Ndërthurje zhanresh, Geasy e Kresha bashkë me Inva Mulën prezantojnë projektin “Jem njo” (VIDEO)

Këngëtarët e njohur Ghetto Geasy dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat së bashku për të kurorëzuar bashkëpunimin e tyre të parë së bashku me ikonën e muzikës, Inva Mula, shkruan KultPlus.

Kënga me titull “Jem njo” është publikuar sot në orën 18:00.

Teksti është shkruar nga reperët Geasy dhe Kresha.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun më poshtë:

Kënga ka arritur më shumë se 30 mijë klikime tri orë pas lansimit. /KultPlus.com

Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman pjesë e ‘Sunny Hill Festival 2022’

Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman do të performojnë në Sunny Hill Festival 2022, shkruan KultPlus.

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit Sunny Hill në Instagram e Facebook.

Sunny Hill Festival do të zë vend në data nga 4 deri më 7 gusht 2022.

Të tjerë artistë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe Kida, DJ Regard, Burak, Mahmood, Elvana, Diplo, AJ Traceymm e Skepta. /KultPlus.com