Ndahen çmimet e Festivalit Teatror të shkollave të mesme të Tiranës

U mbyll edicioni i 8-të i Festivalit Teatror të Shkollave të Mesme të Tiranës, Rin-Art.

Një muaj i mbushur me pasion, kreativitet dhe talent rinor u kurorëzua me sukses në ambientet e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku nxënës nga shkolla të ndryshme të mesme sollën në skenë vepra artistike me nivel të lartë interpretimi dhe përkushtimi.

Gjatë ceremonisë finale u bë dhe ndarja e çmimeve për kategoritë më të spikatura, duke vlerësuar aktorët e rinj, regjisorët dhe trupat teatrale që shkëlqyen në këtë edicion. Në një postim në rrjetet sociale, Teatri Kombëtar uroi të gjitha shkollat pjesëmarrëse si edhe fituesit me fjalët “Ju jeni e ardhmja e artit skenik shqiptar”.

Aktorja më mirë e karakterit u vlerësua Marsela Bicja nga “Petro Nini Luarasi”. Aktori më i mirë i karakterit u vlerësua Gledis Hajdinaj nga shkolla “Sami Frashëri”.

Juria vlerësoi si aktoren më të mirë joprotagoniste Nikol Sula nga shkolla “Sami Frashëri”, ndërsa aktori më i mirë joprotagonist, Arbian Lleshi, nxënës në të njëjtën shkollë.

Aktorët më të mirë protagonistë u shpallën Esli Vahidi e “Arben Brocit” dhe Metis Shaba i “Sami Frashërit”.

Si shfaqja më e mirë u votua “Elektra” e vënë në skenë nga shkolla “Petro Nini Luarasi” dhe regjisori më i mirë, Kleard Gërmenji./atsh/KultPlus.com