“Eja të shkojmë në Prishtinë” (VIDEO)

Që nga viti 1980, grupi “Gjurmët”, janë ata të cilët kanë sjellë hite që vështirë të harrohen, shkruan KultPlus.

Ky grup me vokalist Migjen Kelmendin mbahen mend për tekstet e fuqishme që tash vijnë shpesh në disa remake nga këngëtarët e rinj, por asnjëherë nuk tingëllojnë ashtu siç i sillnin “Gjurmët”.
Sot po e kujtojmë këngën “Në Prishtinë”, një këngë e këndshme e që sjellë shumë nostalgji.

Në Prishtinë
njerëzit shkojnë e vijnë
me autobus me makinë
të gjithë takohen në Prishtinë
ndërtojnë shtëpinë kërkojnë lumturinë
bëjnë një tufë fëmijë diku në periferi
çfarëdo që mbjell aty mbin

Në Prishtinë në Prishtinë
prandaj eja te shkojmë në Prishtinë
me çika të mira t’rrimë
o eja të shkojmë në Prishtinë
në çajtore çaj të pimë
ta marrim dhe çiftelinë
t’ia themi për dashurinë
o eja të shkojmë në Prishtinë
me çika të mira t’rrijmë
o eja të shkojmë në Prishtinë
në çajtore çaj të pimë
ditë për ditë, mot për mot
xhepat zbrazët zemren plot…

Legjendat e muzikës shqiptare, sonte në Zanzi Jazz Bar

Zanzi Jazz Bar në Prishtinë po vjen me një koncept të ri dhe tejet tërheqës që ju kushtohet artistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha trojeve, shkruan KultPlus.

Kështu, çdo të shtunë, duke filluar nga sonte, do të mbahet tributë për bendet që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e skenës së muzikës moderne shqiptare.

Seti i parë i këtij projekti, i cili mbahet sonte, ju kushtohet legjendave të muzikës shqiptare si: Gjurmët, Telex, Muharrem Qena, Minatori, Jericho etj.

“Ky është një koncept i ri i Zanzit që i kushtohet të gjithë artistëve më të mirë shqiptarë. Çdo të shtunë bëjmë tributë për bendet që kanë lënë histori në skenën e muzikës. Çdo javë janë të përzgjedhur të ndryshëm. Kështu të gjithë artistët më të mirë të të gjitha kohërave do të jenë pjesë e këtij projekti”, ka treguar organizatori Nesim Maxhuni për KultPlus.

Gjithçka do të vijë e sjellë mrekullisht sonte nga ora 22:30 në Zanzi Jazz Bar në Prishtinë, nga instrumentistët: Lis Asllanaj, Art Lokaj, Fatjon Miftari dhe Nesim Maxhuni. / KultPlus.com