‘Folk Fest’, koncerti që bashkon shqiptarët

Në Tiranë mbahet Folk Fest, koncert që ka bashkuar 500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët e e Italisë.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë, njofton se në këtë koncert, artistët janë veshur me kostume popullore, me flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit.

“Grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët, bëhen bashkë me më të mirat e Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës! 28 nëntori është dita e bashkimit!”, shkruhet në njoftimin e  Ministrisë së Kulturës.

Në mesin e personaliteteve dhe të ftuarve të shumtë, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Parada e shqiptarëve” vjen në Shqipëri në 111-vjetorin e pavarësisë

Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa prej aktiviteteve që do të organizohen për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Rama tha se përveç paradës së traditës në 28 Nëntor do të zhvillohet edhe koncerti “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Pas 15 vitesh organizimi në New York, Parada rikthehet aty ku janë rrënjët e saj, në Shqipëri. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”./ atsh / KultPlus.com

Festivali ‘FOLK FEST’ vazhdon të shkruajë histori

Folk Fest këtë vit u organizua nga shumë vende të ndryshme si Meksika, Kili, Azerbajxhani, Bullgaria, Rumania, Letonia, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova.

“Çdo vit, arritjet e dukshme të organizimit tonë të madh po lënë gjurmë në historinë dhe traditën e organizimit të festivaleve ndërkombëtare dhe kjo na motivon të mos ndalemi dhe të vazhdojmë synimet tona. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që të gjitha këto vende pjesëmarrëse janë të lumtura t’ju mirëpresin.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre artdashësve që na ishin pranë dhe bekuan ngjarjen tonë”, thuhet në postimin e këtij Festivali.

Festivali Folklorik është një festival që premton shumë për avancimin dhe forcimin e kulturës së turizmit në vendin tonë, ndaj shpresojmë që synimet tona të këtij lloji të realizohen dhe të shënojmë me ne një histori që do të jetë shembull për brezat. /KultPlus.com