Sonte Kori i Grave ‘Lira’ pjesë e Festivalit të tretë Ndërkombëtar të Koreve të Grave

Kori i Grave ”Lira” ka bërë të ditur se do të jetë pjesëmarrës në Festivalin e tretë Ndërkombëtar të Koreve të Krave, i cili do të mbahet sot në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Ngjarja do të mbahet në Hotel Nartel, duke filluar nga ora 19:00, ndërkaq në njoftim është bëtë e ditur se organizimi do të mbahet sipas masave dhe udhëzimeve anti Covid -19 të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com