Licencohen Federata e Xhudos dhe Federata e Hendbollit

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe kryetarit të Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini.

“Përgëzime për të dy Federatat dhe suksese në veprimtarinë e tyre”, shprehet Çeku. / KultPlus.com