Agon Nimani vjen me “Një perspektivë ndryshe” në galerinë ‘Qafa’

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, e njohur ndryshme edhe si galeria ‘Qafa”, do të hapet të enjten më 13 dhjetor 2018, ekspozita personale e krijuesit Agon Nimani “Një perspektivë ndryshe!”.

Ekspozita do të hapet të në ora 19:00 ndërsa publiku do të ketë edhe një rast më shumë për të shijuar veprat e Nimanit në fushën e dizajnit dhe të multimedias.

Përmes një njoftimi GMK-ja bën të ditur se ekspozita “Një perspektivë ndryshe!” është një përmbledhje kompozicionale e imazheve fotografike përmes gjuhës, mënyrë kjo e komunikimit të cilën autori e përdor në këtë rrëfim vizual.

“Është një punë unike e artit bashkëkohor, një perspektivë ndryshe nga ajo që kemi parë”, thuhet në komunikatën e GMK-së. Ekspozita është kuruar nga Burim Myftiu./ KultPlus.com

Artan Draçini me ekspozitë në Prishtinë

Artan Draçini, piktori e grafisti nga Shkodra, me 22 shtator 2017, në orën 19:00, do të hapë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ekspozitën personale të titulluar “E shkuara: e ardhjma e së tashmes”, shkruan KultPlus.

Ekspozita ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një echo këmbane në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen. Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinative e krijon një pjesëz Art të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë.

Kuratorja e ekspozitës Suzana Varvarica Kuka e paraqet artistin Draçini e mbështetur në konceptin e saj se: “Artisti është faktori themeltar i imazheve, të cilat, fillimisht, i lind si ndjesi vetjake e të fshehta. Ai i ruan në burimin racional e më pas i shpërthen emocionalisht, ku bota e tij e brendshme shkapetet në të gjitha muret imagjinative. Aty, ku ndodhemi të gjithë, tek ekspozimi i tyre”.

Në ekspozitë do të paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale – grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional. Kjo ekspozitë do të qëndroje e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës./KultPlus.com