Sukseset e shqiptarëve nëpër botë, Faton Kryeziu me ekspozitë personale në Belgjikë

Faton Kryeziu është artist nga Kosova, do të hap ekspozitë personale me 25 piktura në Antwerp të Belgjikës, ketë të premte, me datë 4 shkurt, në orën 19:00, shkruan KultPlus.

Faton Kryeziu është një artist profesionist që fokusohet në kombinimet e ngjyrave, subjektit dhe teksturave. 

Ai përdor teknika dhe stile të ndryshme dhe është gjithmonë në kërkim të diçkaje të re dhe sfiduese.

Ajo që dominon në serinë “Play F” që do ta prezantojë ne ekspozitën në Belgjikë është mënyra se si artisti luan me ngjyrat dhe detajet që dalin nga boja, të cilat më vonë kthehen në forma koloristike që përjashtojnë format gjeometrike. 

Ai mundëson marrëdhënien midis bojës me shtresë të trashë dhe shtresave të tejdukshme në përgjigje të pëlhurës së bardhë. Këto vepra arti janë produkt i tensionit organik të artistit në lidhje me praktikën e sotme artistike si dhe me vizionin e tij për të ardhmen.

Fatoni ka pasur një numër të madh ekspozitash të suksesshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shitur mbi 400 vepra arti në koleksione private në: SHBA, Korenë e Jugut, Bahrein, Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj. /KultPlus.com

Faton Kryeziu vjen me ekspozitë personale e cila përcjellët edhe me promovim libri

Artisti Faton Kryeziu, së shpejti do të hap ekspozitën e tij personale të titulluar ‘Tension&Emocion’, ku artisti do të prezantohet para publikut me gjithsej 42 punime, përcjellë KultPlus.

Përveç ekspozitës, në të njëjtën ditë, njëkohësisht do të bëhet edhe promovimi i librit me po të njëjtin titull, i punuar nga studiuesja e njohur, Suzana Varvarcia.

Kjo ekspozitë dhe promovim i librit do të mbahen nesër, më datë 30 qershor në Hotel Sheraton në Prishtinë, duke filluar nga 18:00. / KultPlus.com

Faton Kryeziu, artisti kosovar që dizejnoi njërin nga trofetë e kompeticionit ISU Skating që po mbahet në Kanada

Artisti kosovar Faton Kryeziu ka shënuar një sukses të madh në karrierën e tij me dizajnimin që i ka bërë njërit prej trofeve të rëndësishëm të ISU Skating që po mbahet në Kanada, shkruan KultPlus.

ISU S është kompeticion tradicional që mbahet në Kanda, ku ndahen cmime të ndryshme derisa ka pjesëmarrës nga e mbarë bota. Gala shou mbahet me performanca të ndryshme, muzikë live e vallëzim bashkëkohor.

Gjatë transmetimit live, artisti kosovar Kryeziu përmendet si dhe shfaqen pamje nga puna e tij. /KultPlus.com