Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me University of Northern Iowa për studime të dyfishta

Ndërkombëtarizimi i Kolegjit Universum vazhdon përtej oqeanit! Neser me 5 Korrik nga ora 14:00 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kolegjit Universum & University of Northern Iowa.

Kolegji Universum me mbështetjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa ka arrit marrëveshje 2+2 për Northern Iowa University. Përmes kësaj marrëveshje studentët e Kolegjit Universum do të kenë mundësinë që 2 vite ti përfundojnë në Universum dhe vazhdojnë 2 vite të tjera në SHBA (duke përfituar lehtësira financiare, punësim në kampus, bursa të pjesshme dhe shumë benefite të tjera).

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet neser me 5 Korrik nga ora 14:00 në Kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë. Dhe eventi do të jetë i hapur për publikun. Eja informohu! 2 vite në Kolegjin Universum dhe 2 vite në SHBA! Diplomohu në “University of Northen Iowa” përmes Kolegjit Universum.

Në kuadër të marrëveshjeve dhe ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universum, studentët e Kolegjit tanë tashmë janë bërë ambasador të shtetit të Kosovës duke promovuar vlerat e Kosovës, përmes rezultateve të larta akademike, etike dhe profesionale në universitete ndërkombëtare. 

Universum mbetet i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes ofrimit të studimeve jashtë vendit për studentët kosovarë. Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).