Kanë mbetur edhe 1 muaj deri në Epizode Albania Festival

Momenti për Festivalin Epizode Albania është shumë afër. Tani jemi në muajin Gusht dhe entuziazmi për në Festival veçse po rritet më shumë. Shumë shpejt, fansat nga e gjithë bota do të vërshojnë drejt Shëngjinit për eventin e shumëpritur që do të zhvillohet në datat 15-19 Shtator për një jave spektakolare.

Festivali zhvillohet në plazhin e Shëngjinit, një vend i bukur i rrethuar nga malet dhe nga plazhe e atraksione të tjera. Ka gjithashtu shumë aktivitete tjera brenda festivalit, duke përfshirë joga, face painting, dhe area për të bërë plazh.

Festivali tashmë ka shpallur formacionin e tij me yjet botërore, emra si Apollonia, Berlin’s Cinthie, Equinoxx dhe bashkëthemeluesi i mëparshëm i Solid Grooves PAWSA të konfirmuar për setet në festival, si dhe Enzo Siragusa, Dan Andrei.Ms. Mada and Yaya.
Duke përzier talentet rajonale me emra të njohur ndërkombëtarë, programi 24-orësh do të sigurojë që nuk do të humbisni asnjë lindje apo perëndim të diellit pa tinguj muzikor.

Epizode Albania ju sjell më të mirat në muzikën elektronike, me artistë nga e gjithë bota që performojnë një gamë të gjerë stilesh. Nga ritmet tekno që pulsojnë nëpër altoparlantët e SEA Stage deri tek tingujt minimalë që thumbojnë mbi SHELL Stage, që çdo vizitorë të kthehet nga Epizoda me përjetime të paharrushme!

Performancat e shumëpritura do të vijnë nga Dixon, Janaret, Sweely dhe youANDme, ​​me Loco Dice, Francesco del Garda, Traumer dhe Quest të konfirmuar gjithashtu.

Edhe këtë vit padyshim pritet që të ketë vizitorë, sikur kishte Shtatorin e kaluar, ku plazhi i Shëngjinit u mbush me të rinjë nga e gjithë bota.

Biletat individuale për 5 ditë të festivalit tani janë në shitje për 109 €, biletat grupore me çmim 259 €. Për vendet e Ballkanit është një çmim special prej 65€. Biletat mund të blihen në internet nëpërmjet faqes së internetit të Epizode: www.epizode.eu apo tek partnerët e shitjes; Rave Travel https://www.rave-travel.com/ dhe Gowild https://www.gowild.al/

Formacioni i plote (a-z)

Airrica / Alban Hi-Dini / All shadows / Altin Boshnjaku / Apollonia / Artil / Biirdperson / Bronski / Cap / Christian AB / Christian Löffler / Cinthie /Chklte/ Dan Andrei / David Gtronic / Dixon / Djebali / Enzo Siragusa / Equinoxx / / Franziska Berns / Hameed / Herodot / Janeret / Kiasmos (Janus Rasmussen) / Kirik / Likatek / Loco Dice / Maher Daniel / Mahony / Marcel / Marin Biočić / Marko Nastić / Matias Aguayo / Move D / Ms. Mada / Nemax / O.bee / Oshana / Ouissam / P.S. / Panthera Krause / PAWSA / Peter Invasion / Quest / Regan / Roustam / Rrrron / Secret 47 / Stephan Bodzin Live / Sammer / Sweely / Tomas Station / Traumer / Trikk / TYOMA / Yaya / youANDme / Yulia Niko / Zya