Rrëfimet e të mbijetuarëve të dhunës seksuale shpalosen në diskutim online

Rrëfimet e familjarëve të të mbijetuarave dhe të dy burrave që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës do të shpalosen në një diskutim online, bashkë me panelistë të përbërë nga komuniteti artistik, shkruan KultPlus.

Duke filluar nga ora 15:00, të mërkurën më 9 nëntor do të organizohet diskutimi “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Përballja me rrëfime të dhunës seksuale në luftë dhe përfaqësimi i tyre artistik” nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe forumZFD, programit në Kosovë.

Ky organizim i cili përcjellet drejtpërdrejtë në faqe të QKRMT, vie në kuadër të ditëve të 16 Ditëve të Aktivizmit do të shpalos intervistat e dhjetë familjarëve të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe dy burrave të mbijetuar të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Këto rrëfime janë ruajtur dhe bashkuar në një libër të emëruar ‘Përtej dhimbjes, drejtë guximit!, të cilin për ta promovuar do të jenë të pranishëm panelistët regjisorja dhe piktorja Lendita Zeqiraj, piktorja Fitore Berisha, redaktori Gazmend Bërllajolli dhe diskutimi do të modertohet nga ligjëruesi universitar Durim Abdullahu.

Panelistët nëpërmjet bashkëbisedimit do të shpalosin mënyrat se si lexohen dhe interpretohen rrëfimet traumatike të të mbijetuarëve, për përfaqësimin artistik të tyre dhe rëndësinë e dokumentimit.

Ky diskutim dhe libri organizohet nga QKRMT dhe forumZED. / KultPlus.com