‘DUR GUR MUR’ e Genc Jakupit shfaqet sonte në ‘Kino Armata’

‘DUR GUR MUR’ me regji të Genc Jakupit do të luhet sot me fillim nga ora 20:00 në Kino Armata.

Kohëzgjatja e shfaqjes është 10 minuta.

Shfaqja do të pasohet me pyetje dhe përgjigje mes publikut dhe regjisorit dhe aktorit kryesor, pas së cilës filmi do të shfaqet edhe tre herë të tjera.

DUR GUR MUR ndjekë një djalë të vogël teksa endet rreth një stacioni treni të braktisur. Duke përdorur një gjuhë kinematografike surreale dhe jolineare, regjisori Genc Jakupi hulumton raportin mes trashëgimisë së errët dhe kujtesës, duke marrë si pikënisje kujtimet e veta të përjetimit të deportimit në Bllacë gjatë luftës së viteve ‘98-99.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës Heritage Space e cila implementohet nga CHwB Kosova.

Çmimet:
Aktori më i mirë – Filma me metrazh të shkurtër: Ersin Muhaxheri / Ficimad 2022

Rreth Genc Jakupit:
Genc Jakupi është një aktor shqiptaro-amerikan. Gjatë viteve të adoleshencës, ai u transferua në New York City nga Prishtina e Kosovës dhe vazhdoi pasionin e tij për aktrimin dhe performancën duke u regjistruar në studion e famshme Herbert Berghof. Ndërsa studionte atje, ai u bë pjesë e ansamblit dhe mori pjesë në shumë shfaqje si “Ora amerikane” e Arthur Miller dhe “Lamtumirë e gjatë” e Tennessee Williams.
Pas qëndrimit në Nju Jork, ai vazhdoi shkollimin për teatër në Londër, duke ndjekur kurse në Lamda. Më pas, nga viti 2016, ai u regjistrua në Paris Ecole Internationale de Théâtre Jacques Lecoqr. Që nga krijimi i saj, shkolla ka arsimuar shumë aktorë të njohur teatri nga e gjithë bota.

Pas përfundimit dhe diplomimit të programit intensiv 2-vjeçar në Lecoq në vitin 2018, Genci më pas u kthye në Kosovë për të luajtur rolin kryesor të Flamurit në filmin artistik Drita, i cili pati premierën e tij në Festivalin e Filmit të Cyrihut. Projekti i tij i radhës e detyroi atë të shkruante dhe drejtonte një film të shkurtër të quajtur DUR GUR MUR i cili tregon një histori të një djali të ri që udhëtonte nëpër një stacion treni. Filmi pati premierën e tij në festivalin e filmit kosovar Dokufest.
Krahas projekteve të sipërpërmendura, Genci ka pasur paraqitje në filma artistikë për Bleed for This, You Won’t Be Alone, krahas Miles Teller dhe Noomi Rapace përkatësisht.

Genci aktualisht jeton dhe punon në Los Angeles. / KultPlus.com