Gazeta e njohur italiane ‘Corriere della Sera’ përzgjedh lumin Vjosa për rafting

Ndër pushimet aktive në Evropë, janë 15 të përzgjedhura për të bërë rafting dhe një nga to është edhe lumi Vjosa, shkruan Francesca Masotti për rubrikën ”Viaggi” (”Udhëtime”) të gazetës më të njohur italiane ”Corriere della Sera”.

Gjithnjë e më shumë njerëz, të të gjitha moshave, tërhiqen nga ky aktivitet i mbushur me adrenalinë që ju lejon të argëtoheni dhe të kaloni orë të tëra në kontakt të ngushtë me natyrën.

Një nga më të preferuarit është edhe lumi Vjosa në Shqipëri.

Lundrimi në ujërat e lumit të fundit të egër në Evropë është i mundur.

Ku ndodhet?

Ai gjendet në Shqipëri.

Vjosa, një lumë që kalon në brendësi të jugut të Tokës së Shqiponjave derisa të derdhet në detin Adriatik, është mbretëria e natyrës shqiptare.

Ekzistojnë dy itinerare për rafting: rruga e gjatë, 18 kilometra që zgjat katër orë e gjysmë, fillon nga fshati Strembec dhe përfundon në Përmet, ndërsa ajo e shkurtër prej 10 kilometrash, që zgjat rreth tre orë, nis në fshatin Kaluth dhe përfundon në atë të Qilarishtit.

Dy shtigje përgjatë të cilave hasni peizazhe të pastra dhe të pandotura të karakterizuara nga ishuj, kanione, kalime të ngushta midis shkëmbinjve dhe harqeve prej guri.

Banjat termale të Banjës, pranë qytetit të Përmetit, duhet të shënohen gjithashtu në rendin e ditës, burimet natyrore ku rrjedh ujë shërues, ideale për t’u çlodhur pas kaq shumë aventurash”, përfundon gazeta e njohur. / atsh / KultPlus.com

“Il Messaggero”: Numër i madh turistësh në Shqipëri, në mesin e tyre shume italiane

Bum turistësh drejt Shqipërisë, një prej destinacioneve më popullore gjatë verës 2018, sipas të dhënave nga portalet e prenotimeve të hoteleve dhe fluturimeve, shkruan në faqen e saj në internet gazeta italiane “Il Messaggero”.

Vendi i Shqiponjave pëlqehet shumë edhe nga italianët. Rreth 5,7% e tyre e kanë zgjedhur si destinacion për të kaluar pushimet e verës. Por, edhe ata që kërkojnë në internet informacione për Shqipërinë janë të shumtë.

Një rezultat i jashtëzakonshëm, nëse shihet historia e këtij vendi, që vetëm pak vite më parë turizmi gati nuk ekzistonte fare.

Arsyet përse turistët zgjedhin këtë vend si destinacion për pushimet e tyre janë të shumta.

Në radhë të parë ka një raport të shkëlqyer cilësi-çmim. Shqipëria është një destinacion i lirë dhe cilësia e shërbimeve është e mirë.

Nga ana tjetër, komentet e turistëve janë shumë pozitive dhe kjo tregon se vendi ka shumë për të ofruar.

Për të mos u nënvlerësuar është edhe pozicioni i mirë i Shqipërisë, që është pranë të gjitha baseneve të Mesdheut.

Në fund, një faktor tjetër i rëndësishëm që tërheq gjithnjë e më shumë persona janë 3390 atraksionet turistike të vendit.

Mund të gjeni për të gjitha shijet. Nga plazhet e bukura të Velipojës, Rana e Hedhun, tek Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë dhe gadishulli i Karaburunit, pa harruar qytetet dhe fshatrat e shumta për të vizituar. / KultPlus.com
https://economia.ilmessaggero.it/economia_e_finanza/albania_turismo_italiani-3952366.html

Nga Shkodra te riviera e jugut, italianët rekomandojnë pesë pika turistike

Është e qartë për të gjithë se Shqipëria tani ka hyrë në radarët e destinacioneve turistike që nuk duhen humbur. Është afër, lirë dhe plot me thesare për t’u vizituar.

Le të zbulojmë së bashku pesë vendet që nuk duhet të humbasin gjatë një udhëtimi në vendin e shqiponjave.

Tirana: qyteti që nuk fle kurrë

Kryeqyteti shqiptar po merret gjithnjë më shumë në konsideratë nga turistët (kryesisht italiane), të cilët janë kuriozë për të zbuluar qytete të ndryshme. I lidhur me shumicën e aeroporteve më të mëdha italiane, Tirana është një variant i mirë për t’u vizituar gjatë një fundjave apo edhe gjatë një qëndrimi më të gjatë.

Riviera Shqiptare, një mijë hije blu

Ju nuk mund të thoni se keni qenë në Shqipëri pa kaluar pak kohë në Rivierën e bukur shqiptare, shtrirjen e bregdetit që del nga kalimi malor i Llogarasë dhe përfundon në kufirin me Greqinë. Bregdeti jugor i Shqipërisë është vendi i plazheve idilike, gjiret e fshehura, fshatrat ortodokse me kisha me kupola blu dhe manastire të fshehura në pyje që shpëtojnë nga syri më i hutuar.

Gjirokastra, qyteti muze i Shqipërisë

Vend i Trashëgimisë Botërore që nga viti 2005, shembulli unik i arkitekturës otomane dhe qytet-muze i vendit, Gjirokastra është destinacioni më interesant i Shqipërisë. Jo vetëm për bukurinë e saj të padiskutueshme, por edhe për vendndodhjen e saj piktoreske, të rrethuar me male dhe të vendosura pak kilometra nga kufiri grek.

19th-century traditional Ottoman houses, mosque, from Castle hill in Gjirokastra (Gjirokaster), UNESCO World Heritage Site, Albania

Berat, qyteti me dritare të mbivendosura

Pak më shumë se një orë larg nga kryeqyteti, këtu është Berati, një xhevahir i vogël i vendosur mes maleve të larta dhe karakterizohet nga disa nga ndërtesat më të bukura në vend. Berati i detyrohet nofkën e tij shtëpive të mrekullueshme të tij të bardha të shpuara nga pikat e shumta të dritës që e kanë fituar pseudonimin e qytetit me dritare të mbivendosura.

Shkodër, dera në veri

Më pak i famshëm nga jugu, por po aq interesante, Shqipëria e veriut është një nga destinacionet e domosdoshme për këdo që kërkon të eksplorojë anën e egër dhe autentike të vendit. Pika fillestare për veriun e madh është Scutari, qyteti historik i Shqipërisë, vendi i vetëm i muzeut fotografik në Shqipëri, Muzeu Marubi dhe Kalaja Rozafa, një nga më të mëdhatë në Ballkan.(TravelNews.it, monitor)./ KultPlus.com

“Mirupafshim nënë, po shkoj në Shqipëri!”

Në një artikull prej 6 faqesh, italiania “L’Espresso” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku sjell për lexuesit e saj disa histori suksesi të dhjetëra italianëve që kanë zgjedhur të studiojnë, punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, por ndalet në mënyrë të veçantë edhe te transformimi që po pëson kryeqyteti.

Në artikullin me titullin “Ciao mamma, vado in Albania”, autori i kësaj specialeje për Shqipërinë, i ka kushtuar vëmendje të veçantë Tiranës, ku vë në dukje sfidat me të cilat përballet kryeqyteti i 1 milion banorëve, si dhe zgjidhjet që ka ofruar Bashkia e Tiranës, duke bashkëpunuar në mënyrë të veçantë me disa nga qytetet më të zhvilluara italiane, si Firenze apo Verona. Për të gjitha këto, autori thekson se ka plot arsye, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar dhe bërë biznes në Shqipëri, dhe në mënyrë të veçantë në Tiranë.

Revista e përshkruan kështu Tiranën: “Është si të tregosh historinë e arkitekturës italiane në Tiranë (ministritë, Pallati i Kulturës, Muzeu Kombëtar, Akademia e Arteve, Banka Kombëtare, plani i Bosio-s në ’39 deri në master-planin e Stefano Boerit për 2030) të endura me dekorin, teksturën tradicionale shqiptare në ngjyrat e flamurit të shqiponjës së zezë në fushën e kuqe: frymëzuar nga vetë kryeministri Edi Rama, edhe ai vetë një artist”.

L’Espresso shkruan:

Erion Veliaj është 38 vjeç dhe prej dy vitesh e gjysmë është kryebashkiak i Tiranës. Që në 7 të mëngjesit është në lëvizje për të inspektuar ato çfarë nuk shkojnë në qytet, sinjalizime që raportohen nga një aplikacion që e kanë shkarkuar në të gjithë celularët e qytetit (Tirana Ime).

Me një buxhet vjetor prej 100 milionësh, gati sa gjysma e një komune mesatare italiane, duhet të ofrojë shërbime për një kryeqytet prej 980 mijë banorësh, i cili është 5-fishuar që prej rënies së regjimit komunist; vijnë 70 banorë të rinj në ditë, “një injektim i vazhdueshëm me rini dhe talent”.

Për festat, koncertet dhe filmat, është krijuar “Kryebashkiaku i natës”, detyrë të cilën ia ka besuar një saksofonisti me pirsing dhe tattoo.

Veliaj ka qenë edhe Ministër i Punës, “por, kjo është puna më e bukur që mund të kisha shpresuar, për ta ribërë nga fillimi qytetin ku kam shkuar në shkollë, ku kam luajtur me top, ku kam dhënë puthjen e parë. Një sfidë e vazhdueshme, adrenalinë e pastër”.

Një tjetër problem i qyteteve të mëdha, transporti: “Dy muaj më parë isha në Firence, për të studiuar së bashku me kryebashkiakun Dario Nardella, sistemin e tyre të “Bike Sharing”: me 300 ditë në vit me diell, do të bëjmë një revolucion. Me ndihmën fiorentinase do të instalojmë edhe ndriçimin e ri LED në qytet. Funksionon kështu: Një marrëveshje mirëkuptimi mes kryebashkiakëve dhe pastaj futen në veprim ndërmarrjet bashkiake. Për ujin do të punojmë me qytetin e Barit dhe muajin e shkuar ishte këtu Michele Emiliano; bashkë me Izraelin ata janë më të mirët, sepse nuk kanë ujë dhe ia dinë mirë vlerën…”/ KultPlus.com