Sonte nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, rikthehen në skenë Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Irma Libohova, Gili e Mihrije Braha

Festivali i Këngës në RTSH rikthehet sonte në natën e dytë. Kjo natë erdhi me të tjera surpriza dhe interpretime të veçanta nga artistët pjesëmarrës.

Është konceptuar ndryshe si “nata e dueteve”.

Çdo këngë e këtij festivali do të sillet në skenë e interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një këngëtar tjetër të njohur të skenës shqiptare.

Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të përformojnë së bashku me artistët.

Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do t’i bashkangjitet sonte dhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea.

Alban Ramosaj – Theje
Denis Skura – Pse nuk flet, mama?
Eldis Arrnjeti – Refuzoj
Endri & Stefi – Triumfi i jetes
Ester Zahiri – Hijena
Evi Reci – Me duaj
Gjergj Kacinari – Ne enderr mbete ti
Janex – Deluzional
Kastro Zizo – Kuje
Kelly – Meteor
Mirud – Për dreq
Olimpia Smajlaj – Dua
Rezarta Smaja – E jemja nuse
Ronela Hajati – Sekret
Sajmir Cili – Nen maske (Hije)
Shega – Nje
Band Urban – Padrejtesi / KultPlus.com

Anita Bitri dhe kënga fituese e vitit 1990 në RTSH, ‘Askush s’do ta besojë’ (VIDEO)

Në Festivalin e 29-të të Këngës në RTSH, në dhjetor të vitit 1990, Anita Bitri vlerësohet me çmimin e parë, me këngën ”Askush s’do ta besoj”, kompozim i Flamur Shehut dhe me tekst të Jorgo Papingji.

Dashurinë e parë kush nuk e provoi
Dhimbjen që la pas kush nuk e këndoi,
E këndoi, e këndoi…

Ku shkuan fjalët që mi thoshe me aq zjarr,
Ku shkuan lulet që m’i sillje plot me vesë
Ku fluturoi dashuria jonë e parë,
Ku shkoi motivi që më zgjonte çdo mëngjes?
Një këngë e vetme jo nuk është rinia
Por veç një dhimbje kam e do ta them,
Se një prej këngëve është dhe dashuria
Dhe këngë e saj ushton si një refren.

Jo nuk e besoj nuk është e lehte që ta mohoj
Kur dashurinë e parë, jo nuk e harroj
Mos me thuaj s’ më ndihmon,
Asnjëri s’do ta besojë.
Kur t’vijë nata do të vije vet’ të takoj.
Të takoj,të takoj..

Dashurinë e parë kush nuk e provoi
Dhimbjen që la pas kush nuk e këndoi,
E këndoi, e këndoi…/ KultPlus.com

Fillon edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH, këtu mund ta shihni LIVE

Festivali i Këngës në RTSH, ngjarja më e madhe e muzikës në Shqipëri, fillon sot edicionin e 60-të.

Sonte, në natën e parë, do të ngjiten në skenë të 20 artistët pjesëmarrës, të cilët do të interpretojnë këngët e tyre, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit. 

Juria e cila do të vlerësojë këngët në këtë vit përbëhet nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri. 

Tri netët live të Festivalit të Këngës do të jenë: 27, 28 dhe 29 dhjetor 2021.

Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa regjia do të ketë konceptin e ri artistik nga Redi Treni dhe skenografia nga Albi Çifligu.

Në rolin e Drejtorit të Festivalit, në këtë edicion jubilar është zv. Drejtori i Përgjithshëm në RTSH, Martin Leka.

Figura emblemë të artit shqiptar janë pjesë e këtij edicioni, sikurse është Ardit Gjebrea, i cili do të rikthehet në festival pas shumë vitesh, i ftuar për rolin e dashur për të, atë të prezantimit!

Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët: Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga:

Ardit Gjebrea

Elton Deda

Marjan Deda

Klodian Qafoku

Zefina Hasani

Arta Marku

Redi Treni

në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:

Alban Ramosaj

Denis Skura

Evi Reçi

Gjergj Kaçinari

Janex (Xhejn Kumrija)

Kastro Zizo

Kelly

Mirud

Rezarta Smaja

Ronela Hajati

Saimir Çili

Stefi dhe Endri Prifti

Shega

Urban Band

Eldis Arrnejti

Ester Zahiri

Kejsi Rrustja

Olimpia Smajlaj

Viola Xhemali

Xhuljana Pjetra

Festivalin mund ta ndiqni si gjithmonë në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, në Radio Tirana 1, në Aplikacionin RTSH Tani, si dhe në faqen e webit, tv.rtsh.al

https://tv.rtsh.al/kanalet/rtsh-1?fbclid=IwAR1RCNMpT-2BuzQSwb0eoKF6lEYgTMlKPDdXgLkxvFfBU4UiQtJYP7rgvv0

https://fb.watch/a9SNupkpY0/ / KultPlus.com