‘Shumë nga dështakët, janë njerëz që nuk e kuptojnë sa pranë suksesit ishin në momentin kur hoqën dorë’

Thënie frymëzuese

Nëna më tha: “Nëse je një ushtar, do të bëhesh gjeneral. Nëse je një murg, do të bëhesh Papë”. Në vend të kësaj, unë isha piktor, dhe u bëra Pikaso. (Pablo Pikaso)

Në mesin e vështirësisë qëndron mundësia. (Albert Ajnshtajn)

Unë mendoj se arsimimi është fuqi. Unë mendoj se të qënit në gjendje për të komunikuar me njerëzit është fuqi. Një nga qëllimet e mia kryesore është të inkurajoj njerëzit të fuqizojnë vetveten. (Oprah Uinfri)

Deri kur të jeni gati të dukeni qesharakë, nuk do të keni mundësinë për të qenë të mëdhenj. (Sher)

E vetmja gjë që kam bërë dhe që nuk është zvogëluar nga fati i mirë, është se kam vazhduar të ecpërpara, kur të tjerët hoqën dorë.  (Herrison Ford)

Shumë nga dështakët, janë njerëz që nuk e kuptojnë sa pranë suksesit ishin në momentin kur hoqën dorë. (Tomas Edison)

Qëndroni larg njerëzve që përpiqen të pakësojnë ëndrrat tuaja. Njerëzit e vegjël veprojnë gjithnjë kështu, por ata që janë realisht të mëdhenj ju bëjnë të ndiheni se edhe ju gjithashtu, mund të bëheni i madh. (Mark Tuein)

Kur njerëzit ju lëndojnë pa pushim, mendojini ata si një si letër zmerili. Ata mund t’iu gërvishtin dhe lëndojnë paksa, por në fund ju lëmoheni dhe ata do të bëhen të padobishëm. (Kris Kolfer)

Pothuajse të gjithë njerëzit mund t’iu rezistojnë vështirësive, por në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet.  (Abraham Linkoln)

Druaj se duhet ta bëjmë botën të ndershme, para se të mund t’iu themi sinqerisht fëmijëve tanë se ndershmëria është politika më e mirë.  (Xhorxh Bernard Shou)

Shtatë gjëra do të na shkatërrojnë ne njerëzve:

Pasuria pa punë;

Kënaqësia pa ndërgjegje;

Dija pa karakter;

Feja pa sakrificë;

Politika pa parim;

Shkenca pa humanizëm;

Dhe biznesi pa etikë.

(Mahatma Gandi) /KultPlus.com

Poezia e poetit Pablo Neruda që frymëzon prej dekadash gjithë botën

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi çmimin Nobel për letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti kolumbian Gabriel Garsia Markez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.

Kënga Gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë simbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.

Ja një nga poezitë më frymëzuese të tij…

Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.

Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi te vetja e tij.

Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.

Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.

E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.

Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe. / KultPlus.com