Gerta Miftari, 15-vjeçarja nga Kosova që shkruan dhe ligjëron në Gjermani

Xhemile Hysenaj

Çdo ditë e më shumë shqiptarët po tregojnë suksese nëpër botë, përmes punës së tyre të pandalshme dhe ambicieve të mëdha. Prej tyre është edhe Gerta Miftari, një vajzë shumë e re e cila ka fokusuar ambiciet e saj në fushën e letërisë, ku ndër të tjera është edhe mësuese e gjuhës gjermane, shkruan KultPlus.

Në një intervistë për KultPlus, Gerta ka shpalosur më shumë rreth aktiviteteve si mësuese, raportit të saj me familjen dhe shkollën si dhe rreth romanit të saj.

Gerta ishte vetëm 12 vjeç kur nisi rrugëtimin e saj si mësuese e gjuhës gjermane për të rritur analfabetë, punë kjo që Gerta tregon se e bën me shumë qef. ‘Ndihem shumë mirë dhe shumë krenare që kam mundësi të ndihmoj të tjerët’, potencoi ajo për KultPlus.

Gerta, së bashku me tetë nxënës dhe ish nxënës tjerë të gjimnazit, çdo të shtunë paradite angazhohet në mësimdhënie, gjegjësisht jep tri orë mësim të gjuhës gjermane.

Duke parë ndikimin e madh negativ që teknologjia ka tek moshatarët e saj, Gerta është inspiruar të shkruaj romanin e saj të parë, pasiqë fakti që leximi ka rënë dukshëm, për Gretën është mjaft shqetësues.

‘Gjatë studimeve në gjimnaz dhe punës time si mësuese, më lindi dëshira të shkruaj këtë roman i cili u përfundua për një kohë prej 13 muajsh. Libri ka disa mesazhe për lexuesin dhe mesazhi kryesor që kam dashur të përçoj është të ngritet vetdijësimi për vlerën e librit’, deklaron ajo për KultPlus.

‘Coldhearted Mafia Boss’, trajton një temë sociale, ku fokusi është te marrëdhëniet brenda një familjeje. Një martesë e dhunshme protagoniste e së cilës është një grua nga Kosova, martesë kjo që bëhet pa dëshirën e gruas duke u përcjellur kështu nga një fat jo i mirë.

‘Kam dashur të trajtoj temën e familjes, në mënyrqë të tregoj rëndësinë që dashuria brenda familjes duhet ta ketë. Duke ndihmuar kështu lexuesin që të njoh më mirë të mirën dhe të keqen dhe të reflektoj në ruajtjen e vlerave familjare’, shprehet Gerta.

Gerta është një vajzë që edhe pse lindur e rritur në Gjermani, dashurinë për Kosovën e ka të madhe. Me një nostalgji të madhe për Kosovën, ajo ka vendosur që ta përfshijë edhe në librin e saj. ‘E dua shumë Kosovën, prandaj kam vendosur që në librin tim personazhet të jenë nga po ky vend. Një pjesë e zemres sime gjithmonë është me Kosovën’, shprehet ajo për KultPlus.

Të shkruash e të botosh, kurrë nuk është e lehtë, pasiqë kërkohet mund dhe punë e madhe. Nuk ka qenë e lehtë as për Gretën, mirëpo ajo tregon se rrjeti social Wattpad, që përdoret vetëm për libra elektronik, i ka ndihmuar shumë. Sipas Gretës, libri i saj së pari është lexuar shumë në Wattpad ku pastaj ka vendosur që ta botojë edhe si libër fizik.

Në librin e saj, Gerta trajton fatin tragjik të një gruaje që është martuar pa vullnetin e saj. Duke bërë kështu që përmes saj Gerta të shpalosë prirjet e saj feministe, që edhe pse është në moshë të re, ato janë për t’u admiruar. ‘Gruaja për mua është sinonim i të mirës, i rezistencës, i forcës dhe sakrificës. Ajo nuk duhet të heshtë së kërkuari lirinë dhe të drejtat që i takojnë’’, deklaron Gerta për KultPlus.

Ambiciet e Gertës janë parë qysh në moshë të re, ajo ka treguar qysh moti se është prej vajzave që premton shumë për një të ardhme të suksseshme.

Gerta për KultPlus tregoi se se shkrimin e ka një pasion që do ta ndjek gjithmonë dhe përveç fiksionit ajo pretendon të shkruaj edhe studime shkencore në të ardhmen . / KultPlus.com

15-vjeçarja nga Kosova botoi romanin e saj të parë në Gjermani

Nxënësja 15-vjeçare nga Landau ka shkruar një roman prej 336 faqesh, i cili është botuar më në fund, në fillim të janarit të këtij viti. Romani titullohet “Coldhearted Mafia Boss” që përkthyer në shqip i bie ‘Bosi pandjenja i mafias’, transmeton KultPlus.

Gerta Miftari është një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin e qytetit gjerman, Landau. 15-vjeçarja me prejardhje kosovare, është shumë punëtore ambicioze dhe e angazhuar. Ajo është gjithashtu shumë e lidhur me Kosovën, nga vijnë prindërit e saj, shkruan “Landauer Zeitung”.

Përveç notave të mira në shkollë, Gerta tani ka botuar librin e saj të parë, të cilin e prezanton në bisedë me gazetën në fjalë. E veçanta për këtë libër është se ai është shkruar në anglisht dhe se nuk mbaron siç do të dëshironin lexuesit.

Në libër bëhet fjalë për një grua që, ashtu si Gerta, ka rrënjë kosovare. Protagonistja është rritur në Amerikë dhe është detyruar të martohej nga prindërit e saj me një shef të pasur të një kompanie…

E pyetur nga gazeta se për çfarë bën fjalë libri, Gerta thotë se aty “bëhet fjalë për një vajzë, e cila është martuar me dhunë me një burrë, i cili është shef mafioz. Kjo gjë zbulohet shpejt kur ta lexoni librin. Pas martesës, dashuria në të vërtetë lind nga detyrimi. Pra, martesa e detyruar nuk është problemi më i madh që ka personazhi kryesor, por gënjeshtrat që ajo do të përjetojë në jetën e saj. Në rrethana të tilla ajo mëson shumë për veten e saj”, përcjell KultPlus.

Gerta ka porositur një kuti me dhjetë kopje të librit t`ia dërgojnë në shtëpi. “Për miqtë dhe familjen time”, thotë Gerta Miftari. Duhet të kemi parasysh se nxënësja 15-vjeçare nga Landau ka shkruar një roman prej 336 faqesh, i cili është botuar më në fund, në fillim të janarit të këtij viti. 0

“Ende nuk mund ta besoj. Është diçka e mahnitshme të jem në gjendje ta mbaj librin në duart e mia”, thotë Gerta.

Për shkak se libri në të vërtetë ka përfunduar para më shumë se gjysmë viti, fillimisht Gerta e pati publikuar atë në formë digjitale në platformën online Wattpad. Megjithatë, për një kohë të gjatë, ajo nuk kishte mundur të gjente një botues që dëshironte ta shtypte dhe shpërndante librin, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre i kanë shkruar asaj, ndërsa shumica nuk i janë përgjigjur fare, thotë Gerta.

Heyne-Verlag gjithashtu kishte hedhur poshtë librin e saj, por të paktën i kishte dhënë asaj sugjerimin që ta “vetë-botonte” në platformën vetë-botuese Tëentysix. Dhe kjo doli me sukses: Që nga 7 janari, libri është prezantuar në faqen e internetit të botuesit, ku mund të porositet si libër i shtypur ose të shkarkohet si një libër elektronik. /albinfo/ KultPlus.com

14-vjeçarja shqiptare, shkruan roman kriminalistik prej 400 faqesh në anglisht

Ajo është vetëm 14-vjeç por ka mundur të shkruajë një roman kriminalistik. Fjalën e kemi për shqiptaren Gerta Miftari e cila ka shkruar librin kriminalistik “Coldhearted Mafia Boss” prej 400 faqesh, i cili përmban 90-mijë fjalë.

Sipas albinfo.ch. në pamje të parë Gerta Miftari duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj, por, kjo nxënëse megjithatë ndryshon nga shokët dhe shoqet e klasës pasi ka një dhunti të madhe për të lexuar.

“Unë lexoj shumë. Duke lexuar ndodh edhe të zemërohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Për këtë arsye unë shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua. Ndërsa fantazia për një gjë ushqehet përmes leximit”, shprehet ajo.

Subjekti i romanit:

Me pak fjalë, subjekti i romanit është ky: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare, vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë.

Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të…