8-vjeçari nënshkruan kontratë 33 mijë dollarëshe për të luajtur ‘Fortnite’

Shumica e fëmijëve të moshës 8 vjeçare e festojnë ditëlindjen e tyre me ëmbëlsira me qirinj. Mirëpo kështu nuk është edhe për Joseph Deen i cili është vetëm 8 vjeçar mirëpo tashmë ka një kontratë për tu bërë lojtar profesionist.

Joseph është lojtari më i ri i “Fortnite”, pasi ka nënshkruar kontratë me “Team 33” në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekipi nga Kalifornia e ka ftuar atë në selinë qendrore për t’i ofruar pagesë prej 33 mijë dollarëve dhe një sistem kompjuterik shumë të shpejtë.

“Fortnite” është një lojë e qitjes dhe ndërtimit në stilin e personit të tretë e luajtur online nga qindra miliona lojtarë në mbarë botën.

“Jam ndierë tepër mirë kur më është ofruar kontrata. Kam menduar edhe më parë që të bëhem lojtar presionist por askush nuk më ka marrë seriozisht derisa më thirri Ekipi 33”, ka thënë Joseph për BBC.

Joseph i cili është po ashtu nga Kalifornia ka luajtur lojën “Fortnite” që kur ishte katër vjeç dhe aftësia e tij në këtë lojë ishte vërejtur për herë të parë para 18 muajsh. / KultPlus.com

Adoleshenti që u bë milioner me lojën Fortnite mbajti premtimin dhe i bleu nënës një shtëpi të re

Më 27 korrik 2019 Jaden ‘Wolfiez’ Ashman nga Essex i Mbretërisë së Bashkuar doli i dyti në kategorinë e dueleve të Kupës së Botës në Fortnite.

Në moshën 15 vjeç, ai u bë lojtari më i ri i esports që fitoi një milion dollarë (750,000 pound), transmeton KultPlus.

Në atë kohë ai kishte premtuar se do t’i blinte nënës një shtëpi të re.

Një vit më vonë, Reporteri i Lojërave të Newsbeat, Steffan Powell e vizitoi atë për të parë nëse milioneri i ri e mbajti premtimin e tij.

Dhe ai e kishte mbajtur premtimin – ai i kishte blerë shtëpinë nënës së tij pas një viti. / KultPlus.com