnitorëve.

U zbulua gjithashtu se në disa bare në Acilia u organizuan takime për të diskutuar strategjitë e veprimit të klanit dhe bazat logjistike në të cilat do të ruheshin substancat në pritje të shitjes. Midis tyre ka edhe një bodrum të madh në zonën e Torreveçhia që do të kishte pasur funksionin e një magazine qendrore. Në fund, gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash./ KultPlus.com

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, e përfshirë edhe këngëtarja Elsa Lila

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila thuhet se mbante llogaritë e shitjes së drogës. I përfshirë është dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Janë lëshuar 13 urdhër arreste por deri tani në pranga ka rënë vetëm 9 persona, raportojnë mediat italiane.

Emri i boksierit Titty doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të  të Gico della Guardia di Finanza në vitin 2015.

Këngëtarja Elsa Lila ka lindur në Tiranë, Shqipëri, por prej vitesh jeton në Itali. Babai i saj ishte një këngëtar i ish-korit të shtetit shqiptar, ndërsa nëna e saj ishte violiniste, kështu që të dy prindërit e saj e rritën atë afër muzikës dhe teatrit, duke i dhënë asaj një dashuri të madhe për artet. Elsa kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Ajo është gjithashtu e njohur për origjinën e rolit të Satine në versionin shqiptar të muzikës Moulin Rouge.

Top Channel

‘Dashuritë e mëdha duke qeshur fillojnë, si dhe vetë komeditë’ (VIDEO)

E hëna është një fillim i mirë, e pse jo edhe me muzikë.

KultPlus si gjithmonë sjellë këngë të ndryshme edhe më të vjetra të cilat dëgjohen nga gjeneratat e ndryshme dhe secilit e secilës na dërgojnë nëpër momente e kujtime.

Këtë herë e sjellim Elsa Lilën dhe Pirro Çakon. Para shumë vitesh ata sollën në Shqipëri këngën ‘Diferenca je ti’, në kuadër të Festivalit të TVSH-së. Kënga nuk ishte në garë por u pëlqye shumë nga publiku.

Dy artistët e njohur dhe me karrierën e tyre të begatshme kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim që i ka rezistuar kohës.

“Diferenca je ti” flet për dashuritë e mëdha, për jetën, për tragjeditë por gjithmonë më shumë për të mirat e jetës. / KultPlus.com

‘Vetëm një fjalë dhe ndalet loti, vetëm një fjalë dhe jeta rifillon’ (VIDEO)

Ka shumë këngë prej Elsa Lilës, por sonte do ta kujtojmë një në veçanti.

Këngëtarja shqiptare që veçohet për vokalin e saj dhe dhembshurinë e zërit, mes shumë këngëve tjera na ka dhuruar edhe hitin “Vetëm një fjalë”

Me këngën “Vetëm një fjalë” ajo e fitoi festivalin Kënga Magjike në vitin 1999, vite këto kur ajo ishte shumë aktive në gati të gjitha festivalet muzikore në Shqipëri.

Elsa ka lindur në Tiranë në vitin 1981 ndërsa këngët tjera nga ajo nuk mbesin pas “Vetëm një fjalë”. / KultPlus.com

Vetëm një fjalë dhe ndalet loti
vetëm një fjalë dhe jeta rifillon
doja të dija pse
një buzëqeshje nuk m’a falni dot

Elsa Lila shkrinë vargjet e Lasgush Poradecit në veprën e Mozart (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila që tash e shumë vite jeton në Itali, mbrëmë është rikthyer në skenën e Festivalit të RTSH-së, rikthim që është vlerësuar edhe nga vetë Elsa Lila, shkruan KultPlus.

Pranë moderatorit Adi Krasta, ajo ka treguar për projektet e saja të fundit, e cila për bazë ka muzikën e barokut, duke kombinuar më pas edhe vepra të periudhave të tjera, për ti gërshetuar këto vepra si të ishin një të vetme. Pikërisht duke u bazuar në këto kombinime, ajo mbrëmë ka bërë performancën e vargjeve të Lasgush Poradecit në veprën e Mozart, e cila është shoqëruar nga kuarteti i saj, për ta vlerësuar Elsën si instrumenti i pestë i këtij formati muzikor.

Elsa Lila është mirëpritur nga audienca për këtë ndërlidhje artistike që ka prezantuar në mbrëmjen e finales të Festivalit të RTSH-së. Video është realizuar nga Nazim Rashidi/ KultPlus.com

Jo vetёm Adelina Ismaili nё Festivalin e RTSH-sё, nё kёtё edicion do tё ngjiten shumё yje (FOTO)

Mё 21 dhjetor ёshtё mbrёmja e parё e Festivalit tё RTSH-sё nё Tiranё, ku prej aty do tё zgjidhet edhe fituesi i kёtij festivali qё do tё pёrfaqёsojё Shqipёrinё nё Eurovizion, shkruan KultPlus.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion, si mysafire speciale ёshtё ftuar kёngёtarja kosovare Adelina Ismaili, por duket se nuk ёshtё vetёm kjo kёngёtare qё do tё ngjitet nё skёnёn e kёtij festivali.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion janё ftuar edhe kёngёtarёt: Ricardo Cocciante, Aurela Gaçe, Alban Skenderaj, Elsa Lila dhe Elhaida Dani./KultPlus.com

Kur Edi Rama ndau çmime në “Këngën Magjike” (VIDEO/FOTO)

Edicionin e parë e nisi në vitin 1999. “Kënga Magjike”, një ndër festivalet më të mëdha të muzikës në trojet shqiptare, rriti shumë breza dhe popullarizoi shumë emra të këngëtarëve shqiptar të cilët tashmë po korrin suksese edhe ndërkombëtare.

Ky festival mirëpriti emra të shumtë si për të kënduar në atë skenë të madhe që sjellë emocion, ashtu edhe për të ndarë çmime. 2 çmime të dy edicioneve të ndryshme të “Kënga Magjike”, i ndau tashmë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Çmimin e parë të edicionit të parë të “Kënga Magjike”, e ndau kryeministri Rama, çmim ky që i takoi këngëtares Elsa Lila me këngën “Vetëm një fjalë”, shkruan KultPlus. Ndërsa çmimin e dytë kryeministri Edi Rama e ndau në vitin 2002, çmim ky që shkoi për Mira Koncin me këngë “E pathëna fjalë”.

Një çmim në vitin 2000 e pati ndarë edhe këngëtarja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, çmim ky që u takoi Irma dhe Eranda Libohova me këngën “Një mijë ëndrra”.

“Kënga Magjike” në vitin 2004 u pati mbajtur në Kosovës, në sallën 1 Tetori, ndërsa çmimin e parë e pati fituar Irma Libohova me këngën “Prapë tek ti do vijë”.

Sivjet ky festival festoi edicionin e 19-të, ku fituese doli të jetë Anxhela Peristeri me këngë “E çmendur”./ KultPlus.com