Gjon’s Tears më 28 tetor publikon këngën e tij më të re (VIDEO)

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën në edicionin e sivjetëm të Eurovision-it, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, së fundmi ka bërë të ditur se një këngë e tij është shumë afër publikimit, shkruan KultPlus.

Ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se është shumë i emocionuar për të ndarë këngën me publikun më 28 tetor. Ndërsa, me këtë rast ai ka shpërndarë edhe një sekuencë të saj në rrjetin soical “TikTok”.

Më poshtë gjeni sekuencën e shpërndarë. / KultPlus.com

Gjon’s Tears nesër me koncert në Suharekë: Sa herë vij këtu, akoma më shumë më pëlqen

Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin artistik ‘Gjon’s Tears’, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në “Eurovision 2021”,  duke arritur të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u pozicionua i treti, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, së fundmi, këngëtari i talentuar do të mbajë një koncert në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë. Këtë e ka bërë të ditur  kryetari i Komunës së Therandës (Suharekës), Bali Muharremaj.

Nëpërmjet një videoje, kryetari Muharremaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen gjithsej dy koncerteve që i dedikohen diasporës dhe jo vetëm (2 dhe 3 gusht). E në koncertin e dytë që do mbahet më 3 gusht, i ftuar është këngëtari Muharremaj.

Këngëtari Muharremaj është shprehur tejet i lumtur që është rikthyer përsëri në Suharekë, e që sipas tij, sa herë që vjen këtu, vendi po e tërheq akoma edhe më shumë

“Do të kënaqemi shumë tek sheshi në Suharekë. Më vjen shumë qejf dhe kënaqësi të madhe që po më bie të këndoj përsëri në Suharekë, që është vendi që më pëlqen dhe sa herë që po shkoj, akoma më shumë po më pëlqen”, ka thënë ai.

Gjon’s Tears do të performojë në Suharekë më 3 gusht. / KultPlus.com

Shqiptari Gjon’s Tears fiton çmimin ‘Best Swiss Act’ në “MTV Awards” (VIDEO)

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë, me ç’rast “MTV EMA” ka ndarë çmimet për artistët më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian, ku këngëtari shqiptar Gjon’s Tears ka fituar çmimin ‘Best Swiss Act’, shkruan KultPlus.

Për shtetin e Zvicrës ishin të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj.

Njëra ndër prezantueset në MTV është edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, në këtë mbrëmje ku bëhet ndarja e një numri të madh të çmimesh me emra të njohur të skenës evropiane dhe atyre botërore.

Ndërkohë, kujtojmë se artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop”, është kategoria në të cilën Lipa është e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.

Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar. / KultPlus.com