Ermonela Jaho për “El Pais”: Në atë mjedis ku mungonte liria, ndjeja se duhej të bindesha, të isha e përsosur përballë asaj që prisnin prindërit e mi

Ermonela Jaho rikthehet në teatrin Mbretëror këtë Krishtlindje për të kënduar “La Bohéme” duke filluar nga e diela. Ermonela Jaho u shkollua në Tiranë dhe më pas ëndrra e sa ishte të ngjitej në skena të mëdha. Sot ajo e ka realizuar ëndrrën e saj dhe është një nga soprano më të mëdha në botë.

Gjithcka e ka arritur me forcën e karakterit, vullnetit dhe, siç thotë ajo, autenticitetit. Pandemia e ka bërë më të fortë.

Disa këngëtarë kanë pësuar krizën e tyre të veçantë gjatë pandemisë, si e keni përballuar ju atë?

Ka qenë një situatë e vështirë. Një ndalesë e papritur që bën gjithçka të rimendohet. Çdo shfaqje e përballoj gjithmonë sikur të ishte e fundit që do të bëj në jetën time. Dhe kjo më ka ndihmuar të përballoj këtë situatë, sepse, në fakt, gjithçka mund të zhduket në një çast. Gjithsesi, shfrytëzova rastin të përmirësohem, megjithëse anulova tetë kontrata.

Si ishte të këndonit pa publik?

Më ndodhi diçka e papritur. U ndjeva pak e padobishme.

Pse?

Më sugjeruan të këndoja online, e provova por nuk funksionoi.

Keni nevojë për audiencën përpara?

Po, është më shumë: madje kisha nevojë për atë frikë që të bën të ndihesh i papërsosur, në kurriz të gabimit. Kjo energji është thelbësore. Këndoni para ekranit…

A nuk ka kuptim të këndosh pa publik?

Jo, nuk ka. Muzika është gjuha e shpirtit. Grekët na mësuan tashmë, dhe prej andej Ëagner-it, që ne bëjmë muzikë për të nxitur emocione te të tjerët, si një katarsis, një terapi.

Jashtë ekraneve, atëherë.

Jashtë, po. Jam munduar por e kam gjetur veten të ftohtë. Ose e vërej publikun ose asgjë. Se kam kuptuar. Nëse jo, dukesha e padobishme, besova se nuk jam e aftë të këndoj, u ndjeva …

Ju duket qesharake?

Kjo, pikërisht. Nuk guxova ta them por po, qesharake. Kështu iu përkushtova studimit dhe pritjes së fatit. Dhe fati im është të këndoj për këdo që është para meje. Kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime, që kur isha fëmijë. Një tjetër gjë është të studiosh. Studioni por për t’u vënë përpara publikut sepse ne jemi gladiatorë të skenës.

A është studimi një rrugë që të mëson për t’u përballur me rreziqet?

Unë e konceptoj studimin për të të provuar, për të kapërcyer kufijtë e tu, për të parë nëse je i aftë për më shumë. Dhe në pandemi kam studiuar sikur do të përgatitesha për një maratonë dhe e kam kuptuar që po, mund të shkoj më tej dhe të mos ngec në rehati.

Ju e keni testuar qëndrueshmërinë tuaj, sigurisht. Po brishtësia juaj?

Janë dy pole dhe mes tyre nuk ka asnjë pikë të ndërmjetme: ndërmjet forcës dhe dorëzimit. Kjo është jetë a vdekje, më falni nëse më duket e ekzagjeruar. Të gjitha ose asgjë. Skena është një vend i shenjtë.

Ju thoni se ka kuptim të këndoni për të tjerët që në fëmijëri. Kur e kuptove këtë?

Fëmijët janë një letër e bardhë. Kam ndjerë sakrificën e prindërve që unë t’i përkushtohem kësaj.

Ju keni lindur në një vend komunist, supozoj se duhet të ketë qenë e vështirë?

Shumë. Babai im ishte ushtarak dhe profesor i filozofisë. Një idealist që më përcolli një disiplinë themelore për karrierën dhe jetën time. Arti nuk është një gjë e lehtë, ai ka nevojë për disiplinë të hekurt. Nëna ime, mësuese, duhej të rriste pesë fëmijë. Në atë mjedis ku mungonte liria, ndjeja se duhej të bindesha, të isha i përsosur përballë asaj që prisnin prindërit e mi. Kjo të përndjek.

Ende sot?

Pikërisht, deri më sot. Prindërit e mi e panë që isha e lumtur duke kënduar. Se ishte mënyra ime për të pushtuar lirinë. Se përcillte ndjesi të ndryshme. Kjo më ndodh sot, në çdo personazh kontribuoj një pjesë të vetes.

Kur menduat se mund t’i përkushtoheshit operës?

Kur pashë për herë të parë një Traviata në Tiranë. I premtova vetes se nuk do të vdisja pa e bërë të paktën një herë.

Dhe sa duhen?

I kam numëruar, 301, sepse një ditë ia kam bërë vetes atë premtim. Të kuptoj se çfarë më ka kushtuar. Imagjinoni një vajzë 18-vjeçare që emigroi nga Shqipëria në Itali në atë kohë kur anijet e ngarkuara me bashkatdhetarët e mi mbërrinin në porte, pa para apo më shumë fiksim se një ëndërr. Pa e ditur se sa të vërteta përmban ajo ëndërr ose nëse është një halucinacion, sa herë duhet të biesh dhe të ngrihesh për të arritur atje. Ju duhet të matni forcën tuaj dhe padyshim që disiplina e babait tim më ndihmoi. Ju gjithmonë mund të shkoni më tej, më tej.

Intervistë dhënë për “El Pais”. Përktheu dhe përshtati “Diaspora Shqiptare” / KultPlus.com

Dvd 1083 (02/12/21) Ermonela Jaho_Soprano © Claudio Alvarez

Ermonela Jaho shkëlqen në operën “La bohème” në Madrid

Në mbrëmjen e djeshme në “El Teatro Real” në Madrid, Spanjë, u hap sezoni i operës “La bohème”, të kompozitorit Giacomo Puccini.

Në premierë shkëlqeu me performancën e saj të magjishme, sopranoja Ermonela Jaho.

Në rolin e Mimì-t, soprano Jaho dhuroi emocione të jashtëzakonshme tek publiku me një me kombinim të adhurueshëm të nivelit më të lartë artistik si në ekzekutim, ashtu dhe interpretim të këtij roli.

Në përfundim të shfaqjes artisten e përgëzojë edhe ambasadori, Gazmend Barbullushi. / KultPlus.com

Ermonela Jaho, sërish në skenë me rolin e Adriana Lecouvreur

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, ka debutuar në rolin e Adriana Lecouvreur, në operën me të njëjtin titull, në skenën e Operas së Vjenës. Artistja shqiptare do të rikthehet edhe në datat 29 tetor, 2 dhe 5 nëntor 2021.

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të debutoj Adrianën time të parë në Operan e Vjenës, mes kolegëve të mrekullueshëm. Kanë mbetur dhe tre shfaqje të tjera në 29 Tetor, 2 dhe 5 nëntor. Në qoftë se nuk vini dot në Operan e Vjenës mund të vije opera tek ju përmes transmetimit direkt nga salla e operas në datën 29 Tetor ora 19:00 ne http://play.wiener-staatsoper.at.”, shkruan soprano Jaho në Facebook. / KultPlus.com

Ermonela Jaho së shpejti me interpretimin e operës Adriana Lecouvreur

Opera Adriana Lecouvreur do të vij në interpretimin e sopranos shqiptare Ermonela Jaho.

Në datat 22,25 dhe 29 tetor dhe 2, 5 nëntor Jaho do të performojë në Austri në teatrin e operas, Vienna State Opera.

Së fundmi soprano Jaho ka qenë gjithashtu në kopertinën e revistës “Opera Noë” ku ka folur për jetën e saj, karrierën, sfidat dhe guximin “Një jetë vërtetësie dhe guximi”.

Një javë më parë Jaho ka performuar në “Teatro de la Maestranza” në Spanjë, ku u shpreh se e veçanta koncertit ishte prania e publikut, i cili prej kohësh i ka munguar artistëve. / KultPlus.com

Ermonela Jaho mahnit publikun në “Teatro de la Maestranza” në Spanjë (VIDEO)

Soprano e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka performuar mbrëmjen e djeshme në “Teatro de la Maestranza” në Spanjë.

E veccanta e këtij koncerti ishte prania e publikut, i cili prej kohësh i ka munguar artistëve.

“Faleminderit të gjithëve të përfshirë në këtë prodhim të bukur të “Madam Butterfly”. Sa më ka marrë malli për teatrin me publik, si jehona e të kënduarit tim, si pasqyra e interpretimit tim. Faleminderit që u rikthyet”, ka shkruar Jaho në rrjetin social Facebook./ KultPlus.com

Kryeministri ndan momente nga mbrëmja emocionuese (FOTO)

Mbrëmja e djeshme shënoi çeljen e ambienteve të reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngritja e siparit përcolli jo vetëm një pamje të re të objektit 60-vjeçar të artit, por edhe emocion për artistët e artdashësit.

Një mbrëmje gala ku ishin të ftuar personalitete të rëndësishëm të pritur nga zërat e mahnitshëm të sopranos Ermonela Jaho e legjendës së operës, Placido Domingo, ishte ngjarja e madhe pas rikonstruksionit total të strehës së artit. Në të, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga shfaqja. Kryeministri u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Mirmëngjes dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai në Facebook./tv klan/ KultPlus.com

Teatrit i Operas dhe Baletit hap dyert pas 5 vitesh, sot mbrëmja gala e inaugurimit

Mbrëmja e sotme do të sjellë në Tiranë  dy kolosët e skenës operistike botërore, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo , të cilët do të bëjnë inaugurimit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Asamblit Popullor. Inaugurimi i sotëm do të bëhet me një mbrëmje gala  në orën 19:00 ku do të ngjiten në skenën e rikonstruktuar të Teatrit të Operas dhe Baletit edhe dy yjet botërorë.

Tetari i Operas do të hapë dyert pas rreth pesë vitesh, ndërsa Ermonela Jaho është shprehur më herët  e entuziazmuar dhe se mezi po pret të marrë pjesë në shfaqjen e madhe bashkë me legjendën botërore Placido Domingo. Tenori Placido Domingo do të performojë për herë të parë në skenën shqiptare, teksa iu bën thirrje të gjithë artdashësve të marrin pjesë në koncertin madhështor që do të fillojë në orën 19:00.

Në kuadër të masave kufizuese të pandemisë COVID-19, ata që do të marrin pjesë në mbrëmjen gala do të duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Ndërkohë që mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme.

Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të 2017 për t’iu nënshtruar kushteve më bashkëkohore dhe moderne. Në një intervistë për ‘Report Tv’, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka thënë se skena e teatrit është rikonceptuar me dy ballkonata, ndërsa është siguruar akustika maksimale. Projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë. /shqiptarja/ KultPlus.com

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho do të performojnë në sallën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet një mbrëmje gala më 15 shtator, në kuadër të rikonstruktimit të godinës së teatrit.

Në inaugurimin e teatrit do të ngjiten në skenë të famshmit Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Ndërsa orkestra do të drejtohet nga dirigjenti anglez Martin Andre.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi bën me dije se shfaqja do të mbahet në orën 19:00, teksa thekson se mezi po pret që të ngrihet perdja e skenës.

“Mirëmëngjesi dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama. / KultPlus.com

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho, të ftuar specialë në inaugurimin e TKOB

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho do të jenë të ftuar specialë në inaugurimin e Teatrit të Operas dhe Baletit më 15 shtator.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtoresha Zana Çela në një konferencë për mediat ku po jep edhe detaje për eventin.

Gazetarja Leontina Nika bën të ditur se Ramë Lahaj dhe Gëzim Myshketa ende nuk e kanë konfirmuar prezencën ndërsa Saimir Pirgu nuk do të jetë i pranishëm pasi është i angazhuar në Londër.

Prezente nuk do të jetë në këtë mbrëmje gala as Inva Mula./KultPlus.com

Ermonela Jaho pjesë e filmit dokumentar ‘Zjarri i shenjtë’ (VIDEO)

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, do të jetë pjesë e filmit të zhanrit dokumentar me titull “Zjarri i shenjtë”.

Ky realizim, i cili do të shfaqet në kinema në muajin tetor 2021, paraqet tre artiste të operës: Ermonela Jaho, Barbara Hanigan dhe Asmik Grigorian.

Dokumentari, eksploron si e kalojnë ato kohën para një nate hapjeje, si duken dhomat e tyre të zhveshjes dhe çfarë ndodh para një shfaqjeje, transmeton KultPlus.

“E përulur që të jem pjesë e filmit të fundit të Jan Schmidt-Garre, Fuoco Sacro, i cili del ne kinema këtë Tetor. Filmimi ishte një eksperiencë katarktike dhe besoj se e ruan atë fuqi edhe sot. Ja kalove vetes Jan, urime për këtë kryevepër të ndjerë”, – citon Jaho. / KultPlus.com

Në mesin e shumë artistëve, Ermonela Jaho do të prezantohet në skenën e Munihut

Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Munihut të Gjermanisë, bashkë me disa kolegë të tjerë, koncert që do të mbahet për nder të Nikolaus Bachler, i cili edhe shënon mbylljen e karrierës opersitike, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje lamtumirëse që i dedikohet Nikolaus Bachler, do të prezantohen artistë të njohur opersitik, në mesin e të cilëve është edhe sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho.  Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e sotme prej orës 19:00

Jaho ka njoftuar se ky koncert mund të përcillet edhe në linkun.

🔗https://www.staatsoper.de/…/ope…/2021-07-30-19-00-1.html./ KultPlus.com

Ermonela Jaho: Liria ime është në skenë

Pak ditë më parë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho fitoi çmimin “ICMA 2021” në kategorinë “Muzikë vokale” me albumin “Anima rara”, publikuar nga Opera Rara dhe kushtuar repertorit të Rosina Storchio.

Në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të ICMA, Ermonela rrëfen për vetveten duke u shprehur se liria e saj është në skenë. Për 18 vite Ermonela ka jetuar në Itali dhe aktualisht jeton në New York. Një ditë para koncertit, anëtari i Jurisë së ICMA Nicola Cattò (Musica, Itali) e takoi atë për një bisedë të gjatë, në të cilën Jaho foli për shumë tema, duke filluar nga mbërritja e saj në Itali në 1993, përcjell KultPlus.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të Jahos.

Si ishte bota e muzikës në vitin 1993?
Erdha nga Shqipëria, e cila për 50 vjet jetoi në komunizëm, çdo gjë ishte e mbyllur, dhe çfarë ndodhte jashtë ishte e panjohur për ne. Bota e Operas për ne kalonte përmes filmave bardhezi italiane, me biografitë e Bellinit dhe Verdit. Për mua të këndoja në Itali, në “La Scala” ishte një ëndërr. Aq shumë sa, prekem kur e kujtoj. Para se të shkoja në Itali , shkrova një ditar ku shënova synime e jetës, dhe arritjet e mia profesionale. Sot kuptoj se i kam arritur të gjitha! Kur dëshiron diçka dëshpërimisht, është shpirti juaj që e dëshiron.

Por ju debutuat në Shqipëri, në “La Traviata”, kur ishit një vajzë e re…
Ishte një eksperiment, një çmenduri: në Shqipëri nuk e dija që mosha ime nuk ishte e përshtatshme, se do të më duhet të prisja. Prindërit e mi nuk ishin dashamirë të operës, kështu që unë nuk dija asgjë për të. Dhe kur pashë për herë të parë këtë opera kur isha 14 vjeç (u këndua në shqip!) Unë u dashurova menjëherë dhe i thashë vëllait tim: “Unë nuk do të vdes pa e kënduar atë”. Që atëherë kam pasur mbi 300 shfaqje!

A kishte ndonjë yll të operës në vendin tuaj në atë kohë?
Jo saktësisht, vetëm solistët e Operës Shtetërore të Tiranës. Por unë nuk i përkisja atij ambienti. Ndoshta diva e parë që pati jehonë ndërkombëtare ishte Inva Mula, e cila është 11 vjet më e madhe se unë, dhe më pas Enkelejda Shkoza. Pas meje, për nga mosha, erdhën Saimir Pirgu dhe Gëzim Myshketa.

Pse zgjodhët, për galanë e ICMA, vetëm arien “Addio del passato”, (Lamtumirë e shkuar) nga “Traviata”.

Është pjesë e CD-së me të cilën unë fitova çmimin ICMA, dhe për mua është një lloj “bas kokëforte”, një ëndërr që gjithmonë më ka përfaqësuar dhe jeton me mua. Nuk e di nëse do ta këndoj gjithmonë Violetën, sepse është një rol që më konsumon psikologjikisht dhe fizikisht: një lloj maratone. Dhe një maratonë në të 50-tat është e vështirë të imagjinohet.

A janë disa role, pra, maratonë dhe të tjerët 100 metra?
Sigurisht. Maratonat janë Traviata, Manon, Manon Lescaut, Butterfly. Njëqind metra janë Antonia në Contes d’Hoffmann dhe Suor Angelica, me një fund të tmerrshëm, ku inteligjenca e këngëtarit duhet ta bëjë atë të kuptojë se sa mund të jepni dhe sa duhet të kontrolloni veten.

Alternoheni mes repertorit Belcanto dhe repertorit veristik: Pra mund të bëhen të dyja?
Dikur mendoja se nuk mund të bëhej, por ndërsa studioja, ndryshova mendje. Unë jam një soprano lirike e pastër, as leggero e as spinto, që përshtatet me këndimin e koloraturës. Sidoqoftë, si një ballkanase, mesdhetare e mirë, unë kam tragjedi në gjak dhe gjithmonë kam dashur role me një temperaturë të lartë emocionale si Violetta ose Suor Angelica. Herën e parë që këndoja Butterfly, të gjithë më paralajmëruan të mos e bëja, sepse do të rrezikoja të humbja zërin shpejt. Kështu që unë rilexoj letrat e Puçinit ose të kompozitorëve të tjerë të asaj periudhe, për të kuptuar se si interpretohej muzika e tyre në atë kohë. Ky është rasti i CD-së “Anima Rara”, sepse Rosina Storchio ishte një soprano e lehtë, timbrin i së cilës Puçini e shoqëronte me idenë e rinisë dhe cenueshmërisë. Cio Cio San është një 15-vjeçare “netti netti”, (pra sapo ka mbushur 15 vjeç) ndërsa këndon. Sigurisht, në disa pjesë nevojitet një peshë e caktuar për të mos u mbingarkuar nga orkestra, por e gjithë pjesa duhet të japë brishtësinë e protagonistit. Kështu që edhe unë doja ta provoja. Nga ana tjetër, çdo këngëtar ka një termometër në fyt: nëse lodhesh, menjëherë e kupton. Por nuk ndodhi. Thjesht mendoni për hyrjen e Butterfly, kaq të rrallë dhe delikat. Dhe kjo është e vërtetë gjithashtu për Anna Bolena ose Capuleti, të cilat unë kam kënduar. Sekreti është të jesh në gjendje të tregosh, dhe të mos këndosh me zë të lartë. Gjithmonë do të ketë një zë më të madh se yti!

Edhe Sonya Yoncheva, të cilën e intervistova kohët e fundit, më tha se për ta mbajtur zërin tuaj fleksibël, jo vetëm që është e mundur, por duhet të alternoheni mes Händel dhe Puçini!

Ajo ka të drejtë. Secili kompozitor ka një histori të tërë pas tij, dhe i takon këngëtarit të respektojë stilin. Në çdo rast, një parametër i rëndësishëm për të kënduar një opera është lloji i teatrit në të cilin e bën dhe aftësia e dirigjentit. Unë kam kënduar 175 shfaqje të Butterfly, dhe përgjithësisht e kam bërë gjithmonë mirë. Por një herë në Gjermani, një dirigjent u ankua se, në hyrjen time, unë duhet të këndoja më fort sepse “orkestra nuk mund të luajë më butë”. Kam parë shumë kolegë që digjen vetë duke shtyrë pa nevojë zëra që kishin natyrë të lehtë.

Ju i përkushtoheni shumë operas franceze, madje duke kënduar një rol shumë të lartë si Thaïs. Çfarë ndryshon në nivelin vokal?

Opera franceze, krahasuar me atë italiane, të mëson të mbash më shumë zërin. Është një lloj terapie për mua, më ndihmon të brendësoj pasionet dhe ndjenjat. Thaïs ka të bëjë me ngjyrat dhe nuancat.

Çmimi ICMA është i fundit në një seri të gjatë çmimesh ndërkombëtare për ju. Çfarë i bie njerëzit në lidhje me zërin tuaj? Mbase ‘dhuna’ emocionale që është kaq e rrallë të gjesh sot?

Ke shumë të drejtë. Sot ka shumë zëra që janë më të bukur se imi, por mbase jo aq shumë që, si unë, përqendrohen në intensitetin e shprehjes. E shihni, kur arrita në Itali nuk kisha asgjë, pashë bashkëmoshatarët e mi dhe i kisha zili. Por unë isha në gjendje të shndërroja dobësinë time në një forcë që e shkarkova në skenë. Muzika është gjuha e shpirtit tonë dhe është e pamundur ta fshehim. Mund ta bësh edhe jashtë, por në teatër jemi lakuriq. Ajo që keni brenda del dhe kjo është e vërtetë për të gjithë artistët. Pas çdo personazhi që unë luaj ekziston një pjesë e imja, dhe vetëm në këtë mënyrë bëhet e besueshme. Ndoshta nuk doni ta pranoni, sepse mund të jetë e dhimbshme, por kështu është. Kur më duhet të bërtas, unë bërtas, kur duhet të qaj, unë qaj. Dhe kur mbaroj një shfaqje, kam probleme serioze për tu rikuperuar. Liria ime nuk është jashtë, është në skenë. Shkurtimisht: për tu lidhur me audiencën, duhet të zbuloni brenda vetes atë që ju lëndon.

A jeni frymëzuar nga ndonjë artist i së kaluarës?
Në fillim modelja ishte Maria Callas, e cila mbetet një pikë referimi në tejkalimin e zërit të saj; por më pas preferova të mbështetem vetëm në përvojën time njerëzore. Ne jemi gjithmonë të rrethuar në masë të barabartë nga gjëra të bukura dhe ato dramatike, dhe artisti e përkthen këtë sipas ndjeshmërisë së tij. Njerëzit mund të më pëlqejnë ose jo, por unë jam e sinqertë: ne këndojmë ndjenja njerëzore, por të theksuara, për të pasur një efekt katarsis, ashtu si në Greqinë e lashtë.

A e kuptojnë gjithmonë kolegët tuaj, regjisorët dhe këngëtarët këtë përpjekje tuajin?
Ndonjëherë është e vështirë, rrezikon të shfaqesh histerike, e ekzagjeruar. Por unë nuk jam një mbretëreshë e dramës, thjesht jam vetvetja. Sidoqoftë, kur ekziston një qëllim i përbashkët, mund të arrini lartësi artistike vërtet të mrekullueshme.

Si në Trittico-n tuaj me Pappano, për mendimin tim
Ju lexoni mendjen time! Në atë kohë i kisha humbur prindërit, por nuk i kisha thënë askujt. Kam marrë një ofertë për Suor Angelica, të cilën ende nuk e kisha trajtuar dhe e pranova. Mbërrita në Londër pothuajse e shkatërruar nga dhimbja personale dhe provat me Maestro Pappano ishin të mrekullueshme. Ai gjithmonë e di para jush, se si do të merrni frymë, si do të këndoni. Kur këndoja operën, dhimbja ime transmetohej natyrshëm te personazhi që po luaja: kur Angelica merr nga Teto Princesha lajmin për vdekjen e djalit të saj, në atë moment unë nuk po qaja për të, por për prindërit e mi. Isha e traumatizuar, qaja për herë të parë dhe ishte çliruese. Publiku ndjeu atë energji të çuditshme, atë tension. Unë isha fshehur pas Angelica, por ishte humbja ime. Kur e vërteta vjen nga zemra, ju lëndon dhe ju prek personalisht, dhe ju arrini me aftësi teknike dhe vokale për ta transmetuar atë, asnjë audiencë nuk mund të mbetet indiferente. Disa dirigjentë preferojnë lexime më neutrale: por është drama, pasioni që na lidh. E cila nuk do të thotë, natyrisht, histeri, ekzaltim.

Kjo CD vjen pas regjistrimit, përsëri për Opera Rara, të Zazà të Leoncavallo: një opera që edhe në ditët e sotme është shumë larg zakoneve tona të dëgjimit, e cila madje mund të duket qesharake. Si u morët me të?
Duhet të besoni në të, por me pak shkëputje, duke gjetur atë që është akoma e vlefshme edhe sot. Të gjithë kanë ëndrra, por jo gjithmonë bëhen realitet. Për Zazën ëndrra ishte të martohej me burrin e jetës së saj. Por realiteti mund të jetë i dhimbshëm dhe ju nuk mund ta ndryshoni atë. Pra, tema e Zazà sot mund të duket qesharake, por në bazën e saj ka diçka të përjetshme. Duhet të them se audiencës angleze i pëlqente shumë opera, spektatorët u prekën.

Duke ardhur në ‘Anima Rara’, si u zgjodh përmbajtja?
Unë nuk doja të bëja një recital klasik të Verismo, siç kanë bërë shumë kolegë të shquar: ideja ishte t’i bëja njerëzit të kuptonin se si Verismo ka një anë më pak të njohur, se si nuk mund të identifikohet vetëm me ‘britmat’ dhe pasionin, zërat e mëdhenj dhe nota të larta. Edhe stili duhej të ishte më lirik, më pak i ekzagjeruar: larg prima donnave të caktuara të së kaluarës.

Cilat vepra, midis atyre që janë regjistruar këtu, do t’i këndonit në tërësinë e tyre?
Nuk e kam dëgjuar kurrë plotësisht, por mendoj se Lodoletta është shumë interesante. Skena e fundit alternohet në pak minuta disponime të ndryshme, me një efektshmëri të madhe.

Shumë vite më parë ju këndonit, në një rol të vogël, Massenet’s Sapho!
Vërtetë, pjesa e Irene, në Wexford. Një kryevepër e vërtetë, një lloj Traviata ose Rondine në të cilën protagonisti nuk vdes në fund: por kërkon një shoqëri të vërtetë aktorësh-këngëtarë. Kush e di, përpara Covid kishte kaq shumë projekte, tani të gjithë jemi më të kujdesshëm.

Saktësisht: si e jetuat këtë periudhë kufizimesh?
Ishte e komplikuar. Sapo kisha mbaruar “La Traviatan” në Mynih dhe duhej të shkoja në Marsejë për debutimin tim në Adriana Lecouvreur, e cila nuk u zhvillua. Ishte e para nga tetë kontratat e anuluara. Kam vuajtur nga fakti që nuk ishte një ndalesë graduale, por një e papritur. Unë nuk kisha pushuar për shumë vite, dhe me zë të lartë sigurisht që ishte mirë për mua. Sidoqoftë, ndihesha gati e vdekur, kisha momente depresioni, mendoja se isha e padobishme, se jeta ime nuk kishte më asnjë kuptim. Unë pashë sa pak rëndësi i jepej artit dhe kulturës. Kam studiuar, kam provuar, por më ka munguar tensioni për të performuar drejtpërdrejt, konkurrenca me kolegët (në një kuptim të mirë): Unë madje provova transmetimin, por përfundova në lot. Muzika bëhet për të dëgjuar njëri-tjetrin. Kam dhënë mësim, përmes zoom-it, dhe kështu më është dashur ta detyroj veten time për të ngushëlluar studentët e mi. Por realisht, unë mund ta përballoja këtë pushim. Disa kolegë nuk mund të mbijetonin financiarisht, atyre iu desh të ndryshonin vendin e punës. Kjo është arsyeja pse kur fillova të performoja përsëri, e gjeta veten duke menduar: “Duhet t’i jap gjithçka, sepse mund të jetë hera e fundit”. Është vetëm çështje kohe. E rëndësishme është që të mos kurseni kurrë veten, të jepni gjithçka çdo herë.

A keni ndonjë projekt tjetër regjistrimi?
Unë duhet të kisha regjistruar Zingarin për Opera Rara por fatkeqësisht datat nuk ishin të mundshme për mua; le të themi se ne do të vazhdojmë në sferën veristike, pasi Zazà ishte eksperimenti i parë për atë etiketë në sferën post-romantike, pastaj vazhdoi me versionin origjinal të Villi, në të cilin mund të shihet dashuria e Puçini për Wagner dhe Saint-Saëns.

Dhe live?
Unë do të filloj me një recital në Spanjë, gjithmonë i lidhur me ‘Anima Rara’, pastaj disa Butterfly (Sevilje, Hamburg) dhe së fundmi do të debutoj në Adriana në Vjenë, me disa prova. Unë do të kthehem në Bohème pas shumë vitesh, dhe diçka franceze, si Thaïs dhe La voix humain në Madrid. Vitin tjetër do të bëj debutimin tim në La Juive si Rachel. Unë nuk jam një skifter i vërtetë, por tashmë e kam kënduar Valentinin në Huguenotët. Dhe gjithashtu do të këndoj Nedda në Pagliaçi, një rol për të cilin kam pasur rezerva, në Londër me Tony Pappano dhe Jonas Kaufmann (dhe do të jetë edhe Anita Rachvelishvili në Cavalleria): aria e Nedda është një gjendje shpirtërore, flet për kompromiset që ne të gjitha bëjnë në jetën tonë. Një jetë që dëshiron të ndryshojë, por nuk mundet. Regjia do të jetë nga Damiano Michieletto.

Ditari juaj kur ishit vajzë, me pak fjalë, ka qenë i kënaqur!
Do të thosha kështu: tani dua të shijoj çdo moment. /dsh/ KultPlus.com

Ermonela Jaho, fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021

Një tjetër çmim i rëndësishëm vjen për sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho, ndër emrat e dashur në skenën e muzikës operistike. Ajo është fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021.

Këtë çmim dhe vlerësim sopranoja do të mund ta tërheqë në një ceremoni të veçantë që do të organizohet enkas për të vlerësuar artistët dhe muzikantët të cilët merren me lëvrimin e këtyre zhanreve të muzikës.

Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë vetë këngëtarja operistike e cila i bën thirrje fansave dhe admiruesve që të mund të regjistrohen falas për ta ndjekur live këtë event të rëndësishëm ku ajo do të tërheqë edhe këtë çmim të rëndësishëm që shënon një tjetër sukses të madh për karrierën e saj. /atsh/ KultPlus.com

Ermonela Jaho në edicionin e 10-të të ‘Musique en Fete’ në Francë

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është pjesë e 10-vjetorit të spektaklit Musiques ne Fete në Francë. Premiera është këtë të premte dhe do të transmetohet në kanalin televiziv francez, France 3.

Me lehtësimin e disa masave, arti i është rikthyer veprimtarisë së tij dhe së fundmi sopranoja Jaho ka qenë në Spanjë e Gjermani me shfaqjet e saj.

“Musique en Fete” ofron një mbrëmje muzikore të drejt për drejtë me artistë ndërkombëtarë.

Edicioni i 10-të prezantohet nga Cyril Feraud dhe Judith Chaine duke mbledhur së bashku trupën e artistëve që interpretojnë ariet më të mëdha të operës, operetës, muzikalit dhe muzikës tradicionale dhe franceze dirigjuar nga Luciano Acocella dhe Didier Benetti.

Koncerti përfshin repertorë të Verdit, Donizetti apo Bellini që do të transmetohen në zemër të teatrit të famshëm antik D’Orange. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Pas pandemisë, Opera e Mynihut “zgjohet” me Ermonela Jahon

Për disa ditë me radhë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka mrekulluar publikun në Operan e Mynihut.

Shfaqja e parë me publik pas masave drastike të pandemisë është “zgjuar” më zërin e mrekullueshëm të artistes shqiptare.

Më 11 dhe më 13 qershor u shfaq opera e Puçini “Il Trittico” me regji të Lotte de Beer dhe me pjesëmarrjen e Ermonela Jaho, Ambrogio Maestri dhe Wolfgang Koch.

“Vetem kur ndihmojmë njëri-tjetrin mund të arrijmë diçka më të madhe se vetvetja. Falenderoj të gjithe familjen e produksionit të “Il Trittico” dhe publikun e Operas së Munihut që arrin të kthejë një sallë opere të oshëtijë sa një stadium me 100,000 vetë. Faleminderit që më kthyet zemrën që ju dhashë……”, ka shkruar më herët vetë Ermonela në rrjetet sociale./ KultPlus.com

Ermonela Jaho vlerëson performancën e Elbenita Kajtazit në BBC


Të shumta janë sopranot shqiptare që na përfaqësojnë denjësisht në skenat botërore. Së fundmi Elbenita Kajtazi ka mbajtur recitalin e saj në konkursin e këngës në BBC Cardiff Singer of the World.

Në një postim të bërë në Facebook lidhur me recitalin e mbajtur nuk ka munguar përkrahja dhe vlerësimi i sorpranos së njohur Ermonela Jaho.

“Krenare për ty. Bravo”, shkruan në komentin e saj një ndër ambasadoret e muzikës klasike shqiptare në botë. / KultPlus.com

Ermonela Jaho, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Në Akademinë e Shkencave, dje janë pranuar 17-të personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019.

17-të personalitete të jashtme janë pranuar në Akademinë e Shkencave, të cilët do të kontribuojnë në cilësinë e ekspertëve në fushat e tyre. Mes tyre është edhe sopranoja e njohur shqiptarë me famë botërore, Ermonela Jaho.

Lajmi u bë i ditur nga vetë sopranoja, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e cila theksoi se është e prekur nga kjo gjë.

”E prekur pa masë dhe e përulur për nderin e madh të pranimit si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ju faleminderit’‘, ka shkruar Jaho. / KultPlus.com

‘Lockdown-i’ anulon shfaqjet e Ermonela Jahos në Francë

Prej ditës së djeshme pjesa më e madhe e Francës është vendosur në “lockdown”. Kjo mbyllje totale për të evituar shtimin e rasteve me COVID-19 ka penalizuar ndër të tjera edhe artin.

Edhe shfaqja e sopranos shqiptare Ermonela Jaho është anuluar për shkak të izolimit. Megjithatë është bërë e mundur që shfaqja të transmetohet në disa kanale në Francë dhe ky fakt e ka lumturuar soprano e njohur, e cila thekson se sot arti na duhet më shumë se kurrë.

“Me trishtim ju lajmëroj për anulimin e shfaqjeve direkte të “Faust” nga “Opera e Parisit”, por gjithashtu e lumtur që ato do të transmetohen nga “France 5” dhe “CultureBox” në 26 mars. Do ju postoj lidhjet kur të hapen. Na duhet arti tani më shumë se kurrë”, shkruan Ermonela Jaho./ KultPlus.com

Ermonela Jaho: Te “Anima Rara” kam vendosur dhe patriotizmin shqiptar

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, në një intervistë për Euronews Albania flet për çmimin e saj më të fundit por dhe krizën e madhe që ka përfshirë artin si pasojë e pandemisë. Artistja e madhe tregon nga Barcelona dëshirën që ka për të kënduar në Shqipëri menjëherë sapo teatrot të hapin dyert. Ermonela Jaho mori çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA) me albumin “Anima Rara”.

Ky çmim është një rezultat i një pune kolosale e bërë në vite të gjatë kështu që unë sinqerisht nuk e prisja, jeta më ka mësuar që të mos kem asnjë lloj pritshmërie, përveçse nga vetja ime për tu përmirësuar, për tu bërë një artiste më e mirë në të gjitha drejtimet. Kështu që qe një fitore një lajm jashtëzakonisht i bukur dhe po e shijoj me qetësi. Ndoshta eksperienca e jetës më ka mësuar këtë gjë, ti marr gjërat me pasion përsa i përket zanatit përsa i përket çdo lloj gjëje që bëj por është një hap i rëndësishëm dhe fryti i një pune kolosale dhe më jep një përgjigje që ajo që kam qenë paska qenë në rrugën e drejtë mund të them. Kështu që jam shumë e lumtur dhe e ndaj këtë gëzim me të gjithë ju, një punë kolosale që kam bërë dhe gurpi me të cilin kemi punuar i Anima Rarës, Opera Rara, me të gjithë kolegët dhe gjithashtu dhe ajo fotografia e ‘cover’ të CD-së është bërë nga fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, kështu që doja dhe një pjesë të patriotizmit mund të them dhe pse sot mund të tingëllojë si një mënyrë pak e çuditshme”.

Ne në fakt jemi të lumtur gjithashtu për suksesin tuaj, por ka qenë një sukses në një periudhë të vështirë, pasi pandemia ka prekur çdo cep të globit e gjithashtu ka prekur dhe artin. Si e keni përjetuar ju këtë periudhë e gjithashtu dhe kolegët tuaj?

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë, po për ne artistët personalisht, nxorri në pah atë vulnerabilitetin e të qënurit artist që zakonisht në mënyrë pakëz të gjuhës së përditshme e marrim si një lloj argëtimi, por e kupton që është një nevojë shpirtërore. Për mua personalisht dhe jo vetëm për mua, po shumë artistë sepse kemi komunikuar, ka qenë një gjendje që nuk gjej dot fjalë, diçka shumë e vështirë dhe nga ana shpirtërore sepse arti bëhet me publikun, ajo energjia që ti ndjen nga publiku, nga një ‘performance’ që ti e bën në skenë me prezencën e publikut është një shkëmbim energjish humane. Dhe nga një ditë në tjetrën ti gjendesh i ndaluar totalisht, ka qenë e vështirë. Ka pasur momente që kam menduar që nuk shërbej më. Pra, ekzistenca ime nuk kishte më kuptim dhe kanë qenë momente të vështira, shummë ngjyra emocionale, por jam përpjekur sepse ai pasioni i vërtetë i brendshëm është një nevojë shpirtërore dhe përpiqesha të jetoja në një ëndërr sikur po e bëja këtë produksion që ishte anuluar, dhe kam punuar e punuar dhe jam përpjekur të shfrytëzojë këtë karantinën tetë mujore, përsa më përkiste, për tu përmirësuar nga ana artistike. Kam kuptuar shumë gjëra, që asgjë nuk merret si e dhënë dhe çdo moment i bukur i jetës duhet vlerësuar sepse nuk jemi të përjetshëm dhe çdo gjë mund të mbarojë nga momenti në moment. Dhe ajo që kam kuptuar është që çdo gjë duhet ta bëjmë së bashku. Muzika është një mësim i jashtëzakonshëm, unë them për të gjithë për politikanët, po për të gjithë humanitetin. Muzika ka vetëm një qëllim që e bëjmë për të dëgjuar njëri tjetrin. Dhe si jeta, çdo gjë duhet ta kalojmë duke qenë krah njëri tjetrit. Kjo do të thotë respekti për njëri-tjetrin, vlerësimi për njëri tjetrin dhe momenti që do të kemi këtë lloj empatie me njëri tjetrin atëherë në çdo lloj momenti disastroz, çdo gjë kalohet kur luftojmë e punojmë së bashku drejt asaj zgjidhjeje. Kështu që, arti muzika a qenë një mësim i atillë mund të them dhe uroj ta kemi mësuar të gjithë këtë mësim, sidomos në këtë periudhë kaq të vështirë.

Një mesazh shumë i bukur dhe shumë i vlefshëm ky znj. Jaho, por le të mbetemi pak tek ato projekt që u anuluan. Viti 2020 ishte anulim i shumë planeve dhe projekteve që kishim secili prej nesh. Për ju cilat ishin ato projekte që mbetën të parealizuara?

Unë kam pasur një ritëm, gjithmonë i them vetes, si puna e asaj makinës që vetëm është në garë dhe nuk ndalon dhe të ndalosh në një mënyrë të atillë ka qenë shumë traumatike. Dhe nisi në France, dhe me radhë kanë qenë tetë produksione nga Londra, nga Parisi, nga Gjermania, në shumë vende të botës. Kanë qenë tetë muaj mjaft të vështirë. Po te produksione të anuluara, atëherë kur nuk e prisja në shtator kam pasur një propozim nga opera greke që do inauguronin operën greke dhe e inaugurova me rolin e “Madam Butterfly” që e kam kaq të dashur për veten, dhe ka qenë e çuditshme sepse pas tetë muajsh duke mos qenë në skenë, jam ndjerë si ajo fëmija i vogël që gëzon për ato gjërat më të bukura. Në provën e parë që kam pasur pas tetë muajsh të këndoja në skenë, të këndoja me kolegët e mi, nuk pushoja së kënduari. Mbaroi prova muzikale, se opera zgjat tre orë, pas atyre tre orësh doja të këndoja e të mos pushoja dhe aty me lot në sy kam thënë nuk duhet marr si e dhënë absolutisht asgjë. Dhe aty fillova dhe ëndërrova përsëri, se ne artistët ëndërrojmë gjithë kohës dhe atë ëndrrën e kanalizojmë në skenë. Nisi në Greqi dhe nga shtatori të jem e sinqertë deri në këtë moment nuk kam ndaluar, kam kënduar në Greqi në “Madame Butterfly”, në Mynih që qëlloi ka qenë një shfaqje historike mund të them, përpara se të ndodhte mbyllja e dytë në Gjermani ku numri i spektatorëve ishte 50, në një opera të madhe ku më shumë ishin artistë sesa spektatorë. Por ajo forca e dëshira e drejtorit të teatrit dhe operas që donte që ta jepte dhe qoftë me një person në publik do e mbante hapur për të dhënë një mesazh që arti nuk është thjesht një argëtim po një nevojë shpirtërore. Rasti donte që si kolegun tim të kisha Saimir Pirgu kështu që u bëmë së bashku në atë shfaqje historike vetëm me 50 veta publik. Më pas jam këtu në Spanjë ku është i vetmi vend e i vetmi shembull mund të them që ka mbajtur dhe ka rrezikuar duke mbajtur ato rregullat minimale për të bërë që kjo gjë të funksionojë, me gjysëm kapaciteti të publikut në teatër, kemi bërë që shfaqjet të vazhdojnë. Unë kam kënduar “Madame Butterfly”, kam kënduar këtu në Barcelonë një shfaqje të Traviatës dhe tani jam gjatë produksionit të Hoffman me publik dhe është diçka surreale sepse kemi kolegët që na shkruajnë në vende të tjera të botës ku teatrot janë mbyllur dhe këtu jeta teatrale vazhdon, me ato limitet që mund të ketë por po jetoj akoma këtë ëndërr dhe në një farë mënyrë sikur u zgjuam se asgjë nuk ndodh përjetë, as e keqja dhe as e mira. Kështu që duhet jetuar momenti dhe në këtë moment e ndjej veten shumë me fat në krahasim me kolegët e mi që po e vuajnë këtë gjë. Kam pasur shumë nga kolegët që janë tërhequr nga ky zanat, duke pasur familje për të ushqyer.

Shqipëria është jo vetëm në agjendën time si program profesional po është në shpirtin tim. Unë e them gjithmonë, zgjohem dhe më zë gjumi me lajmet nga Shqipëria. Uroj sa më shpejt që të vij të këndoj në Shqipëri për publikun tim shqiptar dhe për të dhënë një mesazh për brezin e ri sepse kjo kohë heq çdo lloj shprese, çdo lloj ëndrre, duken gjërat të pamundura, po asgjë nuk është e pamundur. Siç dola unë, ashtu siç kanë dalë shumë artistë të tjerë. Askush nuk ia ka dalë pa vështirësi, duhet të vuash është ai rrugëtimi i vështirë që të kapësh atë ëndrrën. Sa më e madhe të jetë ëndrra aq më i vështirë është dhe rrugëtimi. Sa herë vij e këndoj në Shqipëri ose kur kam hapur dhe master klaset ku përpiqem të vij të jap kontributin tim me këngëtarët e rinj këtë gjë u them. Se i shoh nga njëherë të demotivuar, ose sikur nuk ka një shpresë për të ardhmen. Nëse e do një gjë aq fort, duhet një dedikim total, kushdo qofshin vështirësitë. Ato vështirësi të bëjnë më të ndjeshëm dhe ke çfarë thua, se artistë pa një shpirt të ndjeshëm e të torturuar nuk ka çfarë thotë në skenë, nuk rezonon dot me publikun. Siç e arrita unë ashtu mund të arrijë çdokush tjetër, sepse ajo puna, pasioni dhe nëse ti beso në mënyrë kaq të verbër, më besoni asaj forcës tënde të vullnetit për të arritur ëndrrën tënde dhe universi do të shtyjë për ta realizuar. Unë i besoj kësaj gjëje sepse më ka ndodhur.

Ky është një mesazh shumë i bukur….

Asnjë nuk duhet të humbasi shpresën, sepse asnjë nuk do të jetojë gjithmonë. Dhe nuk duhet të ndalojmë së ëndërruari. Ka punën pas krahëve, po asnjëherë nuk duhet të ndalojmë së ëndërruari. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Ekskluzive: Albumi i Ermonela Jahos, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Sopranoja shqiptare me famë botërore, ka bërë të ditur se albumi i saj ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike, shkruan KultPlus.

Jaho e ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku përpos se i është gëzuar tej mase këtij triumfi, ajo njëherit ka shprehur edhe mirënjohje të madhe për të gjithë ata që ishin bashkëpunëtorë në këtë projek.

‘Jam shumë e lumtur t’iu lajmëroj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale në ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjitashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve.’, ka shkruar Jaho. / KultPlus.com

Ermonela Jaho rikthehet në skenë me ‘Përrallat e Hoffman’

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho vjen me një performancë të re ‘Gran Teatre’, Liceu Barcelonë.

Nga sot deri në 1 shkurt, ajo do të interpretojë në rolin e Antonias në operan “Përrallat e Hoffmann” të Jacques Offenbach.

“Faleminderit Spanja dhe Katalunja për mbajtjen e teatrove të hapura gjatë këtyre kohëve të vështira. Zoti e di se sa shumë kemi nevojë për art këto ditë”, shkruan sopranoja shqiptare në rrjetin social Facebook.

Në tetor të 2020-tës Ermonela Jaho shkëlqeu në shfaqjet e saj në Greqi, e më pas së bashku me Saimir Pirgun në Gjermani.

Pavarësisht pandemisë që bllokoi skenat e teatrove në mbarë botën, 2020 padyshim ishte viti i Ermonela Jahos, pasi sukseseve të saj i shtoi edhe albumin, të parin për të, “Anima Rara” i cili u rendit nga “Sunday Times” në 100 regjistrimet më të mira të vitit. / KultPlus.com

Revista spanjolle: Ermonela Jaho, një soprano që emocionon

Pas performancës së sopranos shqiptare Ermonela Jaho në Barcelonë, revista spanjolle “Opera Actual” i ka dedikuar një shkrim. “Këngëtarja shqiptare është një nga këngëtaret lirike më të njohura në botë. Jo vetëm që ajo ka një zë të bukur lirik dhe mjeshtëri teknike absolute, por është një nga këngëtaret-aktoret më emocionuese të ditëve të sotme, si ishte Maria Callas në kohën e saj.

Sipas mendimit tim, versionet e Ermonela Jaho që ajo ofron për heroinat e brishta të tipit Violetta ose Cio-Cio San e tejkalojnë Maria Callas në aftësinë e saj për të lëvizur nga intensiteti i së vërtetës që ajo arrin të vendos në to.

“Në jetën e përditshme ju keni tendencë të mbroni veten nga brishtësia juaj, sepse po mos ta bëni këtë do të ishte shumë e dhimbshme. Por në skenë ju jeni plotësisht i pambrojtur. Realiteti dhe dobësia juaj janë të dukshme për të gjithë. Muzika ju mëson t’i kanalizoni dhe të shfaqet vetja juaj e vërtetë, çfarëdo roli që po luani. Është e mundur që njerëzit e Mesdheut dhe Ballkanit të ndjejnë më shumë se ata të vendeve të tjera këtë intensitet pasionant, por në çdo rast nuk e tregoj atë në jetën reale, pasi jam mjaft i ndrojtur. Por kur bëhet fjalë për muzikë, i gjithë ky pasion manifestohet përmes personazheve që unë mishëroj”, shprehet Jaho.

Në fund të dhjetorit ajo interpretoi Violeten nga “La Traviata” në Liceun e Barcelonës. Kur Jaho performoi në Londër në vitin 2019, performanca e saj, veçanërisht në aktin e fundit, ishte aq tronditëse sa të dha përshtypjen se po dëshmonte vdekjen e një personi të vërtetë, dhe jo një trillim skenik. I gjithë publiku u mahnit nga intrpretimi saj”, shkruhet në shkrimin e gjatë që revista spanjolle i ka dedikuar sopranos shqiptare./ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi: Ëndërroj që një ditë të ndaj skenën me Ermonela Jahon, ajo është krenari kombëtare

Jeta Zymberi

Fëmijërinë e kishte të thjeshtë, teatri e opera ishin dyer që nuk u hapën asnjëherë për të. Ajo nuk frekuentonte vende të tilla. Ishin dyert e shtëpive të lagjes që hapeshin për të marrë qumështin e familjes së Elbenitës, e që asaj i kishte rënë hise ta shpërndante çdo ditë. Kjo punë asaj i sillte kënaqësi sepse në atë kohë Kosova po përballej me forcat serbe dhe aktivitetet tjera për fëmijë ishin pothuajse të pamundura. Elbenita Kajtazi, atë kohë 8 vjeçare, e gjente vetën edhe në diçka tjetër. Strehim e qetësim në kohë lufte e kishte këngën. Frikën e mbizotëronte me zërin e saj poshtë tavolinës apo në ndonjë qosh të shtëpisë, aty ku zëri nuk i dëgjohej fort. Ndërsa sot, duket sikur ai zë që për shkumë kohë u akumulua në brendësi të saj, ka arritur të depërtojë në skenat më të mëdha të operës në botë. Ndonëse një rrugëtim i pamenduar më herët, Elbenita me rrëfimin e saj dëshmon që asgjë nuk është e pamundur.

Ndërsa popullariteti u përhap dhe potenciali i saj i vërtetë po shpaloset nëpër skena botërore, ajo është shndërrua në diçka shumë më tepër, në një vajzë inspiruese.

Në një intervistë ekskluzive për KultPlus, Elbenita na tregon për një rrugëtim prekës, frymëzues dhe emocionues. Ajo flet për frikën, pengesat, pasionet, përparimin e shumë më tepër për atë që e drejtoi dhe i shtroi këtë rrugë suksesi.

Elbenita Kajtazi

KultPlus: Keni potencuar që për herë të parë keni shikuar një shfaqje operistike në kanalin YouTube, ndërsa sot ju keni arritur të depërtoni suksesshëm në skenën ndërkombëtare dhe të shkelni skena të mëdha, si e përshkruan këtë rrugëtim?

Elbenita Kajtazi: Për të përshkruar rrugëtimin tim në fjalë të shkurtra do potencoja shumë punë e përkushtim, besim i madh në atë që kam dashur të arrijë, fat, dhe shumë dashuri për punën që unë bëj. Nuk ka qenë e lehtë, sepse kur shpjegohet me fjalë të shkurtra tingëllon si diçka e lehtë për tu arritur, po nuk ka qenë gjithashtu e paarritshme, ka pasur zhgënjime, ka pasur thyerje emocionale, ka pasur momente kur edhe kam dashur të heq dorë nga ajo që ëndërroja por kanë qenë çështje minutash, prap e kam marr forcën dhe guximin. Gjithashtu vlen të përmendet që kam pasur afër vetës njerëz të mrekullueshëm që nuk më kanë lenë të bie poshtë asnjëherë. 

KultPlus: Gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë ju ishit një fëmijë, keni deklaruar që kënga ju ka ndihmuar te tejkaloni atë periudhë të vështirë, na fol pak për ndikimin e muzikës në rrethana të tilla?

Elbenita Kajtazi: Muzika për mua atëherë si fëmijë 8 vjeçe e gjysmë ka qenë terapi, ikje nga një realitet i hidhur në një dimension që do doja të gjendesha si fëmijë, mes lodrave e jo në mes plumbave. Muzika edhe sot lirisht mund të themi që është terapi e shpirtit kur ajo muzikë është e mirëfilltë dhe të flenë në shpirt. Unë atëherë nuk e kam pasur aspak idenë se çfarë është muzika operistike, por kam kënduar këngë popullore, këngë për fëmijë, ninulla me të cilat nëna na ka rritur. Unë nuk kam pasur guximin të këndoj me zë, sepse kur futeshin serbët në shtëpi nuk është që ke guxuar të bësh zë, por në mendjen time jam gjendur diku tjetër, me tingujt e muzikës që më janë sjell nëpër kokë. Kur kemi dal si refugjatë në Shqipëri atëherë kam filluar të këndoj me zë të lartë, duke u munduar në çdo sekondë të harroj ato që kemi përjetuar ne si familje gjatë luftës, duke u munduar ta ndjej veten të lirë, sikur një zog kur këndon në degë pa menduar fare se çfarë do vijë më pas, duke shijuar lirinë në maksimum por gjithmonë duke shpresuar që një ditë do të kthehem në Mitrovicën time, në Drenicën time, vendin tim të lindjes, e lirë të vrapoj e të ëndërroj pa menduar frikën. 

KultPlus: Shkaku i pandemisë, ky vit u konsiderua i “fjetur” edhe sa i përket jetës kulturore. Por, ju morët një lajm të mrekullueshëm për karrierën tuaj. Ju besua roli i Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”, një rol i ëndërruar për shumë soprano, si e pritët këtë lajm?

Elbenita Kajtazi: Është e vërtetë, mua personalisht më janë anuluar shumë shfaqje dhe kontrata të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme, por që njëra prej tyre u realizua, e ajo është Violetta nga Opera “La Traviata” në Bordeaux të Francës në muajin Shtator. Për shkak të Covid-19 ka qenë pikëpyetje e madhe se a do realizohet apo jo, dhe fatmirësisht u realizua dhe kishte një suksese për të cilin jam shumë e lumtur dhe krenare, sepse u shpërblye puna ime e madhe që kam bërë me këtë rol dhe debutimi im në Francë la me të vërtetë përshtypje të mira atje. 

KultPlus: Ju ka ndodhur që gjatë interpretimit tuaj në ndonjë skenë botërore të keni në publik prindërit, nëse po na fol pak për emocionin që të fal prezenca e tyre?

Elbenita Kajtazi: Unë kam pasur fatin t’i kem prindërit e mi një herë në Gjermani dhe kanë pasur mundësi ta shikojnë shfaqjen “Die Zauberflote”, fatkeqësisht jo në të njëjtën kohë, babai e ka parë Paminen time në Berlin, kurse nëna ka qenë prezente kur kam kënduar po të njëjtin rol në Aalto Muziktheater në Essen, Gjermani. Ka qenë ndjenjë që nuk kam fjalë ta përshkruaj, periudhë të cilën nuk do e harrojë kurrë. Është shumë kënaqësi e madhe kur sheh prindërit e tu të krenohen e shijojnë çdo sekondë të asaj që ke arritur. 

KultPlus: Përkundër faktit që karriera juaj po zhvillohet jashtë Kosovës, ju asnjëherë nuk i harroni rrënjët, shpesh jeni pjesë e festivaleve të ndryshme, keni në plan mbajtjen e ndonjë koncerti solistik në Kosovë?

Elbenita Kajtazi: Unë jam shumë krenare me rrënjët e mia, nuk e mohoj asnjëherë prejardhjen time dhe me shumë mburrje tregoj gjithmonë se nga vij. Kohëve të fundit nuk kam mundur të jem shumë prezente në vendin tim për shkak të angazhimeve të shumta jashtë Kosovës, por nuk e mohoj dot që kam marr ftesa dhe marr ftesa vazhdimisht por që fatkeqësisht sezonet e mia janë të planifikuara qysh tash edhe për vitin 2023 dhe është shumë e vështirë të gjej kohë të lirë të jem me ndonjë koncert ose paraqitje në Kosovë, vij shumë shpesh për pak ditë dhe vizitoj familjen por jo më shumë se aq. Kurdo që kam kohen dhe gjërat planifikohen paraprakisht nuk do hezitoj të vij dhe të këndoj për publikun më të dashur që ma mbush zemrën me shumë dashuri.

KultPlus: Përkthimi i Operave botërore në gjuhën shqipe është i mangët, andaj ju keni marrë iniciativën e përkthimit në shqip të historive të operave të huaja, si lindi ideja dhe a ka nisur procesi i punës?

Elbenita Kajtazi: Unë kam studiuar vet në Kosovë dhe e di mirë se sa ka mungesë materialesh në drejtimin operistikë, prandaj meqenëse jam shumë aktive në këtë drejtim në botën e jashtme, më erdhi ideja që përvojat e mia ti ndaj edhe me të gjithë studentët që janë të interesuar të mësojnë dhe të ecin përpara në këtë drejtim. Kam parë shumë video që postohen dhe nuk kanë aspak karakter edukues dhe prandaj vendosa të marr këtë iniciativë që ata njerëz që janë të interesuar të mësojnë rreth botës operistike të dëgjojnë shpjegimet e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Procesi i punës ka nisur dhe deri tani kemi postuar dy shpjegime, atë të operës Manon nga opera Massenet dhe Cosi fan tutte nga Mozart. Iniciativës time ju kanë bashkangjitur edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe mezi presim të vazhdojmë punën dhe të postojmë edhe shpjegime tjera. 

KultPlus: Ju shpesh e ngrisni zërin edhe për çështje të ndryshme sociale në Kosovë e sidomos në rastet e dhunës, sa ndikon në ju gjendja jo e mirë e popullit tënd? 

Elbenita Kajtazi: Unë mërzitem shumë nga fakti që dhuna e bërë ndaj grave nuk dënohet sa duhet, mërzitem dhe irritohem kur e shoh trajtimin e keq të grave, dhuna duhet të dënohen nuk ka rëndësi se nga kush vjen nga gratë apo burrat, dhuna duhet të dënohen ashtu siç e meriton. Mua personalisht më thehet zemra kur shoh raste që vritet gruaja dhe burri nuk dënohet aq sa duhet, thjesht se përballoj dot dhe prandaj reagoj dhe mendoj që unë nuk duhet të jem e vetmja, gjithë ata, zëri i të cilëve dëgjohet duhet të reagojnë. I ftoj edhe gratë që janë pjesë e parlamentit të bëjnë më shumë në këtë drejtim, të bashkohen më shumë se kurrë e ta luftojnë këtë dukuri që dëmton gruan, ul gruan poshtë dhe humb identitetin e gruas. 

KultPlus: Vajzat shqiptare pothuajse e kanë poshtuar botës në fusha të ndryshme, suksesi i tyre po i bën krenarë të gjithë, si e shihni ju rrugëtimin e vajzave shqiptare nëpër botë? 

Elbenita Kajtazi: Çdo arritje e çdo femre shqiptare më bënë krenare nga toka deri në qiell. Unë jam e sigurt që asnjëra nga ato gra nuk e kanë pasur të lehtë të arrijnë aty ku janë por janë përkushtuar kanë punuar shumë dhe sot na bëjnë krenarë në gjithë botën. Uroj që këto arritje të jenë inspirim për të gjitha femrat tjera, që të mos dorëzohen kurrë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre duke lënë anash paragjykimet dhe të thënat e kota që ndonjëherë jo rrallë dëgjohen në Kosovë si pre e mentalitetit të cilin ne e kemi. 

KultPlus: Secilin sukses në jetë zakonisht ja dedikojmë dikujt, po ju ku e adresoni suksesin tuaj?

Elbenita Kajtazi: Unë suksesin tim së pari ia dedikoj punës dhe përkushtimit tim, familjes time që më kanë qëndruar gjithmonë afër duke më përkrahur në të gjitha vendimet që unë kam marr, Ermonela Jahos person që nuk më ka lëshuar dorën asnjëherë duke më këshilluar gjithmonë me gjërat e duhura, Vera Calabria personit që bëri të mundshme audicionet e mia të para, profesoreshës time të këndimit Caroline Merz pa të cilën nuk do posedoja teknikën e këndimit që posedoj sot dhe patjetër bashkëshortit tim Ardianit me të cilin kemi thurur ëndrrat që po realizojmë sot që nga shkolla e mesme. 

KultPlus: Zëri juaj po rrugëton suksesshëm në vende të ndryshme, por në cilin teatër botëror ëndërroni të interpretoni një ditë?

Elbenita Kajtazi: Unë kam shumë ëndrra që uroj t’i realizoj në një afat jo shumë të gjatë, unë tashmë kam interpretuar në teatro të ndryshme nëpër botë, dhe kontratat me teatro të ndryshme veçse janë nënshkruar, por ëndrra ime më e madhe është që një ditë të këndoj në një teatër operistike në Kosovën time të dashur, uroj të mos mbaroj karrierën time pa shkelur këmba ime në një teatër në Prishtinë për të cilin do jem krenare dhe do lë zemrën time aty. 

KultPlus: Me cilin artistë botërorë do të doje ta ndaje skenën të paktën njëherë?

Elbenita Kajtazi: Unë tashmë kam ndarë skenën me emra botëror si Placido Domingo, Rolando Villazon, Anja Herteros e shumë shumë të tjerë, dirigjent si Zubin Mehta, Kent Nagano, Donald Runicals por ëndrra ime është që një ditë ta ndaj skenën me motrën time Ermonela Jaho, sepse është  dhe do mbetet krenari kombëtare. 

KultPlus: Çfarë është duke bërë Elbenita kohëve të fundit dhe ju është ofruar ndonjë rol që do ta ndaje ekskluzivisht me lexuesit tanë?

Elbenita Kajtazi: Unë për momentin jam shumë e zënë me studimin e operës Manon, konkretisht rolin Manon nga opera e Massenet, gjithashtu rolin Mimi nga opera La Bohen si dhe Dona Anna nga opera Don Giovanni , jam me prova aktive në Staatsoper Hamburg dhe kontrata të tjera do publikoj atëherë kur edhe teatrot do i publikojnë sepse nuk kam drejtë më herët. Ajo që më duhet të veçoj patjetër është pjesëmarrja ime në festivalin më të madh botërorë këtë verë Salzburger festspiele në Austri, dhe përgatitjet natyrisht nuk janë të lehta po mezi pres të ngjitem prapë në skenën ku edhe Mozart para qindra viteve ka interpretuar. 

KultPlus: Para pak ditësh ju keni ndarë me publikun një rrëfim personal tejet inspirues. Dikur ju shisnit qumësht në lagje, sot një soprano me famë ndërkombëtare, cili është mesazhi juaj për të rinjtë që sot janë në një pozitë të tillë që ndoshta suksesin e shohin larg e ndoshta të pamundshëm?

Elbenita Kajtazi: Unë ju them që më besoni asnjë sukses nuk është i pamundshëm nëse punoni fort e nuk zhgënjeheni por besoni shumë në vetvete, asgjë nuk është e lehtë në jetë por gjithashtu asgjë nuk është a paarritshme prandaj mos harroni që puna dhe vetëm puna e përkushtimi të drejtojnë drejtë një rrugëtimi të pastër dhe plot sukses. 

KultPlus: Si do ta përshkruaje vitin që po e lëmë pas?

Elbenita Kajtazi: Viti që po e lëmë pas nuk ka qenë aspak i lehtë për secilin. Vit i çuditshëm dhe me të vërtetë një sfidë e madhe për të gjithë njerëzimin. Vit që nuk do të harrohet asnjëherë por uroj që të kaloj sa më shpejtë. Pa marrë parasysh sfidës së madhe mendoj që kjo pandemi ka afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin, ka bërë të kuptohet që në këtë jetë nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti dhe dashuria e kujdesi në familje. Unë cilësoj familjen si gjënë më të shenjtë në botë dhe uroj ta kenë shëndetin e mos të përjetojmë dhimbje që shumë familje kanë përjetuar duke humbur më të dashurit e tyre. Për sa i përket karrierës unë e cilësoj si një vit përkundër rrethanave mjaft të suksesshëm dhe të paharrueshëm. / KultPlus.com

Albumet e Dua Lipës dhe të Ermonela Jahos në top-inçizimet e vitit

Gazeta britanike “The Sunday Times” ka bërë të ditur listën me 100 incizimet më të mira për këtë vit. Nuk mungojnë artistet shqiptare. Dua Lipa radhitet në vendin e tretë me albumin e saj “Future Nostalgia”, ndërsa lista plotësohet edhe me albumin “Anima Rara” të sopranos Ermonela Jaho, transmeton KultPlus.

Prestigjiozja britanike “The Sunday Times” ka listuar 100 incizimet më të mira të këtij viti. Mozaiku i listës që përfshin zhanre të ndryshme të muzikës plotësohet edhe me këngëtaret shqiptare që po bëjnë bujë nëpër botë. Dua Lipa radhitet e treta me “Future Nostalgia”, albumin që erdhi si inspirim nga diskoja tek vjen si nostalgji për vitet ’70. Krejt në tjetër zhanër vjen “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i cilësuar si një kombinim elektrizues dhe i larmishëm i muzikës klasike.

“Nga albumi indie-rock i Phoebe Bridgers te rikthimi në disko i Dua Lipës, kritikët tanë të muzikës kanë zgjedhur incizime që u kanë ndihmuar gjatë vitit”, ka shkruar “The Sunday Times” para se të vazhdojë me listën për 100 incizimet më të mira të këtij viti.

“Gjashtë nominime për ‘Grammy’ dhe një koncert virtual live i ndjekur nga një audiencë prej më shumë se pesë milionë shikuesish: tingujt e sheshtë dhe retro-disko të Dua Lipës me të drejtë e dominuan izolimin”, ka shkruar “The Sunday Times”.

Image

“Future Nostalgia” nga Lipa është nominuar për gjashtë çmime “Grammy”, përfshirë atë për albumin e vitit, albumin më të mirë pop për “Future Nostalgia”, këngën, incizimin e vitit dhe performancën më të mirë pop për “Don’t Start Now” dhe performancën më të mirë pop si duo a grup për bashkëpunimin e saj me Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, për këngën “Un Dia”. Albumi, që nga momenti kur është lansuar, më 27 mars, ka marrë kritika pozitive. Këngët shënuan suksese të njëpasnjëshme të tilla, saqë as Madonna s’i rezistoi dot bashkëpunimit me të duke u shfaqur në një rimiksim të këngës “Levitating”. Kritikat pozitive nuk munguan as për koncertin virtual “Studio 2054”. Ishte një eksperiencë intime virtuale dhe rifreskuese, koncert me plot gjallëri, ani pse virtual. Përmes tij, Lipa, pa dyshim që revolucionarizoi shfaqjet online.

Emërimi i koncertit ishte një formë moderne për të kujtuar “Studio 54”. Klubi më legjendar ndonjëherë në Manhattan, gjatë viteve kur ishte aktiv, kishte ndryshuar industrinë e klubeve të natës, ishte më shumë se aq, diçka që ende askush nuk e ka arritur prej asaj kohe. 25-vjecarja nga Prishtina vendosi që ta sillte këtë spektakël, si diçka që të krijonte ndjesinë e një videoklipi të gjatë dhe bëri bashkë yje të njohura në industrinë e muzikës si Elton John, Angele, Bad Bunny, FKA Twigs, J Balvin, Tainy dhe Miley Cyrus.

Gazeta britanike “The Sunday Times” me traditë që prej vitit 1821, në listë ka edhe albumin “Anima Rara” që doli në shitje më 25 shtator të këtij viti.

Image

“Diva shqiptare ka përfshirë role që shënojnë karrierën e saj – nga ‘La traviata’, ‘Suor Angelica’, ‘Madam Butterfly’ – në albumin dedikuar sopranos Rosina Storchio, muzës së Puccinit dhe Leoncavallos”, ka shkruar gazeta britanike. Në album, nëpërmjet 14 veprave, Jaho eksploron muzikën e mjeshtëruar nga Rosina Storchio, njëra nga sopranot më lirike dhe shprehëse e periudhës “verismo”. “Anima Rara” përfshin vepra të kompozitorëve të ndryshëm, në mesin e tyre edhe ata italianë, si Pietro Mascagni e Ruggero Leoncavallo, Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini. Për realizimin e albumit “Anima Rara”, sopranoja ka bashkëpunuar me kompaninë e njohur londineze të muzikës operistike “Opera Rara”. Më herët Jaho kishte bashkëpunuar me këtë kompani edhe për incizimin e “Le Villi” të Giacomo Puccinit dhe “Zazà” të Ruggero Leoncavallos. Sopranoja, po ashtu, ka incizime të “La traviata”, “Il Trittico”, “Les Contes d’Hoffmann” dhe “Madama Butterfly”, të qasshme në CD.

Sopranoja Ermonela Jaho që nga publikimi ka kryesuar top-listat. “Presto Classical” kompania lidere për incizime të jazzit dhe muzikës klasike në Britani të Madhe – e themeluar në vitin 1986 – e ka vendosur në vend të dytë në mesin e dhjetë albumeve më të mira të muzikës klasike për këtë vit. “Gramophone”, revista lidere në botën e muzikës klasike, ka radhitur albumin e sopranos shqiptare në vend të parë në top-listën javore në fillim të tetorit. Revista me traditë gati 100-vjeçare që botohet në Londër, s’është e vetmja që ia jep vlerësimin maksimal të parit album të Jahos, për të cilin ka bashkëpunuar me orkestrën me bazë në Valencia të Spanjës “Orquestra de la Comunitat Valenciana”, njëherësh orkestra rezidente e shtëpisë operistike “Palau de les Arts Reina Sofia” dhe me dirigjentin italian Andrea Battistoni. Revista gjermane “Oper!”, në tetor e shpalli album të muajit. “Anima Rara”, po ashtu, është radhitur në mesin e “albumeve të jashtëzakonshme të tetorit 2020” edhe nga revista spanjolle “Scherzo”. Bashkë më solo-albumin e këngëtares në atë top-listë zënë vend edhe nëntë albume të tjera. Javën e parë të publikimit, “Anima Rara” po ashtu ishte përzgjedhur si albumi i javës nga kompania e njohur e muzikës klasike “Presto Classsical”. Me t’u publikuar, u radhit i pari edhe në kuadër të top-listës “Operat që duhet dëgjuar” në “Spotify”, “iTunes” dhe “Deezer” të publikuara nga “Meine Klassik”, që njihet si shtëpia virtuale për më të rejat nga muzika klasike. /koha/ KultPlus.com