Filmi ‘Fantastic Beasts The Secrets of Dumbledore’ në kinematë botërore

Filmi i ri i Warner Bros “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” paraqet aventurën më të re në botën e magjive të krijuar nga autorja J.K. Rowling.

Në film, profesori Albus Dumbledore, rolin e të cilit e luan Jude Law , njeh magjistarin e fuqishëm të magjive të zeza Gellert Grindelwald, rolin e të cilit e luan aktori Mads Mikkelsen. Ai e di se Grindelwald do të marrë kontrollin në botën e magjive.

Në pamundësi që ta ndalojë i vetëm, ai ia beson punën personazhit Newt Scamander, rolin e të cilit e luan aktori Eddie Redmayne. Kështu, ata formojnë një ekip të përbërë nga magjistarë e shtriga dhe fillojnë një mision të rrezikshëm, gjatë të cilit përballen me bisha të reja dhe të vjetra, dhe përleshen me ithtarë të legjionit të Grindelwald.

Në këtë film me role paraqiten edhe një radhë aktorësh të tjerë, në mesin e tyre: Dan Fogler, Alison Sudol, Callum Turner, Jessica Williams, Katherine Waterston e të tjerë.

Regjinë e filmit “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” e ka bërë David Yates, e skenarin J.K. Rowling & Steve Kloves.

“Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” është vazhdimësi e filmit “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald (2018)”, ndërkaq ngjarja në të zhvillohet disa vite pas atij të vitit 2018.

“Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore”, në kinematë botërore do të shfaqet nga data 7 prilli 2022, e në Amerikën Veriore nga data 15 prill 2022.

Tashmë janë duke u realizuar edhe dy filma të tjerë “Fantastic Beasts”./ KultPlus.com