Nisi edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”

Mbrëmë, në një ceremoni solemne, në prani të krijuesve, artistëve, përfaqësuesve shtetërorë, etj, u bë hapja e Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, edicioni i 13-të, me temën “Kosova ime e bukur”.

Organizatori i këtij festivali, Muhamet Ahmeti-Metis, në fjalën e tij hyrëse, tha se në këtë manifestim kulturor po marrin pjesë 35 artistë të njohur nga 14 shtete të botës. Ky edicion është shumë i ngjeshur me aktivitete të ndryshme, siç janë vizitat në vende të trashëgimisë kulturore të Kosovës, debate, tryeza, etj,  për t’i realizuar veprat e tyre artistike me temën “Kosova ime e bukur”.

Këto vepra do t’i shihni në ekspozitën kolektive, që do të mbahet në FLORI GALLERY në Prishtina Mall, me datë 28 shtator 2024, duke filluar nga ora 19:00.

Ndërsa, nënkryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ceki se në këtë festival artistët tanë krijojnë njohje dhe bashkëpunime me artistët ndërkombëtarë. Sa më shumë që organizohen festivale të tilla është në të mirën e vendit tonë.

Në hapje e këtij edicioni u paraqitën edhe disa pika skenike nga aktorët e Kosovës.

Kjo ceremoni u organizua në ambientet e Holiday Resort – “Buquku”, në Sllatinë.

Sponsor i Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART” edicioni i 13-të janë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Gjithashtu festivalin e përkrahën edhe Flori Gallery në Prishtina Mall dhe Stone Castle nga Rahoveci.

Festivali do të jetë i hapur nga 22- 29 shtator 2024./KultPlus.com

Festivali Ndërkombëtar “Euro Kosova Art” po vjen me edicionin e 12-të

Festivali i 12-të Ndërkombëtar “Euro Kosova Art”, po vjen në mes të datave 17- 22 shtator 2023, në ambientet  e Holiday Resort – “Buquku”, në Sllatinë- Fushë Kosovë.

Në këtë aktivitet kulturor do të marrin pjesë një numër i madh i artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë. Përveç kreativitetit artistik për ekspozitë, me disa pika teatraro – skenike, art trupi, do të mbahet edhe tryezë diskutimi për menaxhimin e artit dhe aktivitete të tjera promovuese. / KultPlus.com

Përfundon edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar, “Euro Kosova Art”

Nën koordinimin e organizatës kulturo-artistike, Exarte, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Fushë Kosovë dhe Institutit Yunus Emre është realizuar Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar, “Euro Kosova Art” ku nga 8 vende të ndryshme të botës morën pjesë afro 40 artistë.

Në festivalin e cila u realizua ndërmjet datave 11-17 Tetor 2020 morën pjesë artistë të dalluar në fushat e tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Bulgaria, Bosnja, Turqia dhe Franca.

Sipas organizatorit të Festivalit njëkohësisht edhe kryetari i shoqatës Exarte, Muhamet Ahmetit, artistët nga vendet të ndryshme të botës ndemjet kanë gjetur mundësinë ta shkëmbejnë eksperiencat ndërmjet vete kështu duke pikturuar motive të ndryshme të komunës së Fushë Kosovës e në veçanti nga kalaja e Harilaqit.

Në fjalimin e saj përshëndetës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se në këtë Festival po marrin pjesë një numër i madh artistësh nga 8 shtete të botës. Fushë-Kosova sot është bërë qendër e kulturës botërore falë punës dhe angazhimit të këtij institucioni dhe të artistëve e piktorëve që po shprehin talentin e tyre.

Drejtori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, Dr. Mehmet Ülker tha se artistët kanë kontribuuar në pasurimin e vlerave artistike pamore në Kosovë me krijimtarinë e tyre duke përçuar mesazhe tek publiku të cilat kanë sjellë një frymë të re.

“Është një kënaqësi që t’i kemi këta artistë me një histori të shkëlqyeshme dhe që kanë kontribuuar shumë në artin pamor. Kosova ka një popull të vogël por shumë të talentuar, kontributi ynë në këtë fushe siç ka qenë me herët do të vazhdoj edhe ne te ardhmen, sepse ne mendojmë dhe besojmë se arti është gjuha universal e njerëzimit andaj këtë festival e shohim si një aktivitet qe kontribuon në krijimin e marrëdhënieve të reja.

Ndryshe, punimet që dolën si rezultat i një jave pune u ekspozuan në programin përmbyllës./ KultPlus.com