Kineasti i ri Gledis Bica refuzohet nga QKK, por mbështetet nga festivali i Sarajevës

Kineasti i ri shqiptar hedh hapin e parë të rëndësishëm për filmin artistik me metrazh  të gjatë.

Skenari i  Gledis Bicës, i refuzuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë shqiptare, miratohet  për  t’u zhvilluar në  Festivalin e  Sarajevës.

“Për mua ishte një surprizë dhe zakonisht jam mësuar me këtë ndjesi, por ishte një surprizë e këndshme përzgjedhja e skenarit. Do të jetë një mundësi e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të skenarit pasi mund të lidh kontakte dhe me producentë të ndryshëm.” është shprehur Bica.

Filmi i artistit shqiptar “ Mes qiellit dhe tokës”  është përzgjedhur si një nga projektet ka në qendër marrëdhëniet  babe e  bir, ndërthurur  me korrupsionin ne vend dhe emigracionin.

“Është një histori e inspiruar nga ngjarjet që më kanë ndodhur mua, unë nuk është se kam emigruar. Në qendër është Astriti i cili për shkak të kushteve që i ofroi vendi dhe u detyruar që të emigroi që jetonte me babain e tij i cili ishte mësuar të jetonte me korrupsionin shqiptar, Kur të shikoj draftin e fundit do të shikoj se ngjaj unë në të vërtetë me personazhin kryesor”, ka thënë ai.

Endërra  e  Gledis Bices i cili prej 6 vitesh realizon festivalin  ndërkombëtar të filmit me metrazh te shkurtër, për artistët e rinj është realizimin e filmit  ” Mes qiellit dhe tokës” dhe shfaqja e tij për publikun shqiptar./abcnews.al / KultPlus.com