Francis Scott Fitzgerald & John Keats, dyshja e çuditshme

Në një copëz letër, në pikëllimin e mesviteve tridhjetë, Francis Scott Fitzxherald përfshiu një varg nga poeti i tij i preferuar, Xhon Kits (John Keats), në një poezi: “Mos u shqetëso, dorëzohem / Ditët janë të gjata dhe jeta po më torturon / Por di edhe se/ E ëmbël është Nata”.

Kits ishte romantik, jashtëzakonisht romantik, me gjeninë e tij si në lirikë dhe në jetë, tragjikisht të shkurtër. Fitzxherald i donte poetët romantikë, por mbeti një modernist, më shumë egoist, sesa romantik, pak a shumë cinik. Poezia e shkurtër na kujton më tepër “Djerrina” e Thomas S. Eliot, pra njëfarë homazhi, në kuvlinë e një largësie ironike, e cila nuk tregon asnjë qëllim për të imituar mënyrën e Keats. Në fakt, vargu i fundit, me Natën me shkronja të mëdha, tashmë është romani i Fitzxherald, mustaqet e nënshkruara mbi Mona Lizën. Në “Bright star, green light”, Jonathan Bate arsyet marrëdhëniet mes dy autorëve. Duke marrë si model “Jetë paralele” të Plutarkut, Bate bashkon Kits dhe Fitzxherald për të krahasuar rezultatet e jashtëzakonshme të çiftit të çuditshëm: poezitë e fundit të të parit dhe romanet e tjetrit.

Disa paralelizma funksionojnë, të tjerat bien ndesh. Kets vdiq në 1821, në moshën 25-vjeçare; Fitzxherald arriti suksesin e parë fitimprurës një shekull më vonë, me “Kjo anë e parajsës”, 23-vjeç. Kits e donte dhe e humbi Fani Braun, vdiq para se të martoheshin; Fitzxherald e donte dhe e humbi Xhinerva Kingun, sepse ajo preferonte një djalë më të pasur se ai, më pas deshi Zelda Sayre dhe e humbi atë për shkak të sëmundjes mendore. Bate tregon jetën e të dyve në kapituj të alternuar, aq hera-herës të duket sikur je pjesë e një loje tenisi, ku koka e lexuesit është topi, i humbur mes rrëfimeve të çuditshme, shpesh të ndryshme, rrallë me pikëlidhje.

Libri ndjek kronologjinë e jetës të të dy shkrimtarëve, nga fëmijëria në rini, duke hulumtuar edhe krijimtarinë. Bate e njeh jetën dhe poezinë e Kits në detaje, shfleton biografinë origjinale të Sidney Colvin, të cilin e gjeti po ashtu në bibliotekën e Fitzxheraldit, zgjedh anekdota, letra, ngjarje. Më pak e efektshme është pjesa në lidhje me Fitzxheraldin, poezia e të cilit nuk përmendet, një përzierje e ëndërrimeve të ëmbla, me vargje moderne, thumbuese, të sinqerta./Konica.al/ Përkundrazi, ai përqendrohet në tregime të shkurtra dhe romane. “Imagjinata e Fitzxheraldit përflaket nga Kits, por ai dështon kur përpiqet të imitojë poezinë e tij. Në vend të kësaj, ai triumfon kur frymësohet në romanet e tij nga Kits, duke i dhënë jetë një ‘romani lirik’ si ‘Getsbi i madh”. Gjetja e referencave të Kits në romanet e Fitzxherald është e saktë; të besosh se Fitzxherald, bazuar në “shijen e tij letrare”, shikonte “pandërprerë në të kaluarën”, për të lexuar Kits është një arbitraritet.

Fitzxherald i donte shkrimtarët bashkohorë, lexonte Xhejms Xhojs, po aq sa Kits. Vazhdimisht lexonte, promovonte dhe këshillonte shkrimtarët e tjerë, kryesisht i siguroi Heminguejit këshilla parësore për “Festa” etj. […] Kur autori shkruan se “poetika e Kits, në këmbë, e vetmuar, buzë botës së madhe, shkrihet me vështrimin e Getsbit që zgjat dritën jeshile të molit së Deizit”, nuk mund të mos mendojmë për Fitzxheraldin e ri të ulur në tryezë me Kits, Leigh Hunt dhe William Hazlitt, i cili përpiqet të kuptojë shakatë e tyre dhe struket në lojëra fjalësh. Imagjinata e Fitzxherald rrjedh vazhdimisht nga puna e Kits dhe jeta është e paqëndrueshme. Disa nga pretendimet e librit janë seriozisht çorientuese.

Edhe më interesante është referenca për dy shkrimtarët, që “provojnë mënyrën më fitimprurëse të autorëve për shfaqjen”. Nëse Kits shkruan për West End-in e Londrës, Fitzxheraldi i ofron vetes Broduejin dhe Hollivudin. Nga fundi i jetës, Fitzxherald regjistroi disa pjesë nga Shekspiri, Xhon Masfilldi dhe Kits. Bate e përfundon librin, duke iu referuar regjistrimit, ku Fitzgxherald reciton një pjesë të “Odë për një bilbil” dhe shkruan: “nën hijen e ndëshkimit global, bukuria e poezive të Kits dhe romaneve të Fitzxherald vetëm rritet”. Fragmente nga ky lexim janë në dispozicion në internet: përfundon me zërin e vendosur joromantik të Fitzxheraldit, kur thotë: “Mirupafshim, ky është fundi, nuk ka rëndësi, prite”.

Jo vetëm bukuria e krijimtarisë së tyre, por një lloj kontradikte e brendshme i lidh të dy shkrimtarët: Kits studioi për mjekësi dhe e kupton, nga gjaku që shkëlqen tek kollitet, se e pret vdekja, megjithatë ai drithërohet për të shkruar vargun që e përndjek; Fitzxheraldin e tmerron batica e pistë e kësaj bote, megjithatë e shndërroi atë në jehonë të përjetshme në shkrimet e tij. Më pak të bukur dhe më pak të mallkuar, sesa i përshkruan miti, libri ofron një portret të dy personave të komplikuar, që përpiqen të bëhen shkrimtarë në një botë gjithnjë e më të zymtë. / Konica.al / KultPlus.com