Gaz i tejnxehur dhe fusha magnetike në qendër të galaksisë sonë

NASA publikoi një foto që nuk është shfaqur më parë, e cila tregon aktivitetin e energjisë në qendër të galaksisë sonë.

Panorama mahnitëse u arrit të kapej pas dy dekadash kërkime me anë të të dhënave të përllogaritura nga Observatori i NASA-s dhe radio-teleskopi MeerKat në Afrikën e Jugut.

Imazhet tregojnë një rreze X, e cila përfaqëson bashkimin e fushave magnetike. Bashkimi i fushave magnetike ndodh kur energjitë e kundërta të tyre takohen dhe bashkohen, duke çliruar energji të madhe. Është e njëjta gjë që shkakton Dritat e Veriut (Aurora Borealis) ose stuhitë diellore.

Tashmë shkencëtarët mendojnë se ky proces ndodh edhe në hapësirën yjore në kufijtë më të jashtëm të galaksisë sonë, me anë të shtëllungave që ajo shtyn nga qendra drejt periferive. / Gazeta Express / KultPlus.com

Drama “Galaksia”, nga e enjtja deri të dielën në skenë te “ArTurbina”

Drama “Galaksia” do të rikthehet në skenë për publikun. Teatri Kombëtar shprehet se kjo vepër teatrore e autorit Howard Barker, që erdhi në skenë te “ArTurbina”, me regji nga Rovela Lule u mirëprit nga publiku.

“Galaksia” (skena nga një ekzekutim) rikthehet në skenë pas suksesit të madh të 3 netëve të para. Për të gjithë ata që ende nuk e kanë parë këtë shfaqje të mrekullueshme”, bën me dije teatri për dramën, që do të jetë në skenë siç është njoftuar mbrëmjet e datave 13, 14, 15 dhe 16 shkurt. Në skenë te “ArTurbina” vijnë aktorët Olta Daku, Neritan Liçaj, Rjamonda Bulku, Myzafer Zilfa, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Monika Lubonja, Ardian Cerga, etj. Teatri Kombëtar shkruan se është një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullit XVI, ajo flet edhe sot po njësoj.

“Lufta e artistit për të thënë të vërtetën deri në fund me veprën e tij dhe mospranimi apo gati-gati ekzekutimi i veprës dhe artistit nga shteti! A janë betejat triumfuese?! Apo ajo që ndodh është masakër?! Të vërtetën e zbulojmë në “ArTurbina” me një kast të mrekullueshëm aktorësh”, pohon teatri. Skenografia në vepër është nga Genc Shkodrani, kostumografe Laedja Hajdari, kompozitor Endri Sina, as.regjisore Paola Kodra dhe piktor Rael Hoxha. “Galaksia” (skena nga një ekzekutim) është e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker.

Në qendër të saj qëndron një piktore e jashtëzakonshme (Galaksia) e interpretuar nga aktorja Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit! Rovena Kuka është pedagoge, regjisore dhe aktore. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve për instrumentin muzikor flaut. Në vitin 2006, diplomohet për regjisurë në po të njëjtën shkollë, sot Universiteti i Arteve. Prej vitit 2010, Rovena Lule Kuka punon si pedagoge e Mjeshtrisë së Aktorit dhe është realizuese e disa veprave bashkëkohore si “Boston Marriage”, “Perversitet seksual në qytet”, “Gruaja në dritare”, etj. Gjithashtu, ajo ka interpretuar në disa filma dhe vepra teatrale, ku ndër të tjera mund të përmendim “Ndërkombëtarët” dhe rolin kryesor në filmin “Maya”. /KultPlus.com