75 vjetori i themelimit të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” shënohet me koncert dedikim për kompozitorin Mark Kaçinarin

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” shënon 75 vjetorin e themelimit, dhe ky përvjetor do të shënohet me një tribunë muzikologjike dhe koncert, të dy ngjarjet me dedikim për kompozitorin Mark Kaçinarin, me rastin e 90-të vjetorit të lindjes, shkruan KultPlus. 

Tribuna muzikologjike do të mbahet më 29 maj, prej orës 12:00 në sallën e koncerteve në Prenk Jakova, kurse koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotektës Universitare, po më 29 maj, me fillim në ora 18:00./ KultPlus.com