Skënderbeu në shumë gjuhë të botës

Pas botimit të parë të veprës për Gjergj Kastriotin, më 1480 e më pas të botimit të Marin Barletit i cili u përkthye në shumë gjuhë të botës. Autorë, kronist e historian në veprat e tyre e kanë ndarë hapësirën edhe për figurën më madhore të historisë së kombit tonë arbëror evropian, kryeheroit e kryezotit Gjergj Kastriotin.

Për të, jetën dhe veprën e tij janë shkruar shumë vepra nga të gjithë popujt e Evropës e madje edhe të botës, me anë të kësaj mund të themi se duke shkruar për Gjergjin e Madh, u shkrua edhe për Arbërinë dhe epokën e saj të artë në historinë e Arbërisë. Poashtu duke shkruar për Gjergj Kastriotin u njoh emri i Arbërisë dhe interesimi për ta edhe më shumë si për nga udhëpërshkruesit, poetët, historianit, gjeografët, arkeologët ,shkrimtarët e kronistët etj.

Edhe kjo vepër në gjuhën spanjolle e botuar në vitin 1547 e cila është në fakt një përkthim nga latinishtja e veprës së Pal Jovit e përmend në disa kapituj kryeheroin tonë arbëror dhe të bëmat e tij sikur mund të shihet në një nga kapitujt që zgjodha për ta prezantuar këtu.

Nga kjo shihet se jo vetëm që figura e Gjergj Kastriotit ka bërë shumë dritë në botë me të cilën janë marrë shume krijues të popujve për ta paraqitur atë sipas veprave dhe mrekullive e jetës së tij fisnike, të virtytshme e plotë lavdi. / Nga Gjon Keka / KultPlus.com