‘Art në maskë’, nxënësit e gjimnazit ‘Xhavit Ahmeti’ realizojnë ekspozitë të veçantë

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka realizuar së fundmi një ekspozitë interesante, që lidhet me temën më aktuale në të gjithë botën, pikërisht pandemia dhe maskat, shkruan KultPlus.

Profesoresha e artit, Magbule Xhemaili, tregon se maskat po ndikonin në lodhje më të madhe sikurse te nxënësit ashtu edhe te profesorët, e madje ato ishin edhe irrituese gjatë procesit mësimor.

Pastaj, përmes një ideje që lindi papritur, nxënësit morën detyrën që t’i përdornin maskat si hapësirë pune, për të shprehur ide, mendim, ndjenjë, emocion.

Me temë të lirë dhe teknikë të çfarëdoshme, nxënësit filluan punën e tyre, duke vendosur tekste, thënie apo edhe ndonjë revoltë, kjo do të ndikonte gjithashtu edhe në ruajtjen e ambientit.

Të gjithë maskat që u mbuluan nga arti, u qepen mes vete dhe kështu forman një terësi maskash, të cilat tanimë janë të ekspozuara në gjimanzin “Xhavit Ahmeti”. /KultPlus.com

Gjenerata e parë e maturantëve të Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ (FOTO)

Gjimnazi “Sami Frashëri” është një ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Prishtinë që sot e mban emrin e rilindësit të njohur Sami Frashëri, shkruan KultPlus.

Edhe pse kjo shkollë nuk e ka mbajtur këtë emër në periudha të ndryshme, identifikohet si Gjimnazi “Sami Frashëri” sepse me këtë emër kjo shkollë ka marrë fizionominë e një institucioni me karakter të vërtetë të arsimit kombëtar dhe edukativo-kulturor.

Ky gjimnaz ndër vite ka pritur dhe përcjellë shumë gjenerata, të cilët ditët e fundit si maturantë i kanë përjetuar brenda këtij objekti. KultPlus sot ju sjellë një fotografi të gjeneratës së parë të maturantëve, e cila është postuar në grupin, Albanian Vintage. Kjo fotografi e zbuluar nga Flaka Surroi, i përket vitit 1949.

Kjo gjeneratë përfshinë shumë emra të njohur të kohës ndërsa disa nga emrat e identifikuar në këtë fotografi janë: Rexhai Surroi, Bashkim Fehmiu, Riza Çavolli, Afrim Vokshi, Tana Ahmedi, Karolina Frana, Marash Berisha, Xhevdet Basha, Masar Shporta, Zekirja Rexha, Zeqir Bajrami, Shefqet Veliu, Sait Islami, Sali Kolgeci, Nexhip Habipaj, Fetah Cavdarbasha, Veton Gjinaj, Xhevat Gjikolli, Hilmi Agani./ KultPlus.com