Si të përdhunon tri herë shteti



Nga Elson Berisha

 Një vajzë u përdhunua në Drenas.
  Ajo është vetëm 15 vjeçe, ajo është e bukur, ajo është ënde në shkollë dhe e ka tërë jetën e saj para. Ajo vendos uniformën e shkollës dhe shkon në shkollë, por pothuajse gjithçka është e mirë, e vetmja gjë për të cilën shqetësohet është shkolla.
Por vjen dita X, në të cilën çdo gjë ndryshon për të.

  E para herë kur e mitura nga Drenasi përdhunohet nga shteti, është ndërmjet profesorit të saj. Pra, profesori e përfaqëson shtetin, e përfaqëson ministrin e Arsimit dhe ai profesor a dëshiruan kolegët  e tij apo jo i reprezanton kolegët e tij në detyrën që e kryen.
 Dhe me gjithë dhembjen e përjetuar nga ai akt makabar të profesorit, ajo e gjen forcën dhe shkon në polici për ta denoncuar rastin. Po pikërisht këtu, ajo do të përdhunohet për të dytën herë, rreth një vite nga shteti. Shteti këtu reprezantohet nga një njeri, qe kur e ka veshur uniformen ka dhëne betimin që do ta ruaj rëndin dhe ligjin.

  Çfarë njeri mundesh me qenë, kur e shfrytëzon një vajzë, ndërmjet situatës së saj?  Një njeri i tillë, duhet me qenë në nivelin ma të ulët, një psikopat, me sëmundje mendore, që fantazitë e tij seksuale i ushtron në viktimën e tij, që pikërisht ajo i ka besuar dhe i ka kërkuar ndihmë.
 Të tretën herë kur e mitura nga Drenasi do të përdhunohet nga shteti është, kur torturuesit e saj, me ndonjë lidhje të fort, ata do t’i ikin drejtësisë, ose nuk do ta marrin dënimin e merituar për këtë akt të tmerrshëm. Në këto raste shumë herë vëmendja është tek dhunuesit, dhe viktima është në sfond. Dhe pas një kohe kur fokusi nuk do të jetë ma tek kjo ngjarje, ajo vajzë është vetë.

 Disa ditë më parë, mësuesit hynë në grevë, të gjithë mësuesit ishin të bashkuar dhe kanë vënë një shenjë se ata të marrin më shumë rrogë dhe skeptikët thonë gjithë kjo ishte e motivuar politikisht, tani ata kanë mundësi për të vendosur një shenjë jo politike dhe të dalin kundër sulmeve seksuale të kolegeve të tyre, kësaj  Proteste patjetër se duhet t’i bashkëngjitet Policia e Kosovës.
 
 Nuk është rasti i pari po as nuk do te jetë rasti i fundit, po ne si shoqëri sidomos ne meshkujt, duhet të flasim me një zë, se distancohemi dhe e dënojmë ashpër këtë rast, po edhe shumë raste të tjera. Ne si meshkuj duhet ta kem parasysh, se ndoshta nesër i ndodhë motrës apo vajzës tonë një gjë e tille. /KultPlus.com



“Po s’ja shnoshe kryet online, i ngelë hatri dhe është marre”

Nga Elson Berisha

Në rrjetet sociale tashmë është bërë modë të shfaqesh në zi, nëse ka ndërruar jetë një familjar, një mik apo ndonjë fatkeqësi globale apo lokale.

Më qindra komente, pëlqime dhe shpërndarje. Të ngushëllojnë, përmes një komenti, madje dikush e dikush shkruan ndonjë poezi të bukur apo thënie. Po ka edhe aso qenie njerëzore që janë në gara me njeri-tjetrin se kush po ja kalon me komente ma të bukura, ma domethënëse, ma ngushëlluese apo të duket sa më intelektual para të tjerëve komentues. Tashmë është bërë kjo një „kulturë virtuale“, po s’ja shëndoshe kryet online, i ngelë hatri dhe është marre.

Qenia njerëzore është sociale, këtë e kemi ne thellë në gjenet tona. Dhe ne mundohemi me ndje dhembjen e një miku ndërmjet rrjeteve sociale për ta mbështetur. Po më lejoni t‘a theksoj, po nëse do isha aq i mërzitur për personin që ka ndërruar jetë, ku gjejë unë kohë për të postuar në rrjete sociale?! Apo prej mërzis së madhe t‘ia kthej të gjitha ato komente secilit prej atyre që më kanë ngushëllu. Madje është edhe një fenomen shumë kontroversë, në mëngjes e postojnë fotografinë e të ndjerit, në mbrëmje postojnë tjetër fotografi duke darkur me miq.

Të tjerët e ndërrojnë fotografinë e tyre në profil, duke postuar një fotografi të zezë, nuk ju mjafton që të postojnë një fotografi të të ndjerit dhe të marrin komente dhe pëlqime po duhet patjetër me tregu dhembjen edhe përmes asaj fotografie të zezë. Tashmë është bërë obligative ta bëjmë këtë gjë. Po se bëre nuk je tu mërzit. Po si mund ta dini se si e ndjen një njeri vetën brenda, a është i mërzitur apo jo, a vetëm që nuk e ndan dhembjen e tij në rrjete sociale për ju ai nuk është mërzitur? A nuk është mënyra më e mirë dhe private, të heqësh mërzinë në heshtje dhe në mënyrë adekuate si është tradita. Janë edhe ata tjerët që pas një jave, një muaji ose pas 40 dite patjetër e marrin obligim të postojnë sa i mungon i dashuri i ndjerë.

Nuk dua t’i stigmatizoj të gjithë ata që e bëjnë këtë, është dhembje nëse një person i dashur humb jetën, sidomos një i ri apo fëmijë po kjo nuk është arsyeja t’i bëni këto veprime jo “aq” të qëlluara.

Në rrjetet sociale shndërrohet i ndjeri në një patriot dhe atdhetar të madh dhe sa gjëra të mëdha ka bërë për vendin e vet. Lexon çdo lloj gjëra për të vdekurin, sa e pyet vetën, po aq budalla paskam qenë deri më tani që se kam ditë se çfarë njeriu i madh dhe i mençur paska qenë ky i ndjeri.

Njëkohësisht shkruajnë edhe ata që janë mërzitur aq shumë për të ndjerin, se nëse e kanë parë në rrugë sa ka qenë mes nesh, si kanë fol me të, sa e kanë respektu ose tregojnë që me vite nuk kanë hyre mes vete në shtëpi, po patjetër duhet me shkru diçka rreth kësaj çështje në rrjetet sociale. A nuk janë këta lot të krokodilit?

Përfundimisht, çdo njeri e ka të drejtën ta shpreh dhembjen e tij në mënyrën e vet, por nuk e ka të drejtën ta shndërrojë vdekjen e një personi, në një makineri pëlqimesh, komenteve dhe shpërndarje, për ta ngritur egon e vet “virtual” dhe të mburret se sa shumë reagime ka pas në fb, nën hijen e të shkuarit në amshim.

Megjithatë, mediat sociale kanë një gjë të mirë që shërbejnë si platformë informative dhe duhet të qëndrojë në atë mënyrë vetëm për informacion.

Lëreni të vdekurit të gjejnë paqen e tyre të vërtetë! /KultPlus.com